Tag: Milot Rashica

  • Aston Villa rikthen interesimin për Milot Rashicën – por sa janë gjasat për t’u realizuar transferimi?

    Aston Villa rikthen interesimin për Milot Rashicën – por sa janë gjasat për t’u realizuar transferimi?

    Aston Villa ishte tejet i interesuar në verën e këtij viti në Milot Rashicën, mirëpo dështuan të arrinin marrëveshje me Werder Bremenin për shumën e transferimin.

    Por, skuadra angleze duket se nuk ka hequr dorë nga transferimi i 24-vjeçarit dhe do të tentojë sërish në afatin kalimtar të janarit.

    “Milot Rashica i Werder Bremenit ishte nën shënjestrën e Aston Villës, mirëpo ndryshoi gjithçka te shuma e marrëvshjes”, ka thënë Gregg Evans, gazetar i The Athletic.

    “Kosovari është i lënduar dhe vështirë se kthehet në muajin e ardhshëm, derisa një marrëveshje për transferim është e komplikuar”.

    “Aston Villa do të rikthehet edhe një herë për të, andaj mbetet të shihet se ku do të qëndrojnë gjërat mes të trija palëve”, ka shtuar më tej Evans.

    Reprezentuesi i Kosovës i ishte bashkuar Werder Bremenit nga Vittese në janar të vitit 2018, duke bërë 79 paraqitje, ka shënuar 24 gola dhe ka bërë 15 asistime.

    Në dy sezonet e tij të fundit në Weserstadion, kosovari ka shënuar 17 gola dhe ka dhuruar 12 asistime në 54 paraqitje në Bundesliga, që i bije 1,86 gola për ndeshje.