Tag: Ngjarjet

  • Mësoni për ngjarjet që do të ndodhin sot në Kosovë!

    Mësoni për ngjarjet që do të ndodhin sot në Kosovë!

    08:45Kryetari Shpend Ahmeti merrë pjesë në inaugurimin e mbushësve elektrik për vetura.(“Prishtina Parking” mbrapa pallatit të Rinisë)

    10:00Në Komisionin për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës, për Persona të Pagjetur dhe Peticione raporton Avokati i Popullit, Naim Qelaj. (Kuvendi i Kosovës, salla N302)

    10:00Instituti Demokratik i Kosovës publikon raportin “Transparometrit komunal 2020 & Transparenca e komunave në retrospektivë”. (Hotel “Sirius”, Prishtinë)

    10:00Në platenë e Shkollës Fillore të Mesme të Ulët “Mihal Grameno” në Fushë-Kosovë hapet Panairi i Librit “Fushë-Kosova 2021”, edicioni i parë dhe ekspozita “Vullkani i republikës” përgatitur nga Agjencia Shtetërore e Arkivave e Kosovës. (Shkolla Fillore “Mihal Grameno”, Fushë-Kosovë)

    10:00Në kampusin universitar ta UIBM-së organizohet ceremonia e diplomimit për absolventët 2020/2021. (Universiteti “Isa Boletini”, Mitrovicë)

    10:50Bëhet shpërndarja e produkteve bujqësore për fermerë në regjionin e Prishtinës. (Kompania “Euro Fruti”, në Mramor)

    11:00Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti mban mbledhjen e radhës. (Kuvendi i Kosovës, salla N506)

    11:00Lidhja e Historianëve të Kosovës ’’Ali Hadri’’ dega në Deçan, përkrahur nga kryetari i komunës, Bashkim Ramosaj, përkujtojnë 100-vjetorin e kryerjes së masakrës ndaj popullsisë së Isniqit nga forcat serbo-malazeze. (Salla e Asamblesë Komunale, Deçan)

    12:00Zëvendësministri i Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Dukagjin Pupovci, mban konferencë për medie. (Objekti i MAShTI)

    14:00Shtabi zgjedhor i AAK-së në Prishtinë diskuton mbi programin zgjedhor për zgjedhjet lokale të 17 tetorit. (Hotel “Sirius”, Prishtinë)

    14:00Mbahet takimi i Grupit Koordinues Ndërministror për të Drejtat e Njeriut në Republikën e Kosovës, të organizuar nga Zyra e Kryeministrit. (Objekti i Qeverisë) .

    18:00Përurohet shtatorja e Fadil Vokrrit. (Në stadiumin “Fadil Vokrri”, Prishtinë)

    19:00Zhvillohen dy ndeshje revyale të organizuara nga Federata e Futbollit e Kosovës, për nder të ditëlindjes së Fadil Vokrrit në të cilën do të luajnë veteranët e dy skuadrave në të cilat ka luajtur Vokrri, Llapi dhe Prishtina, derisa më pas do të përballen veteranët e futbollit të Kosovës dhe ata të Shqipërisë. (Stadiumi “Fadil Vokrri”)

    20:00Drejtoria e Inspekcionit së bashku me Policinë dhe Njësinë Speciale të Kosovës nisin aksion të gjerë në lokalet e qytetit të Mitrovicës për kontrollimin e lokaleve pas shqetësimeve dhe ankesave të vazhdueshme të qytetarëve për zhurmën që po shkaktojnë lokalet e qytetit. (Mitrovicë)

  • Çfarë pritet të ndodhë sot në Kosovë?

    Çfarë pritet të ndodhë sot në Kosovë?

    08:00- Bëhet vaksinimi i personave të moshës mbi 65 vjeç me vaksinën anti-Covid. (Salla “1 Tetori”, Prishtinë)

    11:00 – 14:00 -Në organizim të Ministrisë së Kulturës, në bashkëpunim me Ansamblin “Shota”, organizohet një ceremoni komemorative me rastin e ndarjes nga jeta të doajenit të këngës shqipe, Ismet Bogujevci.11:00 – Parakalimi i veturës së funeralit përmes sheshit “Zahir Pajaziti” deri në Teatrin Kombëtar;11:30 – 14:00 – Ceremonia zyrtare e homazheve në Teatrin Kombëtar nga delegacionet shtetërore dhe komuniteti artistik. (Teatri Kombëtar, Prishtinë)

    12:00- Koordinatori i Qendrës së Vaksinimit në Prishtinë, Niman Bardhi, mban konferencë për medie. (Salla “1 Tetori”)

    12:00-Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist organizon marshin: Në solidaritet me popullin palestinez. (Sheshi “Zahir Pajaziti”)

    13:00-Mbahet ceremonia e pranim-dorëzimit të donacionit me respiratorë nga shteti i Norvegjisë për Qendrën Mjekësore të FSK-së. (Kazerma “Adem Jashari”, Prishtinë)

    16:00-Mbahet ceremonia e varrimit të doajenit të muzikës shqipe, Ismet Bogujevci. (Varrezat e qytetit në Arbëri)