Nesër nga ora 12:00 do të protestohet përpara menaxhmentit të minierës “Trepça” në hyrje të qytetit të Mitrovicës.
Kjo u bë e ditur përmes një pankarte që është vendosur në sheshin e Mitrovicës, ku thuhet se është koha që t’i thuhet stop padrejtësive ndaj minatorëve.
“Ata ishin ndër të parët që i thanë stop padrejtësive ndaj shqiptarëve, prandaj është koha jonë të themi stop padrejtësive ndaj minatorëve. Minatorë, Kosova është e juaja e ne jemi me ju”, thuhet ndër të tjera në pankartë, transmeton Klankosova.tv.
Kujtojmë se që nga dje, minatorët e “Trepçës” janë në grevë, ku po kërkojnë që pagat e tyre të dalin në mes datave 6 dhe 10, të shkarkohet kryeshefi i ndërmarrjes dhe të ketë sigurime shëndetësore.
Forca të shtuara të Njësisë Speciale të Kosovës janë nisur në drejtim të Mitrovicës.
Policia do të jetë e gatshme për ditën e nesërme kur Serbia mban referendumin kushtetues, të cilin Kosova nuk e lejon që të mbahet në territorin e saj.
Siç raportohet, Njësia Speciale do të jetë e pranishme dhe në gjendje gatishmërie në të gjitha komunat me shumicë serbe në Kosovë.
Kuvendi i Kosovës me 76 vota për, asnjë kundër dhe një abstenim ka miratuar rezolutën kundër mbajtjes së referendumit të Serbisë edhe në territorin e Kosovës.
Një zënkë mes tre personave ka përfunduar me vrasjen e një të riu në Mitrovicë. Ngjarja ndodhi dje pas mesnatës, ku 25 vjeçari me inicialet A.M, vdiq pasi u sulmua fizikisht me një mjet të mprehtë nga dy të dyshuar.
Për vrasjen e 25 vjeçarit janë të dyshuar dy persona, të cilët ndodhen akoma në arrati.
Me anë të raportit 24-orësh, policia njofton se kanë kryer kontrolle në lokacione të ndryshme, në të cilat dyshohej se ndodheshin të kërkuarit për vrasjen e të riut.
Në një lokacion, policia ka gjetur dhe konfiskuar një pushkë të gjatë -mitraloz me disa fishekë dhe një sasi e dyshuar që mund të jetë substancë narkotike
Njoftimi i plotë i policisë:
VRASJE E RËNDË /Rr. Artim Jashari, Mitrovicë 30.10.2021 – 00:10. Lidhur me rastin, me urdhër të prokurorit përgjegjës dhe me urdhër verbal të gjyqtarit të procedurës paraprake, njësia e hetimeve rajonale Mitrovicë Jugu kanë kryer kontrolle në disa lokacione në kërkim të të dyshuarve, mirëpo nuk janë hasur deri me tani. Ndërsa gjatë kontrollit në një lokacion ku dyshohej se mund të gjenden të dyshuarit, policia ka gjetur dhe konfiskuar një pushkë të gjatë -mitraloz me disa fishekë dhe një sasi e dyshuar që mund të jetë substancë narkotike. Rasti nën hetime.
Dhuna policore, e cila u intensifikua u bë temë aktuale së fundmi në Shqipëri, ka shpërthyer e eskaluar edhe në Mitrovicë.
Një 19 vjeçar me iniciale Sh.B është përgjakur pasi i janë shkaktuar plagë e të çara në kokë nga një zyrtar policor sot në Mitrovicë, tek Liqeni Akumulues.
E gjithë ngjarja ndodhi kur sot rreth orës 5:00 (mëngjes i hershëm), 4 djem vushtrrias ishin ndalur nga 2 zyrtarë policorë tek Liqeni Akumulues në Mitrovicë dhe ishin udhëzuar të shkojnë në shtëpi pasi akoma ishte “ora policore”.
4 të rinjtë, që kishin kaluar natën pranë një zjarri tek ky liqen, meqë nuk kishin gjetur transport për kthim në shtëpi pas orës 19:00, thonë se kishin dëgjuar udhëzimet e policëve dhe ishin nisur të ktheheshin. Por menjëherë pas kësaj, sipas tyre, njëri nga zyrtarët ka filluar të ushtrojë dhunë fizike mbi ta. Viktima që u përgjak thotë se iu bind policit, por pavarësisht kësaj ai e goditi.
“Ne e kemi fikur zjarrin dhe jemi nisur për shtëpi dhe me pas kemi kaluar rreth 20 m, njëri prej tyre ka kërkuar që të vrapojmë. Menjëherë pas kësaj, ka filluar të na godas, ashtu që fillimisht njërin prej shokëve të mij e ka goditur me shkelm në shpinë, tjetrin në këmbë, pastaj ka nxjerr shufrën metalike dhe më ka goditur në këmbën e majtë, pastaj dorën e majtë dhe derisa ishte duke më goditur, i kam thënë mos më godit, e pas kësaj, ka vazhduar me goditje disa herë në kokë, me shufër metalike, me ç’rast më ka shkaktuar plagë dhe ka filluar gjakderdhja.”, ka thënë Sh.B për.
Djali thotë se, ndonëse i gjakosur, Policia e la ashtu në rrugë. Ai thotë se ka shkuar vetë në emergjencë dhe pastaj është shoqëruar në Stacion nga i njëjti polic që pretendohet se e kishte rrahur, ku është mbajtur deri në ora 12:00.