Melisa Lleshi është nga konkurrentet më të përfolura të “Për’puthen”.
Bukuroshja në kohë rekord u shndërrua në person shumë të njohur dhe falë famës që i dha programi ajo arriti të depërtojë suksesshëm edhe në muzikë ku tashmë ka të publikuara disa këngë.
Por Melisa nau qenka prezantuar edhe më parë.
Ish-konkurrentja ka provuar televizionin edhe para 4 viteve atëherë kur askush nuk e njihte.
Me disa vajza të tjera modele ajo ka qenë pjesë e një prej skeçeve të binjakëve Veshaj.
Me flokë të kuqe Melisa duket identike si sot edhe në stil dhe paraqitje.
Shkaktoi jo pak habi prezenca e Melisës në puntatën e sotme në “PërPuthen”, pasi u largua të dielën e kaluar nga programi, me arsyetimin se nuk mendonte se mund të përputhej me asnjërin nga djemtë.
Megjithatë, ajo nuk është në vendin e saj “të vjetër” në “PërPuthen”, por në rolin e moderatores së emisionit.
“Disave i kishte mbetur merak që unë nuk e provova këtë eksperiencë, e po ashtu edhe mua dhe u riktheva.
Se mbase menduat se më hoqët qafe shpejt, por jo”, tha ajo./express
Ajo është larguar mbrëmë nga emisioni dhe ka dhënë disa sqarime.
Melisa Lleshi përveç sqarimit në lidhje me fotografitë e fundit duke aluduar për një lidhje mes saj dhe Andit u pyet edhe pyetje tjera, shkruan lajmi.net.
Ana Kauri e cila këto ditë po zëvendëson, moderatoren Bora Zemani e cila është sëmure nga Covid-19 pyeti Melisën se a është penduar për ndonjë gjë.
Ajo u përgjigj duke shtuar se nuk është e penduar dhe sërish do vepronte njësoj.
“Jo nuk jam e penduar, çdo gjë do kisha bërë sërish për faktin se si djemtë si vajzat nuk do më kishin njohur si në momentet e mia negative dhe pozitive”, tha Melisa.
Ndryshe, ajo u largua nga programi me vetë dëshire pas tre muajve pjesëmarrje.
Melisa i është përgjigjur akuzave të Damiano Agalliut.
Puntanta e fundit në “Përputhen” solli shumë të papritura për publikun, ngase u përcoll edhe me disa largime, shkruan lajmi.net.
Konkurrentja e re, Lediana Prenga, vendosi që për një kohë të pauzojë nga programi, me arsyetimin se nuk i është përshtatur ende një formati të tillë.
Por, të gjithë në studio ishin të mendimit se një gjë e tillë erdhi pas akuzave të shumta që iu bënë asaj me të hyrë në program.
Megjithatë, Lediana mohoi se kjo gjë po ndodh për atë shkak, ani pse Melisa dhe Fatjoni i kërkuan falje për sjelljet e tyre kundrejt saj.
Edhe jashtë emisionit, kishte nga publiku që fajtorin për largimin e Ledianës e gjenin brenda “Përputhen”.
Një prej tyre ishte ish-banori i Big Brother Albania, Damiano Agalliu, i cili fillimisht e kritikoi Melisën.
Ai thotë se Melisa ishte një prej personave që fillimisht është kritikuar shumë, andaj nuk duhej të kishte një sjellje të tillë ndaj Ledianës.
Po ashtu, ai kritikoi edhe moderatoren Bora Zemani, e cila kishte qenë e ashpër ndaj Ledianës në një puntantë para asaj ku kërkoi vet largimin.
Agalliu e sheh si absurde kërkimfaljen e konkurrentëve për Ledianën, pas gjithë asaj që kishte ndodhur.
Krejt në fund, ai thotë se kjo ‘famë’ që konkurrentët kanë bërë është vetëm famë momentale, andja nuk duhet ta quajnë veten VIP.
Kurse, Melisa i reagoi e mllefosur duke thënë se këtë gjë Damiani po e bën për faktin se nuk ia ktheu ‘followin’ në Instagram, teksa arsyetohet për kritikat që bëri ndaj Ledianës. /Lajmi.net/