Tag: Lugina e Preshevës

  • Pa ndonjë arsye, Serbia refuzon kërkesën e ministrave të Republikës së Kosovës, për të vizituar , Preshevën, Bujanocin e Medvegjën

    Ministrat kosovarë, Liburn Aliu, Hajrulla Çeku, Hekuran Murati e Arbërie Nagavci kishin planifikuar që sot të fillonin vizitën dy ditore në komunat me shumicë shqiptare në Serbi, Medvegjën, Bujanocin e Preshevën.

    Këtë e konfirmoi ministri i infrastrukturës, Liburn Aliu përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, përcjell GazetaBlic.

    Ai tha se lajmin për refuzim e morën sot në orën 07:13.

    “Duke filluar nga sot, bashkë me ministrat, Arbërie Nagavci, Hekuran Murati dhe Hajrullah Çeku, planifikonim të fillonim vizitën dy ditore, në Medvegjë, Bujanoc dhe Preshevë. Vizita jonë, nga autoritetet në Beograd, u refuzua, pa asnjë arsyetim pak para nisjes së delegacionit tonë”, shkroi mes tjerash Aliu.

    https://www.facebook.com/1262960581/posts/10220243775345556/

  • Vritet një person në qytetin e Preshevës

    Vritet një person në qytetin e Preshevës

    Në Preshevë në orët e mbrëmjes ka humbur jetën një person pas një konflikti fizik.

    Rreth orës 19:30, tek ish tregu i vjetër ka ndodhë një aksident ku një person ka humbur jetën pas plagëve të marra
    Pas dhënies së ndihmës së parë, personi nuk i mbijetoi plagëve!

    Pas dhënies së ndihmës së parë, personi nuk i mbijetoi plagëve!

    Dyshohet se ka ndodhur një rrahje mes disa personava.

    Policia po heton rastin.

  • Shqipëria dhe Kosova me daklaratë të përbashkët dënojnë aktin e fshirjes së adresave të shqiptarëve në Luginën e Preshevës 

    Shqipëria dhe Kosova me daklaratë të përbashkët dënojnë aktin e fshirjes së adresave të shqiptarëve në Luginën e Preshevës 

    Shqipëria dhe Kosova përmes një deklarate të përbashkët kanë dënuar procesin e fshirjes së qëllimshme nga Serbia të adresave të shqiptarëve, të cilët jetojnë në Luginën e Preshevës, Bujanoc e Medvegjë.

    Dy ministrat e Jashtëm, Genc Cakaj dhe Meliza Haradinaj Stublla dënojnë këtë akt, ndërsa shprehen se Serbia po cenon rëndë liritë themelore të shqiptarëve.
     

    “Kjo praktikë shtetërore e zbatuar në mënyrë krejtësisht arbitrare dhe të qëllimshme përbën edhe një formë të re të shtypjes së ushtruar ndaj shqiptarëve në Luginën e Preshevës.

    Prandaj, ndërsa ne e dënojmë fuqimisht këtë praktikë institucionale, u bëjmë thirrje autoriteteve të Serbisë ta ndërpresin menjëherë punën sistematike për pasivizimin e adresave të shqiptarëve. Kjo praktikë shtetërore nuk dëmton vetëm të drejtat e shqiptarëve në Luginën e Preshevës, por është edhe një shpërfillje e plotë të standardeve demokratike në përgjithësi”, thuhet në deklaratë.

    Dy ministrat u bëjnë thirrje institucioneve ndërkombëtare të marrin masa dhe të frenojnë këtë akt të padrejtë të Serbisë kundër shqiptarëve. Gjithashtu, Shqipëria dhe Kosova theksojnë se janë dhe do mbeten të përkushtuara për thelluar procesin e bashkëpunimit rajonal në Ballkanin Perëndimor, por shtojnë se gjithçka fillon me njohjen reciproke.


     

    “Kosova dhe Shqipëria mbeten të përkushtuara për thellim të bashkëpunimit rajonal dhe besojnë thellësisht në të ardhmen evropiane të të gjithë Ballkanit Perëndimor. Sidoqoftë, duhet theksuar se përpara së gjithash, kjo nënkupton njohje të ndërsjellë, trajtim të barabartë dhe respektim të plotë standardeve demokratike”, përfundon deklarata.