Tag: Lojrat Olimpike

  • SHBA-ja përfundon e para në tabelën e medaljeve në “Tokio 2020”

    SHBA-ja përfundon e para në tabelën e medaljeve në “Tokio 2020”

    Ekipi olimpik i SHBA-së ka përfunduar në vend të parë në tabelën e medaljeve në Lojërat Olimpike “Tokio 2020”.

    Amerikanët kanë fituar në Tokio, 39 medalje të arta, 41 të argjendta e 33 të bronzta. Në total fituan 113 medalje.

    Kina doli e dyta në renditje, me 38 medalje të arta, 32 të argjendta e 18 të bronzta, në total 88 medalja.

    Vendi i tretë i ka takuar nikoqirit Japonisë. Japonia në total fitoi 58 medalje, prej tyre 27 të arta, 14 të argjendta e 17 të bronzta.

    Britania e Madhe ka përfunduar në vend të katërt me një total prej 65 medaljeve, prej tyre 22 të arta, 21 të argjendta e 22 të bronzta. Për Britaninë është olimpiada e dytë më e suksesshme, pas “Rio 2016”, ku kishte fituar 67 medalje.

  • Lufta për të Artën, Distria Krasniqi pas pak në finale kundër japonezes, Funa Tonaki

    Lufta për të Artën, Distria Krasniqi pas pak në finale kundër japonezes, Funa Tonaki

    Distria Krasniqi i ka siguruar medalje Olimpike Kosovës në “Tokio 2020”. Ajo tani do të kërkojë të artën në finale kundër japonezes Tonaki, luftë që bëhet e ditur se nis në oren 11:25, por mund të ketë pak minuta vonesë, për shkak të përballjeve të tjera.

    Distria Krasniqi i ka siguruar medalje olimpike Kosovës në Lojërat Olimpike Tokio 2020.

    Xhudistja jonë mundi Urantsetseg Munkhat të Mongolisë, për të kaluar në finalen e madhe.

    Me kualifikimin në finale, ajo siguroi medalje Olimpike tashmë, derisa tani do të synojë të Artën.

    Për të Artën në finale, Krasniqi do të luftojë me vendasen, Funa Tonaki, luftë që do të nisë nga ora 11:25.

    Ndërkohë lidur me kohën e zhvillimit të finales ka njoftuar edhe Komiteti Olimpik i Kosovës, duke treguar se finalja do të zhvillohet brenda pak minutash.