Tag: Malishevë

  • Shkronjat e UÇK-së vendosen në kodrën e fshatit Ngucat në Malishevë

    Shkronjat e UÇK-së vendosen në kodrën e fshatit Ngucat në Malishevë


    Shkronjat e UÇK-së janë vendosur në kodrën e fshatit Ngucat të Malishevës nga veteranët e ushtrisë çlirimtare.

    Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook ka shkruar se aksioni i veteranëve të UÇK-së të fshatit Ngucat, duhet vlerësuar dhe çmuar si iniciativë e mirë dhe shenjë nderimi i përjetshëm për heronjtë, dëshmorët dhe martirët e lirisë.

    “Kjo pamje e tri shkronjave të shenjta, UÇK, sa përkujtimore për shtigjet e lirisë tonë, janë në pikën strategjike dhe pikë referimi për të rinjtë tanë sot dhe brezat që vijnë se sa e çmuar është liria dhe sa i bukur është atdheu ynë. Nderim për veteranët e UÇK-së për këtë punë të vyer. Ju lumtë!”, ka shkuar Lladrovci.

  • Ramush Haradinaj “inspekton” rrugën e dëmtuar nga vërshimet në Malishevë

    Ramush Haradinaj “inspekton” rrugën e dëmtuar nga vërshimet në Malishevë

    Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka vizituar Malishevën, një nga zonat e prekura nga vërshimet.

    Ai kërkon nga qeveria të ndajë fond emergjent për të mbështetur familjet e prekura nga përmbytje.

    Haradinaj shkruan edhe për dëmet infrastrukturore atje, thotë se mund të jenë nga puna e shpejtë e jo cilësore, e se përgjegjësi duhet të mbajnë të gjithë.

    Postimi i tij i plotë:

    Vizitova sot komunën e Malishevës, përkatësisht një ndër zonat e prekura nga vërshimet.
    Në këtë katastrofë natyrore, të gjithë së bashku duhet të qëndrojmë pranë familjeve të prekura dhe të bashkëndjejmë me vuajtjet e tyre nga këto përmbytje.
    Ftoj qeverinë në detyrë, për mobilizim të menjëhershëm të të gjitha institucioneve përkatëse me qëllim të ndihmës dhe përkrahjes për qytetarët, si dhe të vendos për ndarjen e fondit emergjent për mbështetjen e menjëhershme të të gjitha familjeve të prekura nga këto përmbytje.
    Dëmet infrastrukturore nga këto përmbytje mund të jenë edhe si pasojë e punëve të shpejta dhe jo cilësore. Të gjithë duhet të mbajnë përgjegjësi nëse nuk i kanë përmbushur kontratat sa i përket cilësisë së punës.
    Ngritja e standardeve të larta infrastrukturore si dhe kapaciteteve për reagim dhe mbrojtje nga katastrofat natyrore duhet të jetë prioritet i shtetit tonë.
    Njëkohësisht ftoj aktivistët, strukturat e Aleancës në zonat e prekura si dhe gjithë qytetarët e vullnetit të mirë, që t’iu dalin në ndihmë familjeve të prekura në këtë fatkeqësi natyrore.

  • Jetmir Rudi nga Malisheva e pranon se e inskenoi vetë rrëmbimin e tij

    Jetmir Rudi nga Malisheva e pranon se e inskenoi vetë rrëmbimin e tij

    28-vjeçari Jetmir Rudi, nga fshati Rud i Malishevës, ka pranuar se e ka inskenuar vetë rrëmbimin e tij.

    Rudi, i cili të dielën u raportua i zhdukur, e më pas kishte dyshime se është rrëmbyer e ka ka pranuar se ka inskenuar vetë tërë ngjarjen.

    Kjo është konfirmuar për Reporterin nga Policia e Gjakovës. Lumi Graishta, Drejtor i Policisë  së Gjakovës ka thënë për Reporterin se vetë Rudi ka treguar vendin ku e ka fshehur telefonin dhe provat e tjera relevante për policinë.

    “I dyshuari ka pranuar se ka inskenuar rastin e rrëmbimit. I njëjti ka treguar edhe vendin ku ka fshehur telefonin dhe provat tjera, prandaj mbështetur në këto rrethana, me urdhër të prokurorit të shtetit rasti rikualifikohet si ”deklarim i rrejshëm”. Veprimet tjera si pjesë e procedurës do të ndërmerren në konsultim me prokurorin kompetent”, kanë deklaruar nga policia për Reporterin.

    Me urdhër të prokurorit, rasti është kualifikuar ”deklarim i rrejshëm”.

  • 28 vjeçari i zhdukur nga Malisheva ishte mbajtur i lidhur dhe i zhveshur në mal

    28 vjeçari i zhdukur nga Malisheva ishte mbajtur i lidhur dhe i zhveshur në mal

    Jetmir Rudi nga fshati Rud i Malishevës është gjetur pasi ishte raportuar nga familjarët e tij se është zhdukur të shtunën.

    Në një fotografi të siguruar, Jetmiri shihet se është mbajtur i lidhur dhe i zhveshur në mal.

    Nga Policia kanë konfirmuar se Jetmiri është gjetur nga familjarët dhe është duke u trajtuar në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Malishevë.

    “Është gjetur nga familjarët. Për momentin po i ofrohet ndihmë mjekësore në QKMF Malishevë. Me procedura tjera do të vazhdojmë sapo të jetë në gjendje të deklarohet”, thuhet në përgjigjen e Policisë.

    Pasditen e së shtunës Jetmiri ishte larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më. Familjarët e kishin lajmëruar Policinë se Jetmiri është zhdukur.

    Një familjar i tij ka thënë për Express se në momentin kur ka dalë nga shtëpia, Jetmiri ka qenë i stresuar.

    Ai ka deklaruar se Jetmiri nuk ka pasur probleme me askënd.