Tag: Njësia Speciale

  • LAJMI I FUNDIT/Njësia Speciale zbarkon në veri të vendit, cak mbyllja e rrugëve ilegale

    Që nga orët e mëngjesit e edhe më tutje po zhvillohet një aksion policor i Njësisë Speciale së bashku me Policinë kufitare në veri të vendit.

    Burimet bëjnë me dije se janë duke u mbyllur rrugët ilegale që shfrytëzohen nga kontrabandistët. Siç mësohet, aksioni po zhvillohet në Zubin Potok, Jarinje e Leposaviq.

  • Njësia Speciale niset drejt Mitrovicës, rri në gjendje gatishmërie për nesër

    Forca të shtuara të Njësisë Speciale të Kosovës janë nisur në drejtim të Mitrovicës.

    Policia do të jetë e gatshme për ditën e nesërme kur Serbia mban referendumin kushtetues, të cilin Kosova nuk e lejon që të mbahet në territorin e saj.

    Siç raportohet, Njësia Speciale do të jetë e pranishme dhe në gjendje gatishmërie në të gjitha komunat me shumicë serbe në Kosovë.

    Kuvendi i Kosovës me 76 vota për, asnjë kundër dhe një abstenim ka miratuar rezolutën kundër mbajtjes së referendumit të Serbisë edhe në territorin e Kosovës.

    https://fb.watch/ayOZAeuVLT/

  • “Duam luftë”, protestuesit serbë provokojnë policinë

    Protestuesit serbë të cilët janë duke qëndruar në Jarinjë kanë provokuar Njësinë Speciale me fjalët “duam luftë”, gjatë ndërrimit që e bëjnë këta të fundit.

    Përveç fjalëve provokuese të cilët protestuesit i kanë lëshuar në drejtim të policisë, aty është dëgjuar edhe muzikë nacionaliste serbe.

    Kujtojmë se kjo nuk është hera e parë që njësitet speciale të Kosovës provokohen nga serbët protestues, por sjellja e zyrtarëve policorë ka qenë profesionale duke mos rënë pre e provokimeve të tyre.

  • Pjestari i Policisë së Kosovës u drejtohet në gjuhën shqipe protestuesve serb: Protestën nuk ua ndalojmë…rruga duhet të lirohet

    Forca të shtuara të Njësisë Speciale të Kosovës janë vendosur sot në pikat kufitare me Serbinë në veri të vendit, për të mbikëqyrur zbatimin e marrëveshjes së reciprocitetit për tagrat.

    E një gjë e tillë nuk ju ka pëlqyer qytetarëve serb, të cilët kanë dalë të protestojnë duke bllokuar rrugën.

    Njëri nga pjesëtaret e policisë iu është drejtuar në gjuhën shqipe protestuesve serb duke iu thënë se “Protestën nuk ua ndalon askush, mirëpo rruga duhet të lirohet”.

    Në një video të publikuar nga mediat serbe, dëgjohet pjesëtari i Policisë së Kosovës duke iu drejtuar shqip protestuesve.

    “Ose vazhdoni këndej ose ktheheni mbrapa. Protestën askush nuk ua ndalon por rruga duhet mu liru. Vetëm e lironi rrugën, me protestu protestoni. Besoj që jemi të qartë”, tha ai.

    Ndryshe nga sot me vendimin e Qeverisë së Kosovës, asnjë automjet me targa të Serbisë nuk mund të hyjë në territorin e Kosovës.

  • Ministri Sveçla flet për aksionin e Njësisë Speciale në Veri

    Njësia Speciale e Kosovës është parë sot në pikat kufitare me Serbinë.

    Për këtë ka folur Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla i cili ka thënë se këto veprime për qëllim zbatimin e marrëveshjes për lëvizjen e lirë- konkretisht targave të automjeteve, transmeton Zeri.info

    “Ministria e Punëve të Brendshme, së bashku me Policinë e Kosovës, në kuadër të aktiviteteve të zakonshme si dhe me qëllim të ruajtjes së rendit publik dhe kushtetues, është duke kryer veprime në të gjithat pikat kufitare. Veprimet kanë për qëllim zbatimin e marrëveshjes për lëvizjen e lirë- konkretisht targave të automjeteve

    Me këtë rast, MPB-ja, me qëllim të mundësimit të lëvizjes së lirë të qytetarëve edhe pas skadimit të marrëveshjes së 14 shtatorit të vitit 2014, ka nxjerrë vendim që aranzhon dhe obligon pajisjen me targa të përkohshme për të gjitha automjetet që mbajnë targa të Serbisë dhe hyjnë në territorin e Republikës së Kosovës, në të gjitha pikat e kalimit kufitar. Dhe njëkohësisht ka ndërmarrë të gjitha masat e domosdoshme për të reduktuar në maksimum pritjet në pikat kufitare”, ka shkruar Sveçla.

    Ai ka njoftuar se nga data 15 shtator nuk ka në qarkullim asnjë veturë të pajisur me targa valide “KS” dhe rrjedhimisht targat e vetme ligjore dhe me afat të lëshuara nga zyrtarët e Ministrisë së Punëve të Brendshme janë ato me denominimin “RKS”.

    Ai ka thënë se situata është e qetë dhe policia ka marrë masa të mos pengohet lëvizja e njerëzve dhe mallrave.

    “Situata është e qetë. Policia e Kosovës i ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme operative dhe logjistike që të mos pengojnë dhe vonojnë lëvizjen e njerëzve dhe të mallrave”, ka shkruar ministri i brendshme.

  • Njësia Speciale niset drejt veriut të Mitrovicës

    Nga sot nuk lejohet qarkullimi i veturave me targa KS, dhe të gjithë që posedojnë këto targa nuk do të lejohen të kalojnë kufirin.

    Njësia Speciale e Policisë së Kosovës është duke shkuar drejtë pikave kufitare në Veri për të monitoruar situatën.

    Disa Blinda të Policisë janë rrugës për në pikat kufitare me Serbinë për të mbajtur rendin dhe për të zbatuar këtë urdhër.

    Kjo mund të shkaktoj tollovi dhe trazira te qytetarët serb të veriut të Republikës së Kosovës.

    Me Marrëveshjen e Brukselit për lëvizjen e lirë, e cila u arrit në korrik të vitin 2011 në dialogun teknik ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ishte përcaktuar që të gjithë pronarët e veturave që banojnë në Kosovë, duhet të përdorin targat ‘KS’ (Kosovë) ose ‘RKS’ (Republika e Kosovës) dhe kështu t’i hiqnin nga përdorimi targat që për serbët e Kosovës i lëshonte Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë.

    Këtë vit, Ministria e Brendshme e Kosovës ka njoftuar se do të hiqen nga qarkullimi të gjitha targat KS dhe veturat e Republikës së Kosovës do të bartin vetëm targat RKS.