Tag: Lumir Abdixhiku

  • Abdixhiku takohet me Palmerin, ‘befason’ prezenca e Avdullah Hotit

    Abdixhiku takohet me Palmerin, ‘befason’ prezenca e Avdullah Hotit

    Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku është takuar me zëvendës ndihmës sekretari i SHBA-së, Mattheë Palmer.

    Pos Abdixhikut e Lutfi Hazirit, nga LDK në këtë takim ishte edhe ish- kryeministri Avdullah Hoti, i cili që nga zgjedhja e kryetarit të ri të partisë, nuk është parë në takime të rëndësishme.

    Nuk dihet nëse Hoti u kërkua nga Palmer, apo u futa nga Abdixhiku. Megjithatë, gjatë kohës sa Avdullah Hoti ishte kryeministër i vendit, Kosova kishte nënshkruar një marrëveshje të rëndësishme me Serbinë, nën ndërmjetësimin e ish- presidentit, Trump, në Shtëpinë e Bardhë.

    Njoftimi i plotë i LDK-së:

    Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, i shoqëruar nga nënkryetari z. Lutfi Haziri dhe anëtari i Kryesisë z. Avdullah Hoti është pritur nga zëvendës ndihmës sekretari i SHBA-së, Mattheë Palmer dhe Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Philip Kosnett.

    Kryetari Abdixhiku e falenderoi z. Palmer për përkrahjen e vazhdueshme ndaj Kosovës dhe theksoi se SHBA-ja është partneri më i fuqishëm në të gjithë proceset e konsolidimit dhe zhvillimit të shtetit tonë.

    Po ashtu, kryetari Abdixhiku e njoftoi z. Palmer për qëndrimet e LDK-së karshi situatës aktuale politike në vend si dhe qëndrimet e LDK-së për procesin e dialogut Kosovë – Serbi.

    Ndërsa zëvendës ndihmës sekretari i SHBA-së, z. Palmer e falenderoi kryetarin Abdixhiku për konstruktivitetin që LDK-ja ka treguar në formimin e institucioneve.

    Gjatë takimit u diskutua edhe për zhvillimin ekonomik dhe nevojën që SHBA-ja të ketë rol të fuqishëm në dialog.

  • Abdixhiku publikon dokumentin e plotë me ofertën e LDK-së për Kurtin rreth dialogut

    Abdixhiku publikon dokumentin e plotë me ofertën e LDK-së për Kurtin rreth dialogut

    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka thënë se ka kërkuar nga kryeministri Albin Kurti, që të tregojë pozicionin dhe qëndrimin e qeverisë për dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë.

    Lidhur me çështjen e dialogut, Abdixhiku i ka dorëzuar Kurtit edhe një ofertë.

    Ai tha se në këtë ofertë kanë theksuar se roli i SHBA-së në dialogun në mes të dy shteteve është i pakontestueshëm.

    Sikurse AAK-ja edhe LDK-ja ka kërkuar përfshirje të SHBA-së në këtë proces.

    “Pjesëmarrja e ShBA-së është e pakontestueshme. Pa pjesëmarrje të ShBA-së në dialog nuk mund të ketë dialog. Kjo është e padiskutueshme dhe është pjesë e dokumentit që do ta merrni pas konferencës”, ka thënë ai.

    Dokumenti i 

  • Presidentja Osmani-Sadriu takonë në presidencë kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhikun

    Presidentja Osmani-Sadriu takonë në presidencë kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhikun

    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, është takuar sot me presidenten, Vjosa Osmani-Sadriu.

    Abdixhiku thotë se me Osmanin, kanë zhvilluar një bashkëbisedim të hapur, të drejtë e substancial për temat me interes kombëtar.

    Kryetari i LDK-së thekson se partia që ai drejton, në cilindo kapacitet, do të përkushtojë gjithë potencialin e vet në bërjen e Kosovës vend që e kemi ëndërruar përherë.

    Shkrimi i plotë i kryetarit të LDK-së:

    Sot, në orët e pasdites, takova Presidenten e Republikës së Kosovës, znj. Vjosa Osmani Sadriu. Zhvilluam një bashkëbisedim të hapur, të drejtë e substancial për temat me interes kombëtar.

    Lidhja Demokratike e Kosovës, në cilindo kapacitet, do të përkushtojë gjithë potencialin e vet në bërjen e Kosovës vend që e kemi ëndërruar përherë.

    Presidentes i urova sukses në promovimin e shtetit, mbrojtjen e Kushtetutës e përfaqësimin e unitetit në vend.

  • Abdixhiku: Kryesia ka vendosur që të marrim pjesë në votim për presidentin, pres nga deputetët ta respektojnë vendimin

    Abdixhiku: Kryesia ka vendosur që të marrim pjesë në votim për presidentin, pres nga deputetët ta respektojnë vendimin

    Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka thënë pas mbledhjes me GP të LDK-së, se kryesia e partisë ka vendosur me shumicë absolute që të marrin pjesë në votim për presidentin, raporton Gazeta Express.

    “Pas një diskutimi të hapur, të gjithë bashkarisht kemi marrë vendim që LDK nuk do të bëjë obstruksione në zgjedhjen e presidenti të vendit, dhe LDK të marrë pjesë në votimin për presidentin, ky është vendim i Kryesisë i votuar me shumicë absolute. Pres që secili deputet të respektojë vendimin e shumicës dhe pres që nga secili deputet të sillen si institucionalist dhe ta kapërcejnë veten dhe cfarëdo hidhërimi që mund të kenë”, tha Abdixhiku.

    Tutje, Abdixhiku ka thënë se ka informuar organet e partisë për secilin takim që ka pasur me Vjosa Osmanin dhe Albin Kurti dhe temat që kanë biseduar.

    “Në takimin e parë kam diskutuar me zonjën Osmani dhe zotin Kurti, dhe në takimin e dytë jam takuar vetëm me pretendenten për presidente.Në takimin me zonjën Osmani kemi takuar mbi dialogun, mbi rendin kushtetues dhe garancitë që i njëjti të ruhet me fanatizëm, kemi diskutuar për lidhjet tona me miqt tanë strategjikë, për ruajtjen e shtyllave kryesore të shtetit tonë të ri.Kemi diskutuar për pozitën apartiake të zonjës Osmani, detyra e tillë plotësohet dhe merr kuptim nga ushtruesi i saj. Këto biseda ua kam prezantuar organeve të partisë”, tha Abdixhiku./

  • Takohen Lumir Abixhiku e Vjosa Osmani pritet vendimi për president

    Takohen Lumir Abixhiku e Vjosa Osmani pritet vendimi për president

    Gjatë ditës së shtunë janë takuar kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku e kandidatja për presidente, Vjosa Osmani, ku kanë diskutuar rreth çështjes së pjesëmarrjes së Lidhjes Demokratike të Kosovës në procesin e zgjedhjes së kësaj të fundit.

    Mësohet se takimi ka kaluar në një frymë të mirë dhe shumë pozitive.

    Pritet që të hënën kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës të vendos përfundimisht për çështjen e presidentes.
    Burime, brenda këtij subjekti kanë bërë të ditur se tashmë ekziston një frymë e përgjithshme Vjosa Osmani t’i krijohet kuorumi.

    Abdixhiku e Osmani janë takuar edhe ditë më parë. Pas takimit, kryetari i LDK-së u shpreh se takimi me Osmanin ka qenë pozitiv.

    Abdixhiku tha se me Osmanin do të takohen sërish, kurse vendimin final se a do ta mbështesin për presidente, tha se do ta marrin pas konsultimeve të brendshme në LDK.

    I pyetur nëse mund të ketë deputetë të LDK-së që votojnë kundër qëndrimit të partisë gjatë votimit të presidentit, ai tha se kjo gjë nuk mund të ndodhë pasi deputetët do të respektojnë vendimin e partisë.

    Në anën tjetër, Lëvizja Vetëvendosje po e konsideron çështje ditësh zgjedhjen e Vjosa Osmanit presidente të vendit. Në partinë e Albin Kurtin nuk po presin probleme në konstituimin edhe të institucionit më të lartë të vendit. Ndërkohë, janë kategorik kundër një kompromisi të mundshëm për zgjedhjen e presidentit, jashtë emrit të Vjosa Osmanit.

    Për zgjedhjen e presidentit, në dy votimet e para nevojiten dy të tretat e votave e që i bije 80 vota për të deputetëve.

    Ndërkaq, në raundin e tretë, president zgjidhet ai që merr shumicën e thjeshtë prej 61 deputetësh, por në të tri votimet duhet të marrin pjesë të paktën 80 deputetë.

    Nëse edhe raundi i tretë dështon, vendi shkon në zgjedhje të jashtëzakonshme të cilat duhet të mbahen brenda 45 ditësh./Insajderi/

  • LAJMI I FUNDIT: Nesër takohen Lumir Abdixhiku dhe Vjosa Osmani

    LAJMI I FUNDIT: Nesër takohen Lumir Abdixhiku dhe Vjosa Osmani

    Nesër do të takohen Lumir Abdixhiku e Vjosa Osmani.

    Këtë e ka konfirmuar vetëm para pak çastesh gazetari Ermal Panduri, përcjell GazetaBlic.

    Këto deklarata ai i bëri gjatë bisedimeve spontane me mysafirin Xhafer Tahiri.

  • Përshëndetje e ‘ngrohët’ në mes të Glauk Konjufcës, Lumir Abdixhikut dhe Kujtim shalës në Kuvend

    Përshëndetje e ‘ngrohët’ në mes të Glauk Konjufcës, Lumir Abdixhikut dhe Kujtim shalës në Kuvend

    Glauk Konjufca e Lumir Abdixhiku duket se kanë lënë prapa përplasjet nga një studio televizive në tjetrën që i bënë javën e kaluar.

    Konjufca, që pritet të dalë në votim për kryeparlamentar, sapo ka hyrë në Kuvend ka shkuar dhe i ka përshëndetur kolegët e tij të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

    Konjufca ka ndërruar disa fjalë me kryetarin e LDK-së, deputetin Lumir Abdixhikun dhe deputetin Kujtim Shala.

    Javën e kaluar gjatë një interviste, Konjufca ka thënë për kryetarin e ri të LDK-së se “Lumir Abdixhikun nuk e merr vesh askush se cka thotë”.

    Kësaj i është përgjigjur Abdixhiku, i cili në ato momente ishte duke dhënë intervistë në Pressing. Kryetari i LDK-së ka thënë se Konjufca e kupton shumë mirë sepse kanë punuar bashkë në të njëjtin kabinet qeveritar.

  • Abdixhiku rikthehet me një tallje për emërimin e djalit të Haxhi Shalës konsull nga Qeveria Hoti

    Abdixhiku rikthehet me një tallje për emërimin e djalit të Haxhi Shalës konsull nga Qeveria Hoti

    Ish-ministri i Infrastrukturës, Lumir Abdixhiku, ka thurur një reagim lidhur me raportimin se i biri i ish-deputetit Haxhi Shala është bërë Konsull i Përgjithshëm në Pragë të Çekisë.

    Abdixhiku, përmes një postimi në ‘Facebook’, ka thënë se nuk ka vend për t’u habitur për dështimet e diplomacisë kosovare kasaj asaj serbe, shkruan Gazeta Express.

    “Dhe habitemi pse vite më pas diplomacia serbe rrotullon historinë e fundit me ne”, ka thënë ai.

    “Shënim për gjithë të shkolluarit e shkretë, vajzat e djemtë më t’zot të shtetit, që ëndërrojnë t’i shërbejnë vendit me nder”.

    Përgjatë ditës së sotme u raportua se i biri i Haxhi Shalës ka marrë një ndër postet më të rëndësishme në diplomaci, atë të Konsullit të Përgjithshëm.

    Pa asnjë ditë përvojë pune në shërbimin e jashtëm, Flakron Shala është emëruar Konsull i Përgjithshëm në Republikën e Çekisë, me seli në Pragë.

    As MPJ’ja e as ish-deputeti Shala nuk kanë lëshuar ndonjë deklarim zyrtar lidhur me këtë çështje.

    Shala është distancuar edhe nga ideja e rrëzimit të Qeverisë, e cila është propozuar kohëve të fundit nga disa parti politike në vend. Momentalisht, Shala nuk bart ndonjë post në legjislaturën e shtatë.