Tag: Nasim Haradinaj

  • Gjykata Speciale merr vendim në lidhje me paraburgimin e Gucatit e Haradinajt

    Gjykata Speciale ua ka vazhduar paraburgimin dy krerëve të Organizatës së Veteranëve të Luftës, Hysni Gucati e Nasim Haradinaj.

    Vendimi është marrë nga Trupi Gjykues i përbërë nga gjyqtarët: Charles Smith III, Christoph Barthe, Gueanael Mettraux si dhe Fernal Gaynor, shkruan lajmi.net.

    Me këtë rast, Trupi Gjykues ka kërkuar nga Prokuroria që të dërgojë parashtresat për rishiqimin tjetër të paraburgimit deri më datë 7 prill, teksa i ka dhënë afat mbrojtjes që t’i përgjigjet pretendimeve të organit të akuzës deri më 14 prill.

    Ndryshe, Nasim Haradinaj e Hysni Gucati janë në paraburgim që nga shtatori i vitit 2020, atëherë kur u arrestuan në Prishtinë.

  • “Në Kosovë thyeje tavolina, në Hagë po qan”

    Analisti politik Xhevdet Pozhari e ka sulmuar ish-luftëtarin e UÇK-së, Nasim Haradinaj, i cili gjatë seancës së fundit ndaj tij në Hagë, u përlot kur u përmend emri i Sllobodan Millosheviqit.

    Siç ka thënë Pozhari me anë të një postimi në ‘Facebook’, “Nasim Haradinaj në Hagë paska qajt, e këtu i thejke tavolinat nëpër emisione”, shkruan lajmi.net.

    “Nasim Haradinaj në Hagë paska qajt, e këtu i thejke tavolinat nëpër emisione. Mbahu, burrë! Kalon edhe kjo…”, shkroi Pozhari në Facebook.

    Në seancën e djeshme gjykuese ndaj tij, Haradinaj dëshmoi për torturat që iu bënë nga serbët, po ashtu foli edhe për burgimin e vëllait.

    Haradinaj nuk mundi t’i mbajë lotët kur ka thënë se është kundër Millosheviqit dhe kujtdo që merr për bazë të dhënat e tij.

    “Jam kundër çdokujt që bazohet në të dhënat e Millosheviqit. Varri më largon nga dheu nëse unë nuk e kundërshtoj Millosheviqin”, ka thënë ai.