Tag: Lufta në Ukrainë

  • Zelensky lajmërohet i shqetësuar

    Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka thënë se 17 rajone në të gjithë vendin po përballen me një situatë të vështirë lidhur me furnizimin me energji elektrike.

    Zelensky u shpreh se situata më e vështirë është në rajonet e Kievit, Odesës dhe Vinnytsias, shkruan Sky News.

    Sulmet e vazhdueshme të Rusisë ndaj sistemit energjetik të Ukrainës kanë lënë miliona banorë pa energji, duke ngritur shqetësime me afrimin e dimrit.

    Tutje, Zelensky tha se stafi po punon gjatë gjithë kohës për të rivendosur furnizimet me energji elektrike dhe për të zvogëluar numrin e mbylljeve emergjente me të cilat po përballen shumë banorë.

  • Gjenerali ukrainas që parashikoi saktë datën e fillimit të agresionit rus: Kundër Putinit po përgatitet puç

    Kreu i shërbimit të inteligjencës ushtarake ukrainase thotë se lufta me Rusinë “po shkon aq mirë sa do të arrijë një pikë kthese nga mesi i gushtit dhe do të përfundojë deri në fund të vitit.

    Ky është deri me tani parashikimi më i saktë dhe më optimist i një zyrtari të lartë ukrainas.

    Në një intervistë për Sky News, gjeneralmajor Kirilo Budanov tha gjithashtu se “një grusht shteti tashmë është duke u zhvilluar në Rusi për të rrëzuar Vladimir Putin dhe se lideri rus është i sëmurë rëndë nga kanceri”.

    Budanov parashikoi saktësisht se kur do të ndodhte pushtimi rus, ndërsa të tjerët në qeverinë e tij ishin skeptikë, raporton Sky News.

    “Pika e kthesës do të jetë në pjesën e dytë të gushtit. Shumica e luftimeve aktive do të përfundojnë deri në fund të këtij viti. Si rezultat, ne do të rivendosim fuqinë ukrainase në të gjitha territoret tona të humbura, duke përfshirë Donbasin dhe Krimenë,” ai tha.

    Siç tha ai, taktikat ruse nuk kanë ndryshuar dhe Rusia po pëson humbje të mëdha. Ai tha se nuk ishte i befasuar nga dështimet e Rusisë në luftë.

    “Ne dimë gjithçka për armikun tonë. Ne dimë për planet e tyre në momentin që i bëjnë ato. Evropa e sheh Rusinë si një kërcënim të madh. Ata kanë frikë nga agresioni i saj. Ne kemi luftuar Rusinë për tetë vjet dhe mund të themi se historia e një ushtrie të fuqishme ruse është një mit. Thjeshtë janë një turmë e armatosur njerëzish”, përfundoi ai.

  • Del raporti i fundit, kaq ka shkuar numri i ushtarëve rusë të vrarë në Ukrainë

    Qeveria e Ukrainës ka publikuar raportin e saj të fundit sa i përket humbjeve të ushtrisë ruse që nga fillimi i luftës në Ukrainë.

    Në listën e tyre të dëmeve të shkaktuara drejt ushtrisë ruse, autoritetet e Ukrainës theksuan se deri më tani janë vrarë rreth 21.900 ushtarë rusë, janë shkatërruar 154 helikopterë rusë, 181 aeroplanë dhe 2258 mjete të tjera të luftës.

    Nga llogaritjet e tyre, qeveria tha se ushtarët ukrianas kanë shkatërruar 884 tanke ruse , 69 sisteme lufarake kundër-ajrore dhe 8 anije luftarake që i përkisnin trupave ruse.

  • Ushtari rus filmon veten duke përdhunuar foshnjën ukrainase dhe ja dërgon videon shokëve

    Ushtari rus filmon veten duke përdhunuar foshnjën ukrainase dhe ja dërgon videon shokëve


    Volodymyr Zelensky ka akuzuar trupat ruse për kryerjen e qindra përdhunimeve, duke përfshirë sulme seksuale edhe ndaj fëmijëve të vegjël.

    Banda e Putinit ka qenë e lidhur me një varg mizorish të tmerrshme në të gjithë Ukrainën, duke përfshirë përdhunimin brutal dhe vrasjen e grave dhe fëmijëve, shpesh përpara anëtarëve të familjes së tyre. Moska i ka mohuar pretendimet.

    Sipas mediave të huaja mësohet se një ushtar rus është arrestuar pasi dyshohet se ka regjistruar veten duke abuzuar me një foshnjë ukrainase.

    Teksa ishte duke biseduar me ligjvënësit lituanez, Volodymyr Zelensky ka thënë se: Në zonat e çliruara nga pushtuesit, regjistrimi dhe hetimi i krimeve të luftës të kryera nga Rusia vazhdon. Varreza të reja masive gjenden pothuajse çdo ditë. Dëshmitë janë duke u mbledhur. Mijëra e mijëra viktima. Qindra raste torture. Trupat vazhdojnë të gjenden në kanale dhe bodrume.

    Janë regjistruar qindra raste të përdhunimeve, përfshirë ato të vajzave të reja dhe fëmijëve shumë të vegjël. Edhe për një fëmijë!’

    Presidenti i Lituanisë Gitanas Nauseda u përgjigj duke thënë: “Është thjesht e pamundur të imagjinohet një tmerr i tillë”, tha ai.

  • SHBA ia bën “dhuratë” dronat “kamikazë” ushtrisë ukrainase


    Shtetet e Bashkuar të Amerikës i kanë dërguar 100 dronët me çelës ushtrisë ukrainase dhe “ata do të hyjnë shpejt në Ukrainë”, tha një zyrtar i Departamentit të Mbrojtjes.

    “Ne jemi në diskutime me ukrainasit për përdorimet e ardhshme të dronëve me çelës dhe sigurisht që do ta mbajmë të hapur këtë opsion në vijim”, tha sekretari i shtypit i Pentagonit, John Kirby.

    Dronët e vegjël, të lëvizshëm, të ashtuquajtur kamikaze mbajnë koka luftarake dhe shpërthejnë në momentin e përplasjes. Modeli më i vogël mund të godasë një objektiv deri në dhjetë kilometra larg, sipas një kompanie që prodhon dronët.

    https://www.youtube.com/watch?v=f-N0gmVN5K8

    Kirby tha gjithashtu se SHBA ka trajnuar “një numër shumë të vogël ushtarësh ukrainas që ishin tashmë në Shtetet e Bashkuara dhe përpara se të ktheheshin në Ukrainë për të trajnuar të tjerët.

    Ai tha gjithashtu se SHBA-ja do të “shikonte mundësi të tjera të përshtatshme nëse do të ishte e nevojshme për të ofruar më shumë trajnime mbi dronët nëse është e nevojshme”.

    Ndryshe, Zelensky vazhdimisht ka kërkuar më shumë armatim dhe së fundi Çekia ka dërguar disa tanke drejt Ukrainës.

  • Njësia 51460, “kasapët” që akuzohen për masakrën që tronditi botën në Bucha

    Ndoshta në dekadat e ardhme, qyteza e Bucha-s, rreth 15 minuta nga kryeqyteti ukrainas Kiev, do të kujtohet ende në memorien e opinionit ndërkombëtar. Në këtë qytezë anonime, që shërben më së shumti si “hotel” për punëtorë të shumtë që punojnë në Kiev dhe nuk përballojnë dot qiratë e kryeqytetit, ditët e fundit të marsit është kryer ajo që po merr dimensioni e një prej krimeve më brutale nga Lufta e Dytë Botërore në territorin europian.

    Si në Srebrenicë, si në Reçak, si në teatrin Bataclan, Bucha do të jetë një nga emrat që do të mbetet si simbol i tragjedisë së luftës dhe i zhvlerësimit të njeriut në ketë lloj situate.

    Varre masive me qindra civilë, përballë kishës ku ata zakonisht luteshin, kufoma në çdo cep, në çdo rrugicë, shpesh herë me duart e lidhura dhe një plumb pas shpine, pasojë e një ekzekutimi me gjak të ftohtë.

    “Një skenë filmi horror”, dëshmojnë gazetarët e parë që u dërguan në Kucha, pas tërheqjes së trupave ruse. Por kush janë autorët e kësaj masakre, që po shtyn vendet perëndimor edhe SHBA të cilësojnë Vladimir Putin si kriminel lufte?

    Sipas disa grupeve aktivistësh në terren, të bazuar a në dëshmitë e të mbijetuarve por edhe në pamjet satelitore, me shumë gjasa lideri i “kasapëve” mund të jetë koloneli Omurekov Azatbek Asanbekovich, që drejton njësinë 51460, pjesë e brigadës së 64-t të artilerisë së motorizuar.

    Një njësi që vjen nga larg, nga skajet më të largëta ruse, në atë Siberinë aziatike ku panorama është po e njëjtë dhe asgjë nuk ndodh dhe do të ndodhë ndonjëherë.

    Sipas burimeve, njësia 51460 vinte nga fshati Knyaze-Volkonskoye, në territorin e Çabarovskit, sipër Koresë së Veriut.

    Dhe pamjet e para që qarkullojnë në rrjet të kësaj njësie, tregon pikërisht të rinj me karakteristikat fizike të atyre zonave, teksa valëvisin flamurin e republikës ruse të Sahasë (ose Jakutia), një territor i stërmadh që kronikat ndërkombëtare njohin më së shumti për të ftohtin e madh dhe për fildishin e mamutëve prehistorikë që zbulohet herë pas here nga shkrirja e permafrostit.

    Duket e pabesueshme që në ato fytyra të qeshura mund të kenë kryer vrasje, përdhunime dhe ekzekutime brutale grash, të moshuarish dhe fëmijësh, por të dhënat tregojnë pikërisht për praninë e kësaj njësie në Bucha. Emrat e tyre po shpërndahen në rrjet nga aktivistët dhe nuk do të kalojë shumë kohë para se ata të përballen me akuzën e krimeve të luftës.

    Ndoshta, është thjesht një rastësi, por nuk mund të mos rrëqethë koincidenca, e hulumtuar nga A2 CNN, që fshati Knyaze-Volkonskoye, ku zakonisht rri njësia, është kryesisht i njohur në mediat ruse për një ushtarë i asaj kazerme, Artyom Grabovoi, i njohur si maniaku i Knyaze-Volkonskoye dhe i akuzuar për përdhunimin dhe vrasjen me metoda brutale të disa grave në vitin 2014./A2CNN

  • Srebrenica e re, Ukraina publikon pamje nga ekzekutimi i civilëve (VIDEO)

    Autoritetet e mbrojtjes së Ukrainës kanë raportuar për civilë të ekzekututuar në qytetin e Bucha-së.

    Autoritetet në fjalë përmes një njoftimi në Tëitter kanë thënë se ky qytet ka qenë për disa javë në duar të kafshëve teksa kanë thënë se kjo që ka ndodhur në qytetin e tyre është një Srebrenicë e re.

    Civilët e ekzekutuar shihen përgjatë rrugës në një video që autoritetet e Ukrainës e kanë bërë publike.

    Këtu keni statusin e tyre:

    “Srebrenica e re. Qyteti Bucha i Ukrainës ka qenë në duar të kafshëve për disa javë . Civilët lokal janë ekzekutuar në mënyrë arbitrare. Disa me duar të lidhura prapa shpine, trupat e tyre janë të shpërndarë në rrugët e qytetit.

    “Neë Srebrenica. The Ukrainian city of Bucha ëas in the hands of animals for several ëeeks. Local civillians ëere being executed arbitrarily, some ëith hands tied behind their backs, their bodies scattered in the streets of the city”.

    https://twitter.com/DefenceU/status/1510372750665433089?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1510372750665433089%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Finstant-articles.com%2F

  • Inteligjenca britanike tregon për gjendjen aktuale të ushtrisë ruse: Po kthehen në Bjellorusi


    Inteligjenca britanike e Ministrisë së Mbrojtjes, ka dalë me përditësimin e fundit të luftës në Ukrainë, ku thotë se njësitë ushtarake ruse po përjetojnë humbje të mëdha dhe janë detyruar të kthehen prapa në Bjellorusi.

    Sipas inteligjencës britanike Rusia ka vështirësi të mëdha për t’i riorganizuar njësitet e saj brenda Ukrainës.

    Poashtu paralajmërohet që Rusia do të intensifikojë bombardimet për të kompenzuar humbjet në terren.

  • Lufta në Ukrainë, flet gjenerali amerikan: Kush do ta mbyllë syrin i pari?

    Gjenerali amerikan James Clapper, ka folur për programin Today të BBC Radio mbi situatën në Ukrainë.

    lidhje me Perëndimin me një plan të mundshëm për të mposhtur Vladimir Putinin, në vend që thjesht t’i ofrojë armë Ukrainës, Clapper thotë: “Unë mendoj se ne jemi tashmë në një luftë rrënimi. Sulmi i parë nga rusët në fakt ka dështuar dhe tani ne jemi shumë në një situatë ngërçi… Kush do të mbyllë syrin i pari? Nuk e di se si do të ndodhë kjo.”

    Ai është pyetur nëse ka më shumë që mund të bëhet në Ukrainë.

    “Argumenti se a duhet të kemi një zonë ndalim-fluturimi, dhe çështja është sigurisht provokimi i ariut, dhe mendoj se ka një ndjeshmëri, fakti që rusët kanë një prag më të ulët për përdorimin e armëve taktike bërthamore dhe ka shqetësim të kuptueshëm se sa larg mund të shtyjmë përpara që rusët të përdorin së pari armë kimike ose madje të konsiderojnë përdorimin e armëve bërthamore”.

    “Ka të gjitha llojet e gjërave që ne mund të bëjmë – por Ukraina nuk është anëtare e NATO-s – kjo është në lojë”

    “Duke i thënë të gjitha këto, nëse kriza humanitare thellohet dhe ne vazhdojmë të shohim këto imazhe të këtyre sulmeve të pamenduara, brutale kundër popullsisë civile dhe infrastrukturës civile, llogaritja mund të ndryshojë”.

    James Clapper: Unë mendoj se rezistenca e ukrainasve ka qenë një surprizë dhe një frymëzim për shumë njerëz, ajo ka shkaktuar një përgjigje dypartiake këtu në Shtetet e Bashkuara, politikisht, që për ne është shumë e pazakontë . Të gjithë këta faktorë sigurisht që mund të ndryshojnë llogaritjen e vendimit, për të bërë më shumë.

  • Ukraina thotë se ka vrarë gjeneralin e pestë rus

    Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës pretendon se ka vrarë gjeneral-lejtnantin rus, Andrei Mordvichev.

    Sky News nuk e ka verifikuar në mënyrë të pavarur këtë pretendim.

    Nëse është e vërtetë, kjo do ta bënte atë gjeneralin e pestë rus të vrarë.