Tag: Mitrovicë e Veriurt

  • Njësia Speciale niset drejt veriut të Mitrovicës

    Nga sot nuk lejohet qarkullimi i veturave me targa KS, dhe të gjithë që posedojnë këto targa nuk do të lejohen të kalojnë kufirin.

    Njësia Speciale e Policisë së Kosovës është duke shkuar drejtë pikave kufitare në Veri për të monitoruar situatën.

    Disa Blinda të Policisë janë rrugës për në pikat kufitare me Serbinë për të mbajtur rendin dhe për të zbatuar këtë urdhër.

    Kjo mund të shkaktoj tollovi dhe trazira te qytetarët serb të veriut të Republikës së Kosovës.

    Me Marrëveshjen e Brukselit për lëvizjen e lirë, e cila u arrit në korrik të vitin 2011 në dialogun teknik ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ishte përcaktuar që të gjithë pronarët e veturave që banojnë në Kosovë, duhet të përdorin targat ‘KS’ (Kosovë) ose ‘RKS’ (Republika e Kosovës) dhe kështu t’i hiqnin nga përdorimi targat që për serbët e Kosovës i lëshonte Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë.

    Këtë vit, Ministria e Brendshme e Kosovës ka njoftuar se do të hiqen nga qarkullimi të gjitha targat KS dhe veturat e Republikës së Kosovës do të bartin vetëm targat RKS.

  • Hapen të gjitha qendrat e votimit në Podujevë dhe Mitrovicë të Veriut

    Hapen të gjitha qendrat e votimit në Podujevë dhe Mitrovicë të Veriut

    Qytetarët e Podujevës sot votojnë për kryetarin e ri të komunës, i cili do të ketë mandat deri në zgjedhjet e ardhshme komunale të vitit 2021.

    Në komunën e Podujevës tashmë janë hapur me kohë të gjitha vendvotimet.

    Këtë e ka thënë mbikëqyrësi i qendrës së votimit të njërës prej shkollave në Podujevë.

    “Në pikën tonë përgatitjet janë bërë me kohë dhe procesi po ecë mbarë. Kanë ardhë votuesit e parë kanë hedhur votën e tyre. Në orët e hershme të mëngjesit ekipi ka shkuar dhe ka marrë materialin sensitive. Të gjitha qendrat e votimit janë hapur me kohë, procesi deri më tani po shkon në rregull”, ka deklaruar ai.

    Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, 87 mijë e 381 votues do të jenë në Podujevë.

    Numri i qendrave të votimit në Podujevë do të jetë 45 ndërsa ai i vendvotimeve do të jetë 115.

    Kujtojmë se Komuna e Podujevës, ka mbetur pa kryetar që nga muaji qershor, pasi Agim Veliu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, është emëruar ministër i Punëve të Brendshme në Qeverinë e Kosovës. Në garë për të parin e komunës, janë Naim Fetahu i PDK-së, Nexhmi Rudari i LDK-së dhe Shpejtim Bulliqi i LVV-së.


    Ndërkohë, zgjedhjet sot po mbahen edhe në komunën e Mitrovicës së Veriut.

    Edhe në veri të Mitrovicës janë hapur të gjitha qendrat e votimit me kohë për zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të kësaj komune.
    Hapjen e qendrave me kohë e ka konfirmuar për KosovaPress, Sllobodan Dimitrijeviq, kryetar i KQZ-së në veri të Mitrovicës.

    Janë gjithsej 7 qendra me 27 vendvotime, ndërsa  23 mijë e 313 qytetarë do të kenë mundësi ta ushtrojnë të drejtën e tyre të votës.

    Zgjedhjet e jashtëzakonshme po mbahen në këtë komunë pas dorëheqjes së kryetarit Goran Rakiq, për shkak të emërimit të tij zëvendëskryeministër dhe ministër i Administratës dhe Pushtetit Lokal në Qeverinë e Kosovës.

    Ndryshe, Milan Radojeviq i Listës Serbe, Florent Azemi i PDK-së, Erden Atiq i Vetëvendosjes dhe Dushan Millunoviq kandidat i pavarur, janë në garë për mandatin e kryetarit deri në zgjedhjet e ardhshme komunale që do të mbahen vitin e ardhshëm.