Tag: Matthew Palmer

  • Abdixhiku takohet me Palmerin, ‘befason’ prezenca e Avdullah Hotit

    Abdixhiku takohet me Palmerin, ‘befason’ prezenca e Avdullah Hotit

    Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku është takuar me zëvendës ndihmës sekretari i SHBA-së, Mattheë Palmer.

    Pos Abdixhikut e Lutfi Hazirit, nga LDK në këtë takim ishte edhe ish- kryeministri Avdullah Hoti, i cili që nga zgjedhja e kryetarit të ri të partisë, nuk është parë në takime të rëndësishme.

    Nuk dihet nëse Hoti u kërkua nga Palmer, apo u futa nga Abdixhiku. Megjithatë, gjatë kohës sa Avdullah Hoti ishte kryeministër i vendit, Kosova kishte nënshkruar një marrëveshje të rëndësishme me Serbinë, nën ndërmjetësimin e ish- presidentit, Trump, në Shtëpinë e Bardhë.

    Njoftimi i plotë i LDK-së:

    Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, i shoqëruar nga nënkryetari z. Lutfi Haziri dhe anëtari i Kryesisë z. Avdullah Hoti është pritur nga zëvendës ndihmës sekretari i SHBA-së, Mattheë Palmer dhe Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Philip Kosnett.

    Kryetari Abdixhiku e falenderoi z. Palmer për përkrahjen e vazhdueshme ndaj Kosovës dhe theksoi se SHBA-ja është partneri më i fuqishëm në të gjithë proceset e konsolidimit dhe zhvillimit të shtetit tonë.

    Po ashtu, kryetari Abdixhiku e njoftoi z. Palmer për qëndrimet e LDK-së karshi situatës aktuale politike në vend si dhe qëndrimet e LDK-së për procesin e dialogut Kosovë – Serbi.

    Ndërsa zëvendës ndihmës sekretari i SHBA-së, z. Palmer e falenderoi kryetarin Abdixhiku për konstruktivitetin që LDK-ja ka treguar në formimin e institucioneve.

    Gjatë takimit u diskutua edhe për zhvillimin ekonomik dhe nevojën që SHBA-ja të ketë rol të fuqishëm në dialog.

  • Palmer i “prerë” me opozitën: Duhet të qëndroni në sallë kur të votohet presidenti

    Palmer i “prerë” me opozitën: Duhet të qëndroni në sallë kur të votohet presidenti

    Zëvendës Ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit, Matthew Palmer, në një intervistë për RTV Dukagjinin ka thënë se ShBA do të punojë me çdo qeveri që del nga zgjedhjet e lira dhe demokratike.

    “Do të dëshirojmë që të shohim qeveri të formuar dhe partnere e mirë dhe e fortë për Shtetet e Bashkuara. Nuk jemi të parapëlqyer në politikën e të tjerët, punojmë me qeveri që dalin nga zgjedhjet e lira, të drejta dhe demokratike. Duket që ka rrugë shumë të qartë përpara drejt një qeverie të fortë në Kosovë, që mund të jetë partnere e tillë e Shteteve të Bashkuara”, u shpreh ai.

    Ai theksoi se opozita duhet të jetë besnike ndaj qytetarëve të saj dhe të qëndrojë në Kuvend kur zgjidhet presidenti.

    “Sa i përket zgjedhjeve për presidencë, ne mendojmë se ato parti që do të jenë në opozitë, të veprojnë me përgjegjësi si opozitë lojale. Lojale jo ndaj qeverisë, por lojale ndaj shtetit. Të bëjnë punën e tyre, të jenë të pranishëm, të sigurojnë që ka kuorum për të votuar dhe që institucionet të mund të funksionojnë. Gjëja e fundit që i duhet Kosovës janë zgjedhje të tjera. Kosovës i duhet një qeveri, një president dhe rrugëtim përpara drejt Evropës”, ka deklaruar Palmer.

    Palmer sot gjatë ditës ka zhvilluar takime virtuale edhe me kryeministrin në detyrë, Avdullah Hotin dhe me u.d. presidenten Vjosa Osmani.