Tag: nezir kraki

  • Kraki: Shteti ka emër – argatët e zhbërjes së Kosovës qafën e thefshin, ja çka do të ndodhë së shpejti me ciklin e tyre

    Profesori në Universitetin e Parisit Nezik Kraki, ka folur pasi Kuvendi i Kosovës miratoi Rezolutën, e cila kundërshton hapjen e qendrave të votimit në Kosovë, për referendumin e Serbisë mbi ndryshimet kushtetuese atje.

    Kraki ka thënë se tani Kosova ka filluar ta quajë veten shtet, përcjell Bota sot. 

    Përmes një postimi në Facebook, Kraki ka përshëndetur sjelljen e partive opozitare, pos të PDK-së, për të cilën ka thënë se tani ka “halle tjera”.

    Ai ka paralajmëruar se “argatët e zhbërjes së Kosovës” se edhe cikli i tyre shpejt do të mbyllet.

    Postimi i plotë i Krakit:

    Shteti ka emër…

    Kosova është e pavarur nga viti 2008, por shtet është veç nga viti 2021 kur cikli i dhunuesve të saj u mbyll.

    Tash ende disa habiten se si Kosova guxon ta quajë veten shtet, të shfaqet si shtet e të sillet si shtet. 

    Duhet një herë e mirë t’i jepet fund arrogancës dhe sjelljes sabotuese të diplomatëve, të cilet çuditërisht për mision e kanë ruajtjen e status quo-s në Kosovë e Ballkan duke lejuar e inkurajuar praktika që cenojnë e dhunojnë thelbin e asaj që quhet shtet. Prandaj, u turren për referendumin ilegal serb, duke shkelur edhe në angazhimet e vendeve nga vijnë, të cilat Kosovën e shohin si shtet.