Tag: Meridian Ramçaj

  • Pas sherrit në studio, Meridiani godet sërish Balinën

    Pas sherrit në studio, Meridiani godet sërish Balinën

    Meridian Ramçaj nuk është më pjesë e Big Brother Vip, kjo për shkak të eliminimit të tij të premten e kaluar. Ish banori i BBV ka zhvilluar një bisedë virtuale me ndjekësit e tij në instagram.

    Ishte Donaldi ai që e nxori në nominim duke e çuar në garë me të edhe Ilirin. Gjatë transmetimit të së premtes Meridiani u përplas me fjalë të rënda me Balina Bodinakun, opinionisten e BBV.

    Ndaj nuk iu shpëtoi pyetjeve lidhur me sherrin që e patën së bashku. “Çfarë mendimi keni për Balina Bodinakun, që dukshëm nuk është transparente në gjykimet e saj?, ishte pyetja që iu adresua ish banorit.

    Ndërkohë Meridiani e konsideroi Balinën si fanse të tij në bazë të përgjigjes që i japi. “Nuk kam komente për fansat!”, përgjigjet Meridiani.

    Përveç Balinës, Meridiani ka pasur edhe një përplasje të fortë në rrjtete sociale me Romeo Veshaj, pas akuave të tij dhe fjalëve të rënda për Donaldin dhe Beatrixën.

    Një tjetër banore që sulmohet herë pas here nga Meridiani, është edhe Einxhel po ashtu, e cila s’ka pasur thuajse fare kontakte me të brenda shtëpisë.

  • Meridianit nuk i kalon inati, sherr me Romeon, ky i fundit i kërko takim

    Meridianit nuk i kalon inati, sherr me Romeon, ky i fundit i kërko takim

    Meridian Ramçaj nuk e ka pritur eliminimin nga shtëpia.

    Fajtor bëri Donaldin, ku ky i fundit e kishte nominuar të martën e kaluar.

    Ndërkohë, shkak i kësaj deklarate ka nisur sherri me vëllain binjak të Donaldit, Romeon i cili ka bërë postime të ndryshme në rrjete sociale duke kaluar edhe në ofendime.

    Tutje, edhe Meridiani nuk është se e ka lënë më aq, teksa e ka quajtur edhe “zog” Romeon duke shkruar se ai i ka kërkuar takim live me një telefonatë por që nuk janë takuar duke vazhduar debati me postime në Instagram.

  • Meridiani me akuza të forta kundër produksionit të BBV, hedh dyshime mbi largimin e tij

    Meridiani me akuza të forta kundër produksionit të BBV, hedh dyshime mbi largimin e tij

    Meridian Ramçaj nuk është më pjesë e Big Brother Vip.

    Meridiani mbrëmë ka qenë i eliminuari i radhës nga BBV, ku në garë ishte me Donaldin dhe Ilirin.

    Largimi i tij nga gara erdhi si rrjedhojë e nominimit të bërë nga Donaldi, i cili kishte të drejtë të çonte në televotim tre banorë. Zgjedhja e tij ishte Iliri, Meridiani, dhe vetë ai.

    Ky nominim solli polemika dhe debate të shumta midis banorëve gjatë gjithë javës, ku Meridiani shfaqej kryesisht i pakënaqur nga ky vendim i Donaldit.

    Ndërkohë, këto pakënaqësi duket se kanë vazhduar ende, edhe pas daljes së ish-banorit.

    Nëpërmjet disa story-ve në llogarinë e tij në “Instagram”, Meridiani ka akuzuar rëndë produksionin për mostransparencë lidhur me votat e publikut.

    Këtë gjë ai e ka komentuar duke ripostuar në “Instastory” disa screenshots të komenteve në faqen zyrtare të “Big Brother VIP” të cilët kërkonin largimin nga gara të Donaldit.

    Nga ana tjetër, ai ka publikuar gjithashtu edhe mesazhe të ndjekësve të tij të cilët i dërguan prova të votave të tyre për të larguar Donaldin në numrin zyrtar të “Big Brother”.

    “Sonte duhet të tregohen të drejtë dhe të respektojnë votat e publikut!!”- shkruan një ndjekës.

    Ndërkohë, Meridiani nuk ka nguruar të rivendosë në vëmendje edhe debatin e tij të ashpër me Balinën. Ai ka ripostuar një story, ku e quan atë “pseudoanaliste” dhe riciton fjalët e ndjekësit:

    “Kemi hy në gjynah që kemi thënë Donaldi Borës se ky paska qenë Donaldi i Balinës.