Tag: Marrëveshje

  • Mediumi serb “Nova.rs” shkruan për përmbajtjen e marrëveshjes Kosovë-Serbi sipas modelit të “Dy Gjermanive

    Modeli i dy Gjermanive, i cili i është ofruar Serbisë vite më parë si zgjidhje për çështjen e Kosovës, është sërish aktual, shkruan mediumi serb, Nova.rs.

    Sipas këtij mediumi, për më shumë se një dekadë, autoritetet serbe kanë refuzuar të pranojnë një zgjidhje për Kosovën, që do të mbështetej në modelin e dy Gjermanive.
    Në fakt bëhet fjalë për një traktat të nënshkruar nga Gjermania Perëndimore dhe Lindore, të cilat nuk e njihnin njëra-tjetrën.

    I aplikuar për problemin e Kosovës, siç shkruan ky medium, ai model do të nënkuptonte se Serbia e pranon pavarësinë e Kosovës, por nuk e njeh zyrtarisht atë. Kjo nënkupton edhe anëtarësimin e Kosovës në Kombet e Bashkuara, ndonëse kjo nuk qëndron.

    Disa pika të asaj marrëveshje kornizë janë parashikuar ndërkohë në Marrëveshjen e Brukselit. Sipas disa informacioneve, aktualisht është duke u punuar në tekstin e zgjidhjes përfundimtare për problemin e Kosovës dhe do të bazohet në këtë model.

    Prapa tekstit të kësaj marrëveshjeje nga viti 2012 qëndron fondacioni gjerman Konrad Adenauer, i cili është i afërt me CDU-në dikur në pushtet, të kryesuar nga ish-kancelarja Angela Merkel dhe ishte shkruar nga ekspertë nga Serbia e Kosova.

    Ky është teksti i dokumentit:

    “Të dyja palët në marrëveshje, duke pasur parasysh përgjegjësinë e tyre për paqen dhe sigurinë mbi baza të demokracisë, lirisë, shtetit të së drejtës, drejtësisë dhe respektimit të të drejtave të njeriut dhe të pakicave, duke u nisur nga specifikat historike dhe pavarësisht nga botëkuptimet e ndryshme të të dyja palëve të marrëveshjes kur bëhet fjalë për çështjet e statusit, të udhëhequr nga dëshira për të vepruar në favor të popullit dhe për bashkëpunim dhe stabilitet rajonal, në përpjekje për të zhvilluar reciprokisht marrëdhënie të mira fqinjësore, bien dakord për sa vijon:

    Neni 1

    Të dyja palët në marrëveshje do të zhvillojnë reciprokisht marrëdhënie të mira fqinjësore bazuar në mosndërhyrjen në punët e brendshme dhe respektimin e integritetit të ndërsjellë territorial.
    Të dyja palët në marrëveshje marrin përsipër të zbatojnë plotësisht marrëveshjet e arritura nën kujdesin e Bashkimit Evropian. (të listuara në Aneksin A)

    Neni 2

    Në përputhje me Kartën e Kombeve të Bashkuara, të dyja palët në marrëveshje do të zgjidhin të gjitha mosmarrëveshjet ndërmjet tyre ekskluzivisht me mjete paqësore dhe do të përmbahen nga kërcënimi ose përdorimi i forcës.

    Neni 3

    Të dyja palët në marrëveshje nisin nga supozimi se asnjëra prej tyre nuk mund të përfaqësojë tjetrën në sferën ndërkombëtare ose të veprojë në emër të saj dhe se autoriteti i tyre është i kufizuar në territorin e tyre.

    Neni 4

    Të dyja palët në marrëveshje shprehin gatishmërinë e tyre për të rregulluar çështjet e mëtejshme praktike dhe humanitare, veçanërisht zgjidhjen e fatit të zhdukurve, kthimin e refugjatëve dhe personave të zhvendosur brenda vendit, si dhe për të punojnë së bashku për zgjidhjen e çështjeve pronësore, ekonomisë, shkencës dhe teknologjisë, transportit, marrëdhëniet gjyqësore, postës dhe telekomunikacionit, mbrojtjen e mjedisit, arsimi, media dhe kultura, shëndetësia dhe sporti, turizmi dhe në fusha të tjera të rëndësishme.

    Neni 5

    Të dyja palët në marrëveshje do të kërkojnë bashkëpunim ndërkufitar ndërmjet komunave dhe komuniteteve; do të inkurajojë binjakëzimin e komunave; do të lehtësojë lëvizjen e lirë ndërmjet komuniteteve fqinje dhe do të inkurajojë marrëdhëniet e ndërsjella.

    Neni 6

    Të dyja palët në marrëveshje do të hyjnë në negociata për vendosjen e pikëkalimeve të reja kufitare. Gjithashtu do të promovojnë transport më të mirë rrugor, ajror dhe hekurudhor midis dy territoreve.

    Neni 7

    Të dyja palët në marrëveshje marrin përsipër të krijojnë zyra ndërlidhëse në selinë e qeverisë/zyrave ndërlidhëse të njëra-tjetrës në territorin e tjetrës.

    Neni 8

    Të dyja palët në marrëveshje respektojnë të gjitha bashkësitë nacionale (minoritetet) në territorin e tyre, garantojnë dhe mbrojnë të gjitha të drejtat që u përkasin komuniteteve nacionale (minoriteteve), në përputhje me standardet më të larta ndërkombëtare dhe të drejtat e realizuara tashmë. Arsimi, kultura, feja, besimet fetare dhe gjuha e bashkësive nacionale (minoriteteve) do të gëzojnë stimuj të veçantë.Organet e zgjedhura në mënyrë demokratike të bashkësive nacionale (minoriteteve) ose forma të tjera të përfaqësimit të bashkësive nacionale (minoriteteve) nga të dyja palët kontribuojnë në zgjidhjen e çështjeve praktike të mbrojtjes së bashkësisë nacionale (minoriteteve).

    Neni 9

    Duke pasur parasysh aspiratat për t’u bërë pjesë e Bashkimit Evropian, të dyja palët kontraktuese do të respektojnë parimet e decentralizimit dhe subsidiaritetit në punën për harmonizimin e legjislacionit të tyre me standardet evropiane.

    Neni 10

    Të dyja palët në marrëveshje bien dakord që anëtarësimi i të dyja palëve në Kombet e Bashkuara dhe organizata të tjera ndërkombëtare (nga pala tjetër).

    Neni 11

    Të dyja palët në marrëveshje marrin përsipër të mbështesin njëra-tjetrën në përpjekjet e tyre për t’u bërë anëtarë të Bashkimit Evropian.

    Neni 12

    Sipas mediumit serb, “kjo marrëveshje hyn në fuqi në ditën e nënshkrimit nga përfaqësuesit e autorizuar të të dyja palëve kontraktuese”

  • Nis zbatimi i marrëveshjes Kosovë-Serbi për qarkullim me letërnjoftime

    Në këtë mesnatë fillon zbatimi i marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë sa i përket dokumenteve për hyrje-dalje.

    Kjo marrëveshje është arritur më 27 gusht, me ndërmjetësimin e emisarit special për dialog të Bashkimit Evropian, Miroslav Lajcak dhe të dërguarit të posaçëm amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

    Marrëveshja që hyn në fuqi këtë mesnatë, mundëson që qytetarët e te dy vendeve të mund të lëvizin lirshëm vetëm me letërnjoftime.

    Deri tani situata raportohet të jetë e qetë, dhe pa ndonjë incident.

    Megjithkëtë, Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla ka thënë se nëse sonte Serbia në orën 24:00 nuk e ndërpret fletë hyrje-daljen për kosovarët, atëherë edhe Kosova është e gatshme që t’i vë në funksion këto fletë hyrje-dalje për shtetasit serbë që hyn në vendin tonë.

    Kujtojmë se i pari që njoftoi për arritjen e marrëveshjes për qarkullim me letërnjoftime përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme, Josep Borrell. Ai tha se Serbia ka vendosur të pranojë dokumentet kosovare, me këtë rast duke u hequr pengesat për lëvizje të lirë për kosovarët.

  • Gjermania me qëndrim të prerë ndaj Serbisë: Marrëveshja me Kosovën, parakusht për pranim në BE

    Gjermania me qëndrim të prerë ndaj Serbisë: Marrëveshja me Kosovën, parakusht për pranim në BE

    Kosova ka përmbushur kriteret për liberalizimin e vizave të përcaktuara nga Bashkimi Evropian.

    Por, qytetarët e saj ende nuk mund të lëvizin pa viza për në vendet e BE-së.

    Gjermania e cila kishte presidencën gjatë muajve korrik-dhjetor të vitit 2020, vazhdon ta mbështesë procesin e liberalizimit në bazë të kritereve të plotësuara.null

    Nga Zyra për Informim e Qeverisë së shtetit gjerman thanë për Klankosova.tv se Gjermania e kishte vënë këtë temë në agjendën e organëve përgjegjëse të Bashkimit Evropian, por se nuk ishte arritur pajtueshmëria e shumicës së shteteve anëtare për t’ia hequr vizat Kosovës.

    “Qeveria Federale vazhdon të mbështesë liberalizimin e vizave për Kosovën në bazë të përmbushjes së kritereve të vendosura. Vendimi për këtë duhet të merret nga Këshilli i Bashkimit Evropian. Gjermania e vuri temën në agjendën e organeve përgjegjëse të BE-së gjatë Presidencës së saj të Këshillit të BE-së. Deri më tani, shumica e kërkuar midis vendeve anëtare të BE-së nuk është arritur”.

    Tutje nga kjo zyre u tha se Qeveria Federale i mbështet fuqishëm negociatat Kosovë-Serbi.null

    Sipas tyre rezultati përfundimtar i negociatave të udhëhequra nga i dërguari Special i Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak, dhe të mbikqyrura nga Shefi për Politikë të Jashtme dhe Siguri të BE-së, Josep Borrel, duhet të jetë një marrëveshje gjithëpërfshirëse dhe ligjërisht obliguese për të dyja palët.

    Nga Zyra për Informim e ekzekutivit gjerman u tha për Klankosova.tv se kjo marrëveshje është një nga parakushtet për pranimin e Serbisë në BE.

    “Qeveria Federale mbështet fuqimisht negociatat që po zhvillohen nën mbikëqyrjen e Borrell dhe Përfaqësuesit Special të BE-së Lajçak. Qëllimi është një marrëveshje gjithëpërfshirëse, ligjërisht e detyrueshme për normalizimin e plotë të marrëdhënieve midis Serbisë dhe Kosovës. Siç përcaktohet në kornizën negociuese të BE, një marrëveshje e tillë është gjithashtu një nga parakushtet për pranimin e Serbisë në BE”.

  • Lajm i mirë për kosovarët që duan të punojnë në Zvicër

    Lajm i mirë për kosovarët që duan të punojnë në Zvicër

    Kosova dhe Zvicra nënshkruajnë marrëveshje për përmirësimin e mundësive për punësim.

    Ambasada e Zvicrës në Kosovë dhe Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale kanë nënshkruar marrëveshje të re për t’i përmirësuar perspektivat e punësimit për të rinjtë dhe të rejat në Kosovë në katër vitet e ardhshme.

    Sipas njoftimit ambasadori i Zvicrës në Kosovë dhe ministri në detyrë, Skënder Reçica kanë nënshkruar marrëveshje për vazhdimin e projektit “Enhancing Youth Employment” edhe për katër vitet e ardhshme.

    “Qëllimi i këtij projekti është zvogëlimi i shkalles së lartë të papunësisë së të rinjve , duke lehtësuar fazën e tranzicionit nga shkollimi në punë për të rinjtë dhe të reja. Me këtë rast ambasadori Kolly theksoi rëndësinë e angazhimit të ngushtë të sektorit privat si në nivelin qendror ashtu edhe në atë lokal. Iniciativa bazohet në të arriturat dhe mësimet e nxjerra në fazat e mëhershme (2013-2020). Falë zhvillimit të aftësive të rëndësishme për tregun e punës dhe sigurimit të informacionit më efikas për sektorin privat dhe për punëkërkuesit, mbi 5.000 të rinj kanë gjetur punë gjatë tetë viteve të fundit”, thuhet në njoftim.

    Sipas njoftimit, në periudhën 2021-2024 edhe 3000 të rinj pritet të gjejnë punë përmes këtij projekti./Kosovarja