Tag: MPJ

  • Petkoviqit nuk i lejohet hyrja në Kosovë

    Drejtorit të Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviqit, i është ndaluar hyrja në Kosovë, ka bërë të ditur të mërkurën zyra e tij përmes një njoftimi në Facebook.

    Sipas njoftimit, kjo është hera e gjashtë që i ndalohet hyrja në Kosovë, Petkovqit.

    “Drejtori Petkoviq ka theksuar se vizita është paralajmëruar me kohë dhe sipas marrëveshjeve”, thuhet në njoftimin e kësaj zyre.

    Në njoftim thuhet se në agjendë, ai kishte vizitën në dy kisha dhe te një familje e kthyer serbe.

    Në fakt, kohëve të fundit nuk janë lejuar vizitat e zyrtarëve në shtetet përkatëse. Para pak ditësh, Serbia nuk lejoi vizitën e disa ministrave të Kosovës në Luginën e Preshevës.

  • Petkoviq hynë në Kosovë pa lejen e MPJ-së, shkon në Lipjan për t’ia ndezur zjarrin një familjes serbe

    Petkoviq hynë në Kosovë pa lejen e MPJ-së, shkon në Lipjan për t’ia ndezur zjarrin një familjes serbe

    Drejtori i të ashtuquajturës zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, në orët e hershme të mëngjesit të djeshëm u lajmërua nga malet e Kosovës në veri.

    Petkoviq po qëndron dje dhe sot në Kosovë me një kërkesë për vizitë, të cilën Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës ia kishte refuzuar.

    MPJD në një përgjigjje për Gazetën Express ka thënë se Petkoviq më 4 janar kishte bërë kërkesë për këtë vizitë, ndërsa ajo i ishte refuzuar të nesërmen.

    “Drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovë në Serbi, Petar Petkoviq, ka bërë kërkesë për vizitë në Kosovë me datën 4 janar 2021.Një ditë më vonë, me datën 5 janar, Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, znj. Meliza Haradinaj-Stublla, ka udhëzuar Zyrën Ndërlidhëse të Kosovës në Serbi që të refuzojë këtë vizitë”, thuhet në përgjigjjen e MPJD-së.

    Por Petkoviq jo vetëm që ka hyrë në Kosovë, por ai sot i shoqëruar nga kryetari i Komunës së Graçanicës, Sërxhan Popoviq, vizitoi familjen e Dejan Rashiqit këtë mëngjes në fshatin Dobrotin afër Lipljanit.

    Petkoviq i premtoi kësaj familje ndihmë në zgjerimin e biznesit familjar dhe zdrukthëtarisë, me të cilën merret kjo familje, ndërsa në fotografi shihet duke ua ndezur atyre edhe zjarrin.

  • MPJ sqaron refuzimin e kërkesës së Vuçiqit për vizitë në Kosovë, e quan ofenduese dhe provokuese

    MPJ sqaron refuzimin e kërkesës së Vuçiqit për vizitë në Kosovë, e quan ofenduese dhe provokuese

    Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ministri i Mbrojtjes, Aleksandar Vulin dhe Marko Gjuriq, nuk do të lejohen të hyjnë në Kosovë.

    Sipas një njoftimi për media nga MPJ thuhet se kërkesa e Aleksandar Vuciq dhe të tjerëve në një kohë kur Kosova është duke u përballur me rihapjen e plagës së personave të pagjetur si dhe zbulimit të varrezave massive të shqiptarve të vrarë e masakruar në luftë është ofendim më tepër se provokim.

    Tutje në njoftim bëhet e ditur se secila kërkesë e Serbisë në këto rrethana gjithmonë do ta ketë përgjigjen e njëjtë.

    “Kërkesa e Vuçiq, Vulin, Gjuriq e Petkoviq për të vizituar Kosovën, në një kohë kur Kosova përballet me rihapjen e plagës e dhimbjes së madhe të personave të pagjetur, dhe zbulimit të varrezave masive të shqiptarëve të vrarë e masakruar në luftë, 21 vjet më pas, është ofendim më tepër se provokim! Secila kërkesë e Serbisë në këto rrethana gjithmonë do ta ketë përgjigjen e njëjtë”, thuhet në njoftim.Lexo po ashtu:

    Gjithashtu, ministrja e MPJ-së Meliza Haradinaj-Stublla ka njoftuar se e ka shtyrë vizitën e saj në Kizhevak të Serbisë ku u gjet një varrezë masive me trupat e shqiptarëve të vrarë në gjatë luftës në Kosovë.

    “Meqë institucionet e Kosovës të angazhuara për zbardhjen e fatit të personave të pagjetur,  tanimë kanë pranuar ftesën për pjesëmarrje në vazhdimin e gërmimeve në varrezën masive në Kizhevak të Serbisë dhe do të jenë aty gjatë javës së ardhshme, edhe vizita e paralajmëruar e Ministres së Punëve të Jashtme dhe Diasporës znj. Meliza Haradinaj-Stublla, shtyhet për një kohë tjetër. Qytetarët e Kosovës, familjet e të pagjeturve, të vrarëve dhe të masakruarve nga forcat policore, ushtarake dhe paramilitare serbe, pyesin me të drejtë se çka do të ndodhë pas zbulimit të varrezave masive dhe rivarrosjes? Deri kur drejtësia ndërkombetare do të lejojë, që po ata që kryen krimet te kryejnë edhe hetimet e gjykimet? Serbia, nuk është në gjendje ta trajtojë të kaluarën e saj kriminale, andaj kërkohet ndërhyrje ndërkombëtare në këto rrethana, që drejtësia e munguar për viktimat e gjenocidit serb në Kosovë të vihet në vend”, thuhet tutje në njoftimin e MPJ-së. /Telegrafi/

  • Vuçiq dhe “banda” e tij kërkuan leje që sot ta vizitojë Kosovën

    Vuçiq dhe “banda” e tij kërkuan leje që sot ta vizitojë Kosovën

    Një gjë të tillë për Gazetën Express e kanë konfirmuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës.

    Përveç presidentit të Serbisë, leje për të vizituar Kosovën kanë kërkuar edhe shefi i të ashtuquajturës “Zyra për Kosovën”, Petar Petkoviq, ministri i Punëve të Brendshme, Aleksander Vulin, dhe Marko Gjuriq.

    “Të enjten kanë kërkuar leje për vizitë, Petkoviq, Vuçiq, Vulin dhe Gjuriq”, kanë nga Ministria e Punëve të Jashtme.

    Megjithatë nga kjo ministri thonë se nuk do t’iu japin leje për të vizituar Republikën e Kosovës.

    Një kërkesë e tillë kreut të Serbisë për vizitë në Kosovë vjen pas gjetjes së një varreze masive në Serbi ku dyshohet se janë trupat e shqiptarëve të Kosovës të vrarë nga regjimi i Sllobodan Millosheviqit në luftën e fundit.