Tag: MSH

  • LAJMI I FUNDIT: Rekord i rasteve të reja me COVID-19 në Kosovë

    Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:


    Në 24 orët e fundit janë dhënë 4.620 doza të vaksinës kundër COVID-19.

    Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.742.039 doza të vaksinës.

    Deri më sot 800.754 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

    Deri më sot janë dhënë 44.143 doza përforëcuese dhe 7.866 doza të treta të vaksines kundër COVID-19.


    Nga 11.883 testime, 3.206 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

    Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

    Sot janë shëruar 357 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 160.247.

    Në total numri i rasteve aktive është 15.247.

  • Gastronomia deri në orën 21:00, ora policore nga ora 22:00 – Këto masa pritet të merren nesër

    Për shkak të situatës së krijuar me rastet në rritje të të infektuarve me koronavirus, Klan Kosova merr vesh se nesër do të mblidhet komiteti ndërministror për të shqyrtuar masat e reja.

    Mbledhja e tyre është paraparë në ora nëntë, ndërsa pritet të propozohen masat si vijon:

    Gastronomia të punojë deri në orën 21.00.Të bëhet kusht që të gjithë ata që hyjnë në Kosovë, të jenë me tre doza të vaksinës për Covid-19.Gjithashtu Klan Kosova mëson se edhe Ora Policore pritet të nis nga ora 22.00, megjithatë akoma nuk ka të konfirmuar zyrtarisht.

    Kujtojmë se në 24 orët e fundit, 2 mijë e 50 raste u regjistruan të infektuar me me koronavirus.

  • Qeveria pritet të marrë sot vendim për masat antiCOVID, ky është propozimi i MSH-së

    Qeveria e Republikës së Kosovës pritet që sot të marrë një sërë vendimet për masat antiCOVID-19, ndërsa ky thuhet të jetë propozimi i Ministrisë së Shëndetësisë.

    Qeveria e Kosovës pritet që sot të marrë vendim në lidhje me masat antiCOVID.

    Sipas propozimit që ka bërë Ministria e Shëndetësisë, të cilin e ka siguruar Telegrafi nga data 3 janar 2022, për të gjithë personat që hyjnë në Republikën e Kosovës do të vlejë vetëm dëshmia e certifikatës së vaksinimit për vaksinimin e plotë (me dy doza) kundër COVID-19.Po ashtu, sipas propozimit të MSH-së, vazhdon kufizimi i lëvizjes nga ora 00:00 deri në ora 05:00.

    Por, dihet se shumica e pjesëtarëve të popullit tonë nga diaspora largohen nga Kosova.

    Masat tjera, mbesin pothuajse të njëjta, përfshirë këtu edhe punën e gastronomisë që lejohet nga ora 05:00 deri në ora 23:00, ndërkaq muzika lejohet deri në ora 21:30.

    Sipas këtij propozimi:

    “Çdo person i cili hyn në Republikën e Kosovës duhet të posedojë një nga dëshmitë e mëposhtme: 2.1 Certifikatën e vaksinimit për vaksinimin e plotë (me dy doza) kundër COVID-19; 2.2 Certifikatën e vaksinimit për vaksinimin me një dozë, jo më e vjetër se katër (4) javë, bashkë me testin RT-PCR negativ për COVID-19, jo më i vjetër se 48 orë; 2.3 Certifikatën e vaksinimit për vaksinimin me një dozë bashkë me dëshminë se personi ka kaluar COVID-19 (test RT-PCR pozitiv i lëshuar jo më pak se 21 ditë dhe jo më shumë se 180 ditë). 3. Nga data 3 janar 2022 për të gjithë personat që hyjnë në Republikën e Kosovës do të vlejë vetëm dëshmia sipas pikës 2.1 të këtij Vendimi”, thuhet në propozim.

  • Kosova me 335 raste aktive me COVID-19 dhe rreziku nga varianti Omicron

    Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka bërë të ditur se në total numri i rasteve aktive është 335, kurse numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157 mijë e 763.

    Në takimin e fundit të Komitetit për koordinim dhe vlerësim të situatës me pandeminë COVID-19, u konstatua se situata me pandeminë në vendet në rajon, Evropë dhe më gjerë është përkeqësuar javët e fundit dhe, përkundër që në Kosovë numri i rasteve të COVID-19 është i vogël në javët e fundit, situata është jostabile, në veçanti duke pasur parasysh faktin se ka dy variante në qarkullim (varianti Delta që është akoma dominues dhe varianti Delta Plus), ndërkohë që informatat e para flasin që varianti tjetër i SARS –COV-2, Omicron, karakterizohet me shumë mutacione, përhapje të shpejtë dhe nuk ka shumë informata rreth rezistencës së tij ndaj vaksinave.

    Ndërkohë, që vendet evropiane kanë vendosur masa të reja në parandalimin e varianti tjetër i SARS –COV-2, Omicron, i cili është 500 herë më shpërndarës se Delta.

    Duke pasuar parasysh situatën epidemiologjike lidhur me COVID-19, variantet në qarkullim dhe me qëllim të mbrojtjes së shëndetit publik të popullatës, Komitetit për koordinim dhe vlerësim të situatës me pandeminë COVID-19 ka njoftuar se gjatë kësaj jave do të rishqyrtohen masat në fuqi dhe do të marren masa të tjera, sipas nevojës dhe zhvillimeve lidhur me COVID-19./kp/

  • Të gjitha masat e reja që pritet të hyjnë në fuqi nga nesër

    Të gjitha masat e reja që pritet të hyjnë në fuqi nga nesër

    Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, të premten ka mbajtur takim virtual me kryetarët e komunave, me të cilët ka diskutuar rreth masave të reja që do të hyjnë në fuqi nga nesër.

    Asociacioni i Komunave të Kosovës përmes një postimi në Facebook ka njoftuar se ministri Vitia i ka njoftuar kryetarët për masat e reja që pritet të miratohen më 13 shtator dhe që do të jenë të vlefshme deri më 26 shtator.

    Sipas këtij njoftimi, mësimi në të gjitha nivelet e arsimit parauniversitar nuk fillon para datës 26 shtator.

    Takimet do të lejohen vetëm deri në 20 persona, me distancë 1.5 metra. Institucionet publike do të jenë të obliguara të punojnë vetëm me staf esencial.

    Po ashtu, është bërë e ditur se gastronomia do të vazhdojë të punojë si me masat e deritanishme, deri në orën 21:30, duke u lejuar të shfrytëzohen vetëm hapësirat e jashtme.

    Njëjtë do të veprohet edhe në pikat kufitare, ku qytetarët mbi moshën 16-vjeçare janë të obliguar të paraqesin certifikatën e vaksinimit ose testin PCR negativ, atë serologjik dhe atë rapid.

    Qendrat kulturore dhe institucionet e kulturës në varësi të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe komunave, do të pezullojnë aktivitetet deri më 26 shtator.

    Masat tjera do të vazhdojnë ashtu siç kanë qenë deri më tani.

    AKK ka bërë të ditur se nga data 27 shtator, do të ketë masa të reja në varësi nga analizat dhe situata që mund të jetë në atë kohë.

  • Kosova fillon vaksinimin masiv, dozat anti-Covid mund t’i pranoni edhe në fundjavë, por nga ajo e ardhshmja

    Kosova fillon vaksinimin masiv, dozat anti-Covid mund t’i pranoni edhe në fundjavë, por nga ajo e ardhshmja

    Më në fund do të rriten kapacitetet e vaksinimit.

    Këtë e ka pranuar edhe ministri Vitia, i cili në një konferencë të para pak çasteve për media, ka thënë se nga fundjava e ardhshme do të punohet edhe të shtuneve e të dielave.

    “Vaksinimi do të vazhdojë, por jo vetëm kaq. Ai do të rritet. Kjo pasi qytetarët, nga fundjava e ardhshme, jo nga kjo, por ajo e ardhshmja, do të mund të vaksinohen edhe të shtuneve e të dielave”, ka thënë ndër të tjera Vitia.

    Kujtojmë se ky i fundit është kritikuar shpeshherë për mospunën e qendrave të vaksimit fillimisht gjatë vikendeve, por edhe pastaj për të dielave, pasi momentalisht të shtuneve shpërndahen vaksinat, kuptohet vetëm për ata që kanë siguruar termin më herët.

  • Nga nesër rikthehet ora policore

    Nga nesër rikthehet ora policore

    Qeveria e Kosovës ka miratuar sot masat e reja anti-Covid që do jenë në fuqi deri më 13 shtator.

    Pas rritjes së rasteve me Covid-19, Ministria e Shëndetësisë në koordinimin me akterë të tjerë institucional kanë shqyrtuar masat aktuale dhe kanë vendosur që nga nesër të ketë masa shtesë në kuadër të luftimit të pandemisë Covid-19.

    Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka njoftuar se kanë propozuar që të shtyhet fillimi i vitit të ri shkollor për 13 shtator.

    “Në koordinim me IKSHPK-në dhe ekspertët e fushës kemi ardhur në përfundim se me qëllim të ruajtjes së shëndetit publik janë të domosdoshme masa shtesë. Në koordinim me MASHT-in jemi dakorduar që procesi mësimor të shtyhet me 13 shtator, marrë parasysh se me variantin Delta tani është shtuar numri i rasteve simptomatike tek fëmijët e moshës deri 0-9 vjeç, e sidomos tek ata 10-19 vjeç, po shihen si shpërndarës të virusit”, ka thënë Vitia.

    Poashtu, Vitia njoftoi se është marrë vendim që gastronomia të punojë vetëm deri në ora 21:30 dhe vetëm në ambiente të jashtme.

    “Gastronomia do të punojë vetëm në ambientet e hapura dhe atë deri në orën 21:30 dhe masën e kufizimit të lëvizjes së qytetarëve deri në orën 22:00. Të gjitha institucionet publike dhe private janë të obliguara që të punojnë vetëm me staf esencial deri me datën 13 shtator,. Me qëllim të ruajtjes së shëndetit publik duhet të posedojnë njërën nga dëshmitë si certifikatën e vaksinimit apo testet përkatëse në mënyrë që tu lejohet hyrja në ambientet e punës”, ka thënë më tutje Vitia.

    Ndër masat e marr sot në mbledhjen e qeverisë është edhe kufizimi i orarit të lëvizjes nga ora 22:00 deri ora 5:00.

    Vitia ka njoftuar se do të rekrutohen 1116 personel shëndetësorë dhe inspektues , teksa komunat në shkallë 90% sipas kërkesave të tyre në ditët në vijim do të furnizohen me barna esenciale.

    Ministri njoftoi se në fillim të shtatorit do të mbërrijnë edhe 470 mijë vaksina përmes Covax. Ndërsa deri me 13 shtator është marrë vendim që të punohet vetëm me staf esencial nëpër institucione.

    Poashtu Vitia ka dhënë detaje edhe për rregullat e reja për të gjithë ata që duan të hyjnë në territorin e Kosovës.

    “Të gjithë qytetarët pavarësisht shtetësisë janë të obliguar që në pikëkalimet kufitare të paraqesin dokumente përkatëse, siç janë dëshminë e vaksinimit, testit PCR të bërë në 72 orët e fundit , ose testin serologjik jo më të vjetër se 30 ditë. Në të kundërtën duhet të plotësojnë formular nën betim dhe të vetizolohen për shtatë ditë”, ka thënë Vitia.

    Në ndërkohë, kryeministri Albin Kurti ka thënë s e kanë qenë të detyruar që të marrin këto masa.

    “Jemi të detyruar për paralelisht me vaksinimin masiv të marrim edhe masa kufizuese që sikurse në fillim të qeverisjes sonë kanë për qëllim ndërprerjen sa më të shpejtë të rritjes dhe pastaj të uljes së tij. Për ta ndaluar përhapjen e virusit tek moshat e reja jemi të detyruar që ta shtyjmë vitin e ri shkollor. Ruajtja e shëndetit kërkon që ta sakrifikojmë përkohësisht lëvizjen tonë deri në përmirësimin e gjendjes”,, ka thënë Kurti.

    “Që ta zvogëlojmë qarkullimin e virusit me variantin Delta duhet ta zvogëlojmë edhe qarkullim e njerëzve. Deri më 6 shtatori presim që të na arrijnë edhe 650 mijë vaksina. I kemi rritur kapacitet dhe po shohim që edhe interesimi i qytetarëve për vaksinim po shtohet. Ju shprehë ngushëllimet më të sinqerta të gjithë atyre që virusi vrastar ua mori më të dashurit. Bashkëndjej me çdo qytetarë që sot po kalon pasojat e infektimit. Ju bëjë thirrje të gjithëve dhe secilit për kujdes të shtuar, e sidomos të rinjve dhe të rejave që posa u shfaqen simptomat të kërkojnë ndihmën e mjekëse”, ka thënë Kurti në mbledhjen e sotme të Qeverisë.

  • Situatë e jashtëzakonshme: 18 të vdekur nga COVID-19 brenda 24 orëve në Kosovë

    Situatë e jashtëzakonshme: 18 të vdekur nga COVID-19 brenda 24 orëve në Kosovë

    Në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar edhe 18 viktima nga COVID-19, raporton Gazeta Express.

    Gjatë kësaj kohe janë raportuar edhe  2 mijë e 295 raste të reja të infektuara me këtë virus.

    Kështu është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë.

    Në total numri i rasteve aktive me COVID-19 në Kosovë është 24.939.

    Njoftimi i MSH’së:

    #Bashkëiadalim 26 Gusht 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

    Në 24 orët e fundit janë dhënë 16.862 doza të vaksinës kundër COVID-19.

    Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 747.898 doza të vaksinës.

    Deri më sot 256.235 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

    Nga 12.406 testime, 2.295 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

    Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 18 raste të vdekjes.

    Në total numri i rasteve aktive është 24.939.

    Mbani maskat!

    Respektoni distancën!

    Mbani higjienën!

  • Nga sot masat e reja në fuqi

    Nga sot masat e reja në fuqi

    Masat e reja anti-COVID-19 nga sot hyjnë në fuqi në gjithë territorin e Kosovës, ku ndër të tjera ndalohet veprimtaria e klubeve të natës, dasmave, fejesave, ahengjeve familjare dhe mbrëmjeve të maturës.

    Masat do të jenë në fuqi deri më 1 shtator.

    Vendimi i plotë:

    A. [Zbatimi territorial]

    1. Ky vendim zbatohet në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës.

    B. [Hyrjet dhe daljet e qytetarëve të huaj nga Republika e Kosovës]

    2. Të gjithë qytetarët të cilët hyjnë në Republikën e Kosovës, përfshirë edhe ata me leje qëndrimi të përkohshëm ose të përhershëm në Kosovë dhe të cilët vijnë nga vendet me rrezik të lartë sipas listës zyrtare të Institutit kombëtar të shëndetësisë publike të Kosovës (IKShPK), duhet të kenë test RT-PCR negativ për COVID-19 të bërë në 72 orët e fundit.

    3. Nga pika 2. përjashtohen:

    3.1. Qytetarët të cilët hyjnë në Kosovë përmes aeroportit apo pikave kufitare tokësore dhe largohen nga Kosova brenda tre (3) orësh, përmes aeroportit ose pikave kufitare tokësore, me kusht që në hyrje të nënshkruaj deklaratën se do ta lëshojë Kosovën brenda tre (3) orësh;

    3.2. Qytetarët të cilët punojnë si transportues profesionist (vozitës), me kusht që të respektojnë protokollin për transport ndërkombëtarë për mbrojtje nga COVID-19;

    3.3. Qytetarët të cilët kalojnë nëpër Kosovë përmes transportit të organizuar me autobus ose me linjë të rregullt ndërkombëtare, transit, me kusht që të nënshkruhet deklarata se do ta lëshojnë territorin e Kosovës brenda pesë (5) orësh;

    3.4. Diplomatët e huaj, të akredituar në Kosovë, si dhe familjarët e tyre;

    3.5. Personat që kanë çertifikatë të vaksinimit të plotë kundër COVID-19;

    3.6. Personi me një rezultat pozitiv të testit të antitrupave serologjik –IgG, të lëshuar më së shumti tridhjetë (30) ditë para arritjes.

    3.7. Fëmijët nën moshën njëmbëdhjetë (11) vjeç.

    C. [Mbrojtja dhe siguria në punë]

    4. Gratë shtatzëna, lirohen nga obligimi për t’u paraqitur fizikisht në punë. Punëdhënësit publikë apo privat udhëzohen të ju krijojnë mundësinë që të punojnë nga shtëpia, për aq sa është e aplikueshme.

    Ç. [Masat e përgjithshme të mbrojtjes dhe higjienës]

    5. Obligohen institucionet publike dhe private, si dhe subjektet tjera, të mbajnë dezinfektues për duar dhe maska në vende të qasshme, në hyrje të objektit si dhe në ambientet e brendshme.

    6. Obligohen institucionet publike e private, si dhe subjektet tjera, që në hyrje të çdo objekti, të vendosin shenja të dukshme të rregullave të sjelljes për mbrojtje nga COVID-19, përfshirë shenjën e ndalimit të hyrjes në objekt pa maska, si dhe respektimin e distancës.

    7. Obligohen përgjegjësit e institucioneve publike e private dhe subjektet e tjera, që të kryejnë dezinfektimin dhe ajrosjen e hapësirave të mbyllura.

    8. Ndalohet hyrja në ambientet e mbyllura pa maskë.

    9. Bartja e maskës duke mbuluar hundën dhe gojën është obligative në të gjitha rastet, përveç:

    9.1. Gjatë ecjes në ambient të jashtëm, vetëm;

    9.2. Gjatë ngasjes së automjetit, vetëm, apo në grup me jo më shumë se katër (4) persona;

    9.3. Gjatë vrapimit, çiklimit dhe ushtrimeve fizike;

    9.4. Gjatë ngrënies apo pijes.

    10. Obligohen të gjitha institucionet publike dhe private që të përcaktojnë një punonjës të monitorojë zbatimin e masës të përcaktuar në pikën 8.

    D. [Institucionet e arsimit]

    11. Institucionet publike dhe private të të gjitha niveleve të arsimit vazhdojnë mësimin sipas udhëzuesit përkatës për sektorin e arsimit.

    12. Të gjitha institucioneve publike dhe private të të gjitha niveleve të arsimit, iu ndalohet organizimi i ekskursioneve dhe shëtitjeve grupore.

    Dh. [Paraqitja për skemat sociale dhe pensionale]

    13. Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve udhëzohet të lirojë të gjithë përfituesit e skemave sociale dhe pensionale, që menaxhohen nga MFPT-ja nga paraqitja e rregullt në zyrat përkatëse për qëllime të evidentimit, siç kërkohet me ligjet përkatëse..

    E. [Kufizimi i mbledhjeve publike dhe private]

    14. Lejohen grumbullimet në hapësira të mbyllura (mbledhje, seminare, trajnime), me kusht që të shfrytëzohet 30% e kapacitetit të hapësirës. Organizatori obligohet të mbaj distancën fizike prej së paku 1 metër në mes të personave, sipas dëshmive të përcaktuar në pikën 17 të këtij Vendimi.

    15. Lejohen grumbullimet në ambiente të jashtme, tubimet shoqërore (festivale, koncerte, etj.) me kusht që të shfrytëzohet 50% e kapacitetit të hapësirës, sipas dëshmive të përcaktuar në pikën 17 të këtij Vendimi.

    F. [Klubet e natës dhe ahengjet]

    16. Nga data 20 gusht 2021 deri me datë 1 shtator 2021, ndalohet veprimtaria e klubeve të natës, dasmave, fejesave, ahengjeve familjare dhe mbrëmjeve të maturës, në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës.

    G. [Hyrja, shfrytëzimi dhe organizimi i aktiviteteve të caktuara]

    17. Nga data 20 gusht 2021 deri me datë 1 shtator 2021, hyrja në ambientet ku mbahen grumbullime, tubime (festivale, koncerte) aktivitete sportive dhe kulturore të cilat kanë kapacitet mbi 100 persona, si dhe organizimi i këtyre aktiviteteve, lejohet vetëm nëse klientët/pjesëmarrësit posedojnë një nga dëshmitë e mëposhtme:

    17.1 Certifikatën e vaksinimit për vaksinimin e plotë ose marrjen e një dozë të vaksinës kundër COVID-19;

    17.2 Testi RT-PCR negativ për COVID-19, jo më i vjetër se 72 orë;

    17.3 Dëshmi se personi ka kaluar COVID-19 (test RT-PCR pozitiv i lëshuar jo më pak se 21 ditë dhe jo më shumë se 180 ditë ose rezultat pozitiv i testit të antitrupave serologjik –IgG, i lëshuar më së shumti para 30 ditëve;

    17.4 Test i shpejtë antigjen negativ jo më i vjetër se 48 orë.

    18. Nga data 20 gusht 2021 deri me datë 01 shtator 2021, një nga dëshmitë e cekura në pikën

    17 duhet të posedohet nga të gjithë punëtorët në kuadër të bizneseve/ aktiviteteve të cekura në pikën 17, të cilët janë në kontakt të drejtpërdrejtë me klientët.

    19. Personat përgjegjës të bizneseve/ aktiviteteve të cekura në pikën 17, janë të detyruar të caktojnë një person i cili do të kontrollojë posedimin e të paktën një prej dëshmive sipas pikës 17.

    20. Personat nën moshën 16 vjeçare nuk janë të detyruar të posedojnë asnjë nga dëshmitë e cekura sipas pikës 17.

    Gj. [Gastronomia]

    21. Shërbimet e gastronomisë përfshirë restoranet dhe hapësirat e ngjashme në hoteleri lejohen të punojnë deri në orën 22:30 dhe të zhvillojnë aktivitetin e tyre në përputhje me udhëzuesin përkatës. Në hapësirat e mbyllura lejohet veprimtar deri në 50% e kapacitetit të hapësirës. Në hapësirat e hapura lejohet shfrytëzimi deri në 70% e kapacitetit të hapësirës. Sipërfaqja llogaritet për zonën ku shërbehet ushqimi dhe pijet.

    22. Përgjegjësit e lokaleve duhet të sigurohen që distanca ndërmjet klientëve në tavolina të ndryshme të jetë së paku një (1) metër.

    23. Pjesa e prapme e një karrige, me pjesën e prapme të karriges tjetër duhet jenë në distancë së paku një (1) metër.

    24. Në hapësirat e mbyllura lejohen deri në 4 persona në tavolinë. Në rast se tavolinat janë me të mëdha se dy (2) metra, atëherë parakusht është që të shfrytëzohet hapësira duke respektuar kufizimin prej pesë (5) persona në 10 m2.

    25. Në hapësirat e mbyllura lejohet shërbimi i ushqimit dhe pijeve vetëm për mysafiret që janë të ulur ose duke qëndruar në këmbë në një tavolinë ose në banak.

    26. Në hapësirat e jashtme lejohen deri në gjashtë (6) persona në tavolinë, banak apo në tavolina në këmbë.

    27. Çdo tavolinë duhet të jetë e pajisur me dezinfektues që përmbajnë së paku 60-70% alkool.

    28. Duhet të vendosen udhëzuesit në hapësirat e jashtme të lokaleve lidhur me informimin e klientëve për protokollin e masave kundër COVID-19.

    H. [Qendrat tregtare dhe operatorët e tjerë ekonomikë]

    29. Lejohet veprimtaria e qendrave tregtare në përputhje me pikën 8 të këtij Vendimi dhe sipas udhëzuesit përkatës.

    30. Obligohen të gjithë operatorët, të cilët për veprimtari ekonomike e kanë tregtinë me shumicë dhe pakicë, që të përcaktojnë numrin maksimal të klientëve në lokal në të njëjtën kohë sipas rregullit – 1 person për 8 m2. Këta operatorë obligohen të shënojnë në hyrje numrin maksimal të klientëve të lejuar në të njëjtën kohë. Sipërfaqja llogaritet për zonën ku lejohen të qëndrojnë klientët.

    I. [Puna me palë]

    31. Personi përgjegjës i institucionit publik apo privat dhe i operatoreve ekonomikë, obligohet që të ndalojë rreshtimin apo tubimin brenda dhe jashtë ambientit të punës/biznesit, përveç nëse mbahet distancë fizike prej të paktën 1.5 metra nga grupet e tjera të personave.

    J. [Transporti publik]

    32. Ndalohet hyrja në mjetet të transportit publik pa maskë.

    33. Operatorët e transportit rrugor të udhëtareve lejohen të punojnë, duke shfrytëzuar kapacitetin e plotë të ulëseve, me kusht që personeli dhe udhëtarët të mbajnë maskën gjatë tërë kohës. Operatorët e transportit nuk mund të ketë më tepër udhëtarë në autobus se sa që posedojnë ulëse.

    34. Në taksi lejohen të udhëtojnë deri në dy (2) udhëtarë.

    K. [Teatrot, bibliotekat, etj.]

    35. Teatrot, bibliotekat, orkestrat, galeritë, ansamblet, baleti, kinematë, qendrat rinore, muzetë, qendrat e kulturës me grupe apo institucionet tjera të ngjashme vartëse të MKRS-së apo të Komunave, lejohen të punojnë duke shfrytëzuar 50% të hapësirës/sipërfaqeve të objekteve përkatëse për të gjitha aktivitetet (si gjatë shfaqjeve ashtu edhe gjatë ushtrimeve), në përputhje me pikën 8 dhe sipas dëshmive të përcaktuar në pikën 17 të këtij Vendimi.

    L. [Sporti dhe rekreacioni]

    36. Lejohet organizimi i garave sportive dhe stërvitjeve përkitazi me protokollet dhe rekomandimet e organizatave botërore për organizimin e ngjarjeve sportive dhe me masat mbrojtëse të Qeverisë së Republikës së Kosovës.

    37. Në aktivitetet garuese në hapësira të mbyllura lejohet prania e shikuesve deri në 15% të kapacitetit të objektit apo hapësirës sportive (salla sportive, pishina, hapësira të tjera të mbyllura) duke respektuar masën e distancës prej 1.5 metra dhe masat tjera mbrojtëse, në përputhje me pikën 8 dhe sipas dëshmive të përcaktuar në pikën 17 të këtij Vendimi.

    38. Në aktivitetet garuese në hapësira të jashtme lejohet prania e shikuesve deri në 30% të kapacitetit të objektit, apo hapësirës sportive (stadium, pishina, hapësira të tjera të jashtme), duke respektuar masën e distancës prej 1.5 metra dhe masat tjera mbrojtëse, në përputhje me pikën 8 dhe sipas dëshmive të përcaktuar në pikën 17 të këtij Vendimi dhe udhëzuesit respektiv.

    39. Organizatorët e garës janë të obliguar të ndërmarrin masat specifike, në përputhshmëri me protokollet ndërkombëtare, për menaxhimin e masës (tifozëve) para, gjatë dhe pas hyrjes në hapësirën sportive.

    40. Lejohet shfrytëzimi i fitneseve, palestrave dhe të ngjashme për aktivitete individuale rekreative, sipas dëshmive të përcaktuar në pikën 17 të këtij Vendimi dhe udhëzuesit respektiv .

    41. Shfrytëzimi i fitneseve, palestrave dhe të ngjashme bëhet në proporcion 1 klient në 8m2, sipas dëshmive të përcaktuar në pikën 17 të këtij Vendimi dhe udhëzuesit respektiv .

    42. Obligohet vendosja e shenjave informuese dhe dezinfektuesve (apo mjeteve të tjera për pastrim), në secilën pajisje të fitnesit me qëllimit të vetëdijësimit dhe dezinfektimit të tyre nga secili klient pas përdorimit.

    Ll. [Udhëzuesit dhe sqarimet]

    43. Obligohet Ministria e Shëndetësisë që të nxjerrë udhëzuesit e përkohshëm, të përgjithshëm dhe të veçantë për parandalimin dhe luftimin e COVID-19, si në vijim:

    43.1. Udhëzues i Përkohshëm për aplikimin e masave të përgjithshme për parandalimin dhe luftimin e COVID-19;

    43.2 Udhëzues i Përkohshëm për sektorin e shërbimeve personale dhe bizneseve, industrisë, administratës publike dhe OJQ-ve;

    43.3 Udhëzues i Përkohshëm për institucionet arsimore të të gjitha niveleve;

    43.4 Udhëzues i Përkohshëm për gastronomi, hoteleri, sektorin e shitjes dhe qendra tregtare;

    43.5 Udhëzues i Përkohshëm për tubimet fetare, varrime, punëtori dhe aktivitete kulturore,

    43.6 Udhëzues i Përkohshëm për fitnese, palestra dhe aktivitete tjera rekreative dhe sportive;

    43.7 Udhëzues i Përkohshëm për transportin publik;

    43.8 Udhëzues i Përkohshëm për institucionet e kujdesit shëndetësor;

    43.9 Udhëzues i Përkohshëm për aviacionin civil;

    43.10 Udhëzues i Përkohshëm për institucionet korrektuese, qendra të azilit dhe të mbajtjes për të huaj;

    44. Udhëzuesit nga pika 43 janë të detyrueshëm për të gjithë personat dhe sektorët ndaj të cilëve zbatohen.

    45. Obligohet Ministria e Shëndetësisë që në rast nevoje të nxjerr sqarime për pikat e këtij vendimi.

    M. [Zbatimi]

    46. Obligohet Ministria e Shëndetësisë, AUV dhe Policia e Kosovës në bashkëpunim me shtabet emergjente komunave, të mbikëqyrë zbatimin e këtij vendimi dhe të dorëzojë në Zyrën e Kryeministrit raport javor (çdo të premte deri në orën l6:00).

    47. Obligohet Ministria e Shëndetësisë, ShSKUK dhe IKShPK të dorëzojnë në Zyrën e Kryeministrit raportin javor, (çdo të premte deri në orën 16:00), për zbatimin e masave, gjendjen në institucionet shëndetësore, situatën epidemiologjike si dhe parashikimet për dy javët në vijim.

    48. Obligohet Ministria e Shëndetësisë që, bazuar në Ligjin Nr. 07/L-006 për Parandalimin dhe Luftimin e Pandemisë COVID-19, në territorin e Republikës së Kosovës të nxjerrë vendime operacionale, varësisht prej situatës epidemiologjike dhe rekomandimeve të IKShPK-së.

    49. Obligohet Policia e Kosovës dhe inspektoratet përgjegjëse, të mbikëqyrin zbatimin e masave, vendimeve të tjera dhe udhëzuesve përkatës në zbatim të Ligjit Nr. 07/L-006 për Parandalimin dhe Luftimin e Pandemisë në territorin e Republikës së Kosovës.

    50. Për shkelësit e masave, organet kompetente obligohen të shqiptojnë masat ndëshkimore sipas Ligjit Nr. 07/L-006 për Parandalimin dhe Luftimin e Pandemisë COVID-19 në territorin e Republikës së Kosovës dhe ligjeve të tjera në fuqi.

    51. I vetmi autoritet që mund të ofroj opinion për këtë vendim është Ministria e Shëndetësisë, ndërkaq çdo institucion tjetër mund të ofrojë sqarime për kategoritë respektive për të cilat aplikohet ky vendim, vetëm pas miratimit të atij sqarimi nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë.

    N. [Shfuqizimi i vendimit Nr. 01/25]

    52. Shfuqizohet Vendimi i Qeverisë Nr. 01/25 i datës 12.08.2021.

    Nj. [Hyrja në fuqi]

    53. Vendimi hyn në fuqi ditën e publikimit në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës dhe vlenë deri më dt.01.09.2021.

  • Kufizimi i lëvizjes për personat e pakvaksinuar në Kosovë, vjen njoftimi i fundit nga MSH

    Kufizimi i lëvizjes për personat e pakvaksinuar në Kosovë, vjen njoftimi i fundit nga MSH

    Derisa varianti Delta i COVID-19 po përhapet me shpejtësi në Kosovë, kësisoj po rritet edhe numri i rasteve të reja me këtë virus, po shqyrtohet mundësia e vendosjes së kufizimeve për personat e pavaksinuar. Nga Ministria e Shëndetësisë kanë thënë për Express se çdo opsion është i hapur me qëllim të parandalimit të përhapjes së virusit.

    Ministria e Shëndetësisë po shqyrton mundësinë e vendosjes së kufizimeve për personat e pavaksinuar kundër COVID-19.

    Ndërsa vendosja e kufizimeve për këta qytetarë, po gjen përkrahje në vend.

    Aq më shumë, përkrahje po gjen edhe kufizimi i lëvizjes për të pavaksinuarit.

    Të pyetur se a janë duke shqyrtuar kufizime për qytetarët që nuk po vaksinohen, nga Ministria e Shëndetësisë kanë thënë se çdo opsion është i hapur në mënyrë që të parandalohet përhapja më e madhe e virusit, e në mënyrë që të rritet vaksinimi në masë.

    Megjithse, nga kjo ministri nuk kanë treguar se çfarë kufizime mund të ketë për këta persona.

    Zëdhënës për informim në MSH kanë thënë se plani i vaksinimit në masë bashkë me pjesën informuese është duke u zbatuar në mënyrë që të rritet interesimi për vaksinim.

    “Çdo opsion është i hapur me qëllim të parandalimit të përhapjes më të madhe të virusit dhe rritjes së vaksinimit në masë. Është Plani i Vaksinimit në Masë kundër COVID-19 bashkë me pjesën informuese e sensibilizuese që është duke u zbatuar për rritjen e interesimit për vaksinim”, është thënë nga kjo ministri.

    Kryetar i Asociacioni të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, ka thënë për Express se po presin që gjatë ditëve të ardhshme të kenë ndonjë takim me ministrin e Shëndetësisë Arben Vitia dhe të diskutojnë për situatën.

    Ai ka thënë se duhet një bashkëpunim mes nivelit lokal dhe atij qendror në mënyrë që masat të zbatohen sa më mirë dhe sa më lehtë.

    “Drejtorët kanë bërë thirrje që vaksinimin të kryhet përpara se të filloj viti i ri shkollor. Të gjithë kryetarët ftojnë qytetarët që të marrin vaksinat. Sa i përket masave të reja, ne nuk kemi diskutuar njëherë. Presim që ditët e ardhshme ta kemi ndonjë takim me ministrin dhe ta diskutojmë situatën. Duhet një bashkëpunim dhe koordinim me nivelit lokal që masat të zbatohen sa më mirë dhe sa më lehtë. Nëse mungon koordinimi edhe masat është pak vështirë me u zbatu. Vaksinimi duhet të jetë prioritet”, ka deklaruar ai.

    Ibrahimi ka thënë se ende nuk kanë pasur ndonjë takim të brendshëm për të diskutuar në lidhje kufizimet, por që po e shohin situatën.

    Ndërsa, drejtori i Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, Behxhet Shala, ka thënë se do të mbështesin çdo kufizim që propozon qeveria, përfshirë këtu edhe kufizimet në livizje.

    Ai ka thënë se kufizimet ndaj të pavaksinuarve nuk do të paraqesin shkelje të të drejtave të njeriut.

    “Po shihet që numri i të infektuarve është rritur në mënyrë drastike. Çdo veprim të cilin e merr shteti për mbrojtjen e shëndetit publik, e në këtë rast kundër pandemisë, ka mbështetjen, ne e përkrahim ccdo masë. Qytetarët kanë pasur mjaftueshëm kohë që të vaksinohen edhe pse disa po hezitojnë. Nuk e di pse po hezitojnë. Ne tani nuk e kemi asnjë efekt anësor për shkak të vaksinave. Nëse qeveria detyrohet të merr ndonjë masë shtrënguese kundër atyre që nuk vaksinohen, e nuk kanë asnjë arsye, ne nuk e konsiderojmë si shkelje të të drejtave të njeriut”, ka theksuar ai.

    Përndryshe, ai është shprehur se e drejta për jetë është e drejta kryesore e njeriut andaj edhe qytetarët duhet të vaksinohen.

    “E drejta për jetë është e drejta kryesore e njeriut dhe mbi atë të drejtë ndërtohen të gjitha të drejtat tjera. Qytetarët duhet të vetëdijesohen, duhet të vaksinohen. Tani ka vaksina të mjaftueshme. Pasi nuk po e bëjnë këtë, Kosova rrezikon edhe nga një mbyllje. Nëse Kosova mbyllet edhe dy vjet, falimentimin e ka të garantuar. Situatat e jashtëzakonshme imponojnë vendime të jashtëzakonshme”, ka shtuar ai.

    Vendosjen e kufizimeve për të pavaksinuarit e kanë përkrahur edhe infektologë në vend.

    Ata ditë më parë kanë thënë se nëse qytetarët e refuzojnë vaksinimin atëherë MSH’ja duhet të përgatitet që të aplikojë masa detyruese ndaj tyre.

    Kujtojmë që numri i të infektuarve me koronavirus ka shënuar rritje së fundmi.

    Vetëm në 24 orët e fundit në vend janë regjistruar 562 raste të reja të infektuara dhe dy viktima.

    Deri tani, më pak se 19 për qind e qytetarëve, apo 333 mijë e e 965 persona janë vaksinuar kundër COVID-19 në vend.

    Ndërsa, 9.5 për qind e qytetarëve kanë marrë dy doza të vaksinave./Gazeta Express