Tag: Minera e Trepçës

  • Minatorët ndërpresin grevën në mes të natës, pasi arrijnë marrëveshje me institucionet

    Minatorët ndërpresin grevën në mes të natës, pasi arrijnë marrëveshje me institucionet

    Pas 10 ditësh të ngujuar në minierë, minatorët e Trepçës mbrëmë në mes të natës kanë ndërprerë grevën që kanë nisur nga 24 tetori, pas një marrëveshje që tashmë është arritur.

    Lajmin e kanë konfirmuar për Sinjalin nga Sindikata e Pavarur e Minatorëve të Trepçës, me ç’rast është bërë e ditur se marrëveshja erdhi pas një takimi që kanë pasur minatorët me disa deputetë të pushtetit, përfaqësues të Bordit të ndërmarrjes Trepça dhe Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik.

    “Po, është ndërpre. Kanë qenë disa deputetë të Vetëvendosjes, Armend Muja, Arjeta Fejza. Është bërë marrëveshje”, kanë thënë shkurt për Sinjalin.

    Ndonëse nuk dihet se çka realisht përmban kjo marrëveshje, minatorët u futën në grevë për shkak të pakënaqësive me kushtet e punës, duke kërkuar realizimin e pagës mujore me kohë, sigurimin shëndetësor dhe shkarkimin e menaxhmentit të Trepçës, të cilin e fajësojnë për kushtet jo të mira.

  • Minatorët e Trepçës hynë ne ditën e gjashtë të grevës

    Minatorët e Trepçës hynë ne ditën e gjashtë të grevës

    Sot është dita e gjashtë prej kur minatorët e minierës me flotacion kanë hyrë në grevë. Ata po kërkojnë realizimin e pagës mujore me kohë teksa kërkojnë edhe sigurimin e kushteve të punës. Për këto kërkesa ata po kërkojnë garanci me shkrim.

    “Po kërkesa jonë është që duhet ta kemi një siguri, duhet ta kemi një marrëveshje me shkrim dhe nuk kërkojmë asgjë më shumë, vetëm kërkesat tona ti përpilojmë me anë të një shkrese, me anë të një vendimi I cili na jep një lloj garancie që ne duhet të bazohemi në të ardhmen”, ka theksuar Ibrahim Jonuzi, kryetari i Sindikatës së Minatorëve.

    Jonuzi dje tha se gjendja e e minatorëve është e rënduar dhe se për pesë ditë 24 persona kanë kërkuar ndihmë.

    “Gjendja është shumë e rënduar. Dita e pestë e grevës dhe ka 24 persona që po kërkojnë ndihmë. Jo, me kryeshefin dhe bordin s’kemi pasur kontakt, por kemi zhvilluar një takim me të deleguarit nga qeveria”.

    “Takimi me ta është zhvilluar sot. Ata veç e kanë dëgjuar zërin tonë, nuk mund të them që presim dicka”, tha ai.

    Jonuzi bëri të ditur se politikanë të ndryshëm kanë dashur t’i vizitojnë minatorët grevistë, por s’i kanë lejuar që të hyjnë pasi s’kanë dashur që grevës t’i japin konotacion politik.

  • Nesër protestohet para menaxhmentit të “Trepçës”, në mbështetje të minatorëve

    Nesër protestohet para menaxhmentit të “Trepçës”, në mbështetje të minatorëve

    Nesër nga ora 12:00 do të protestohet përpara menaxhmentit të minierës “Trepça” në hyrje të qytetit të Mitrovicës.

    Kjo u bë e ditur përmes një pankarte që është vendosur në sheshin e Mitrovicës, ku thuhet se është koha që t’i thuhet stop padrejtësive ndaj minatorëve.

    “Ata ishin ndër të parët që i thanë stop padrejtësive ndaj shqiptarëve, prandaj është koha jonë të themi stop padrejtësive ndaj minatorëve. Minatorë, Kosova është e juaja e ne jemi me ju”, thuhet ndër të tjera në pankartë, transmeton Klankosova.tv.

    Kujtojmë se që nga dje, minatorët e “Trepçës” janë në grevë, ku po kërkojnë që pagat e tyre të dalin në mes datave 6 dhe 10, të shkarkohet kryeshefi i ndërmarrjes dhe të ketë sigurime shëndetësore.