Tag: Lufta në Kosovë

  • 24 vjet nga rënia heroike e Jasharëve


    Sot bëhen 24 vjet nga rënia heroike e familjes Jashari në Prekaz.

    Në natën e 4 e 5 marsit të vitit 1998, Prekazi u rrethua nga forca të shumta ushtarake dhe policore serbe. Më 5 mars fillon sulmi ndaj tyre e që zgjatë deri më 7 mars nga ku vetëm një e mbijetuar del nga ajo masakër.

    55 njerëz mbetën të vrarë në Prekaz ato ditë, 22 prej të cilëve nga familja e ngushtë e komandantit Adem Jashari, ndërsa mes datave 5-6 mbijeton djali i Rifat Jasharit, Bashkimi, e sulmit deri në fund arrin t’i shpëtojë vetëm Besarta, vajza e Hamëz Jasharit.

    Me rënien e Adem Jasharit, familjes së tij dhe Jasharëve të tjerë, Kosova mundi frikën me çka i hapi shtigjet e lirisë. Jo rastësisht , në Prekaz, në lagjen e Jasharëve është ngritur monumenti më i madh i luftës për liri, pavarësi e demokraci, e pikërisht në këto tri ditë vëmendja e kombit shqiptar kthehet nga Prekazi.

    Në nder të rënies heroike të Adem Jasharit dhe familjes së tij, si çdo vit edhe sot organizohen aktivitete, nisur nga ceremonia në FSK dhe bëhen homazhe në Prekaz.

    “Koha Ditore” ruan në arkivin e saj fotografi që fotoreporteri Alban Bujari i ka shkrepur në atë kohë – nga periudha e nisjes së luftimeve mes forcave serbe dhe luftëtarëve të UÇK-së, pamje të kufomave të djegura, deri te varrosja e viktimave.

  • Rrëfime, si u masakruan fshatrat kufitare të Kukësit nga serbët

    Rrëfime, si u masakruan fshatrat kufitare të Kukësit nga serbët

    Është një nga ato raste, gjurmët e së cilës nuk i ka fshirë as koha.

    Gjithë katundet e krahinës e Lumës ishin nën pushtim nga serbët në vitin 1912 por Tërthorja, kjo komunë nga më interesantet në Kukës u shfaros e gjithë.

    Në vitet ‘70 gjatë gërmimeve për ujësjellësin e katundit, punëtorët arritën të zbulonin gropa të tëra ku preheshin trupat e banorëve të masakruar nga serbët: fëmijë, gra e burra të veshur siç kanë qenë në momentin e ekzekutimit.

    Genocid i përmasave të mëdha. Gjithë fshatrat u dogjën. Tërthorja shtrihet sot, në dy anët e kufirit. Në Kosovë, ndodhen 6-të fshatra. Në Shqipëri katër.

    Shiheni episodin e plotë më 

  • Ekskluzive: Pamje dramatike nga beteja e Patshtrikut, ku ra Mujë Krasniqi dhe 41 ushtarë të tjerë

    Ekskluzive: Pamje dramatike nga beteja e Patshtrikut, ku ra Mujë Krasniqi dhe 41 ushtarë të tjerë

    Sot bëhen 22 vjet nga rënia heroike e komandantit të Brigadës 113 të Zonës Operative të Drenicës, Mujë Krasniqi – Kapuçi dhe 41 bashkëluftëtarëve të tij, në kufirin shqiptaro-shqiptar.

    Beteja e famshme e Pashtrikut, afër kufirit mes Kosovës dhe Shqipërisë u bë më 14 dhjetor të vitit 1998 ku u vra komandant Mujë Krasniqi dhe 41 ushtarët e tij derisa po sillnin armë për në Kosovë.

    Ata kishin rënë në pritën e organizuar nga ushtria dhe policia e armikut, në vendin e quajtur “Te Likenet e Hasit” në Gorozhup të Pashtrikut.

    Gjatë luftimeve të pabarabarta të zhvilluara në borën e dhjetorit, veç dëshmorëve të rënë, u plagosën edhe dhjetëra luftëtarë, ndërsa disa luftëtarë u zunë rob lufte, por pas një aksioni të zhvilluar nga luftëtarët e UÇK-së 8 ushtarë të ushtrisë serbe ishin kapur nga luftëtarët e UÇK-së dhe me ndërmjetësimin e OSBE-së u bë këmbimi i ushtarëve të të dyja palëve.

    Në pamjet e asaj kohe që ka siguruar Magazina.al, e që ishin xhiruar nga ushtarët e UÇK-së, shihen trupat e dëshmorëve që kishin marrë pjesë në këtë betejë.

    https://video.gjirafa.com/embed/ekskluzive-pamje-dramatike-nga-lufta-e-pashtrikut-ja-se-si-u-vrane-muje-krasniqi-me-41-ushtare?autoplay=true&c=1&am=true