Tag: Minishengeni

  • “Ballkani i hapur”/ Kurti i përgjigjet Ramës pas bojkotimit të Forumit: ‘Mini-Shengeni’, nismë pa vizion, nuk e keni miratimin tonë

    “Ballkani i hapur”/ Kurti i përgjigjet Ramës pas bojkotimit të Forumit: ‘Mini-Shengeni’, nismë pa vizion, nuk e keni miratimin tonë

    Vetëm disa minuta pas firmosjes së marrëveshjeve ekonomike, mes kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama, Presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiç, dhe kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, ka mbërritur reagimi i Qeverisë së Kosovës, e cila e pati paralajmëruar bojkotimin e Forumit.

    Qeveria e Kosovës shprehet se iniciativa e ‘mini-Shengenit’ është nismë pa vizion për rajonin. Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, nuk ka marrë pjesë në Forumit Ekonomik për Bashkëpunim Rajonal që po mbahet në Maqedoninë e Veriut, që deri tani njihej si “mini-Shengeni” Ballkanik. Nga ky forum, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama i kanë ftuar edhe vendet tjera në rajon që t’i bashkohen nismës “mini-Shengenit”, si mundësi e vetme për forcimin e bashkëpunimit ekonomik dhe lëvizjes.

    Përmes një përgjigje me shkrim për Radion Evropa e Lirë, zyra për media e Qeverisë së Kosovës tha se “qëndrimet për idenë e Novi Sadit, të ashtuquajtur ‘mini-Shengen’, tashmë janë të njohura”.

    “Iniciativa e Novi Sadit nuk e ka miratimin tonë dhe si rrjedhojë, nuk kemi pasur zyrtarisht ftesë për pjesëmarrje në takim. Për ne, i ashtuquajturi ‘mini-Shengen’ është nismë pa vizion për rajonin. Ne kemi propozuar avancimin e bashkëpunimit rajonal nga CEFTA në SEFTA, sipas modelit të EFTA-EEA, nga e cila do të përfitonin njëkohësisht të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor”, thuhet në përgjigje.

    Ideja e “mini-Shengenit” ballkanik, u prezantua në Novi Sad të Serbisë më 10 tetor të vitit 2019, nga liderët e Serbisë, Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë.

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në vazhdimësi ka kundërshtuar nismën e “mini-Shengenit”, pasi sipas tij, rajoni duhet t’i kthehet agjendës së integrimit në Bashkimin Evropian dhe jo nismave që janë të dëmshme për shqiptarët.

  • Ish-zyrtari në Ministrinë e Integrimeve: Deklarata e Ramës në “Mini-Shengen” pasqyron saktë nivelin më të ultë të bashkëpunimit Shqipëri – Kosovë ndonjëherë

    Ish-zyrtari në Ministrinë e Integrimeve: Deklarata e Ramës në “Mini-Shengen” pasqyron saktë nivelin më të ultë të bashkëpunimit Shqipëri – Kosovë ndonjëherë

    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev janë takuar të enjten në Shkup në kuadër të Forumit Ekonomik për Bashkëpunim Rajonal, por edhe asaj që deri tani njihej si “mini-Shengeni” ballkanik, por që tani pritet të marrë një emër të ri.

    Përmes një deklarate Rama tha se “Jam në qëndrim absolutisht të kundërt me Kosovën”.

    E për këtë fjali të Ramës ka reaguar ish-zyrtari në Ministrinë e Integrimeve, Demush Shasha, i cili thotë se kjo deklaratë pasqyron saktë nivelin më të ultë të bashkëpunimit Shqipëri – Kosovë ndonjëherë, raporton Zeri.info.

    “Lëre që Rama ka vazhduar të godas Kosovën për shkak Mini-Shengenit, por Rames nuk i shkoj as mendja që të adresoj atë që Komiteti i Helsinkit cilësoj spastrim etnik i shqiptarëve nga Serbia përmes masave administrative ne Luginën e Preshevës. Pra për të thënë ndryshe për Ramën, para njohjes së Kosovës nga Serbia, vije suksesi i Mini-Shengenit. Para spastrimit etnik të shqiptarëve në luginë, vijnë interesat politik dhe ekonomik të Serbisë”, thotë Shasha përmes këtij reagimi.

    Ai thekson se “përtej kësaj, fakti që dy vite pas lansimit të iniciativës në takimin e Shkupit refuzuan të marrin pjesë gjysma e vendeve të Ballkanit dhe TË GJITHË akterët të rëndësishëm ndërkombëtar tregon çdo gjë për fatin e kësaj iniciative”.

    “Jo vetëm aq, por dy vite pas lansimit të iniciativës pjesëmarrësit nuk mund të dakordohen as për emrin e iniciativës. Kjo është çfarë ndodh kur bashkëpunimi rajonal shndërrohet në cirkus politik”, thuhet në reagimin e tij.

    Tutje Shasha thotë se as shtatë zotimet që u bënë në Samitin e Tiranës më 2019 nuk janë përmbushur.

    “Sa i përket kredibilitetit të zotimeve të sotme të Vuçiq-Rama-Zaev, ia vlen të shikosh se çfarë ka ndodhur me shtatë zotimet e Samitit të Tiranës të bëra na tetor 2019. Nga total prej shtatë zotimeve konkrete, ASNJË prej tyre nuk është përmbushur. Sa për kujtim psh. pjesëmarrësit ishin zotuar në Tiranë se deri në fund të vitit 2020, do të sigurojnë funksionalizimin e sistemit të lëvizjes së lirë të mallrave. Sot thanë që e arrijnë këtë deri 2023-en. Këtij zotimi më as ata vet nuk i besojnë”, thekson Shasha.

    Ai potencon se “mini-shengeni”prej fillimit nuk i ka mbushur tri elementet kyçe.

    “Dhe kjo nuk është për tu habitur. Ky ishte fati i iniciativës Mini-Shengenit që nga fillimi. Që një iniciativë rajonale të këtë sukses ajo duhet të përmbush minimalisht 3 elementet kyçe: (1) të këtë gjithëpërfshirje politike, (2) të këtë fonde për të implementuar projektet rajonale, dhe (3) të këtë strukturë administrative që do monitoroj zbatimin e zotimeve politike. Iniciativa e MIni-Shengenit nuk ka përmbushur, dhe nuk përmbush, asnjërin nga këto 3 kritere bazë”, deklaron ai.

    Ish-zyrtari në Ministrinë e Integrimeve ka përgëzuar Kosovën që ka mbetur konsistente në politikën e saj të jashtme, duke zgjedhur procesin e Berlinit, para aventurës së Mini-Shengenit.

    “Rrjedhimisht, në gjithë këtë kontekst, Kosova ka bëre mirë që ka mbetur konsistente në politikën e saj të jashtme, duke zgjedhur procesin e Berlinit, para aventurës së Mini-Shengenit. Procesi Berlinit gëzon pjesëmarrjen e jo vetëm të gjitha vendeve të Ballkanit, por edhe të gjitha vendeve më të fuqishme të BE-së, të kryesuara nga Gjermania. Prandaj, për Kosovën zgjidhja në mes Gjermanisë dhe Serbisë, çdo herë do jetë një zgjidhje e lehtë”, përfundoi ai. 

  • Bojkotuan Samitin e Shkupit, Rama: Kosovën e kuptoj, por kam qëndrim të kundërt. Malin e Zi dhe Bosnjen s’di pse mendohen

    Bojkotuan Samitin e Shkupit, Rama: Kosovën e kuptoj, por kam qëndrim të kundërt. Malin e Zi dhe Bosnjen s’di pse mendohen

    Kryeministri Edi Rama ndodhet sot në Shkup, ku ka mbajtur fjalën e tij në Forumin Ekonomik “Ballkani i Hapur”, dhe e ka nisur me një vërejtje për kryeministrin e Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev. 

    Kreu i qeverisë shqiptare iu referua nje takimi tëp mëparshëm po në Shkup, ku përkthyesi sipas Ramës ia ka shkatërruar mesazhin që ai donte të përcillte.

    Nga Samiti i Shkupit, kreu i qeverisë shqiptare Edi Rama deklaroi se, kemi rënë dakord që do vendosim pagesën e mallrave të integruara.

    “Për çfarë mendohet Mali i Zi, i cili është bërë një problem shumë i madh punësimi.  E di për çfarë mendohet Kosova, por unë jam në një qëndrim të kundërt. Çdo ditë që fitojmë në këtë proçes na e merr e shkuara. Dëgjoj patriotët e Shqipërisë që thonë hekurudh, hekurudha, cili janë këta investitor të mëdha që janë gati të hedhin këto para. A nëse ne së bashku kemi fuqi të ndërtojmë një projekt të përbashkët atëherë bëhet”, tha Rama.