Tag: Mefail Bajqinovci

  • Mefi “godet” opozitën: Iu çmontoi Kurti!

    Mefi “godet” opozitën: Iu çmontoi Kurti!

    Deputeti i VV-së, Mefail Bajqinovci ka “goditur” opozitën duke thënë se kryeministri Albin Kurti i ka “çmontuar”.

    Ai thotë se ethet e opozitës nuk kanë të ndalur, derisa shkruan se Asociacioni nuk u pranua.

    “S’kane të ndalur ethet e opozitës: Asociacioni nuk u pranua; sanksionet nuk do të ketë. Trillimet e përgatitura ndaj Kurtit të pamundshme për t’u lansuar! S’ka gjumë për opozitën sepse dështuan në parashikimet e kota, ndërsa Kryeministri Kurti si zakonisht i çmonton gënjeshtrat e opozitës”, shkroi ai.

  • Bajqinovci: Piskamat e opozitës kanë marrë fund, s’ka më “razume” në Bruksel

    Bajqinovci: Piskamat e opozitës kanë marrë fund, s’ka më “razume” në Bruksel

    Deputeti i Vetëvendosjes, Mefail Bajqinovci në Prime Time i ka quajtur të vështira bisedimet në kuadër të procesit të dialogut me Serbinw, ku pritet të vazhdojnë më 27 mars në një takim të përbashkët Kurti-Vuçiq në Bruksel.

    Bajqinovci nw Prime Time nw Kana10 kritikoi opozitën për siç tha ai, tentativat e tyre qw t’i tregoj pushtetit se si bëhet dialog, shkrujan Gazeta10.

    “Mendoj që do të ketë bisedime të vështira, por se di si mund të jetë përfundimi i tyre. Nuk do të jetë e lehtë, do të doja që Serbia të na njohë të bëhet një marrëveshje dhe përfundimisht të kryhet. Opozita krejt dëmet që i ka ba, tash po tenton me na tregu neve se qysh bëhet dialogu.

    Vet i nënshkruar krejt, deri më edhe Zajednicën, ndërsa ne jemi duke u marrë me sanimin e tyre. Ato piskamat që opozita i bën, kanë marrë fund. Më nuk ka asi “razume”. Tash ata kanë punë me një lider i cili nuk lëshon pe për tu dëmtuar Republikëa e Kosovës”, tha Bajqinovci në Prime Time.

  • Digjet vetura e deputetit të Vetëvendosjes

    Digjet vetura e deputetit të Vetëvendosjes

    Para pak minutash është djegur vetura e deputetit të Vetevendosjes, Mefail Bajqinovci.

    Gazeta Blic ka siguruar fotografi nga vendi i ngjarjes.Vetura është djegur para hyrjes së baneses së tij, në Lagjen “Arbëri” në Prishtinë.

  • Bajqinovci në Gjakovë: Duke biseduar për referendumin e 14 shkurtit

    Bajqinovci në Gjakovë: Duke biseduar për referendumin e 14 shkurtit

    Kandidati për deputet nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, është takuar me disa të rinj nga Komuna e Gjakovës.

    Në shkrimin e tij, Bajqinovci, thotë se me ta ka biseduar për referendumin e 14 shkurtit.

    Shkrimi i plotë:

    Me miqtë e mi në Gjakovë duke biseduar për referendumin e 14 shkurtit.

    Krejt dhe Drejt