Tag: OBSH

  • OBSH ndez dritën jeshile: Vaksina e AstraZeneca-s për të gjithë variantet

    OBSH ndez dritën jeshile: Vaksina e AstraZeneca-s për të gjithë variantet

    Një grup pune i Organizatës Botërore të Shëndetësisë i përbërë nga ekspertë të imunizimit rekomandoi përdorimin e vaksinës AstraZeneca Covid 19 për të gjitha moshat, si dhe në rajone ku janë të përhapura llojet e ndryshme të virusit.

    Grupi Strategjik Këshillimor i Ekspertëve të OBSH-së për imunizimin (SAGE) e bëri rekomandimin nga selia e agjencisë në Gjenevë.

    Paneli shqyrtoi vaksinën këtë javë pasi Afrika e Jugut ndaloi përdorimin e saj të dielën pasi një studim nga një universitet atje tregoi se ilaçi siguronte vetëm mbrojtje minimale nga varianti që u zbulua për herë të parë në atë vend.

    Paneli bëri vlerësimin me kërkesë të Drejtorit të Përgjithshëm të OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus dhe për të informuar më mirë punonjësit e sistemit të kujdesit shëndetësor në mbarë botën që tashmë administrojnë vaksinën. Por rekomandimi i këtij grupi nuk nënkupton miratimin zyrtar të OBSH-së për përdorimin emergjent të kësaj vaksine, i cili pritet të jepet pas gati një jave. Deri më tani, OBSH-ja i ka dhënë autorizim për përdorim emergjent vetëm vaksinës së kompanisë Pfizer, megjithëse vendet dhe rajonet e tjera individualisht kanë autorizuar vaksina të tjera.

    Drejtuesja e shkencëtarëve të OBSH-së, Dr. Soumya Swaminathan tha megjithatë se vendimi i panelit përfaqëson një “moment të rëndësishëm” sepse vaksina e kompanisë AstraZeneca kërkon ruajtjen në temperatura frigoriferike, jo në temperaturat shumë më të ftohta të nevojshme për vaksinat e kompanisë Pfizer, duke e bërë kështu më të lehtë dhe më pak të kushtueshme shpërndarjen.

    /Top Channel=

  • OBSH kundër kushtit për “çertifikatë vaksinimi” në udhëtimet ndërkombëtare

    OBSH kundër kushtit për “çertifikatë vaksinimi” në udhëtimet ndërkombëtare

    Komiteti i Situatave Emergjente të Organizatës Botërore të Shëndetësisë u shpreh kundër “për momentin” vendosjes së certifikatave të vaksinimit kundër COVID-19 si kusht për të mundësuar hyrjen në një vend për udhëtarët ndërkombëtarë.

    “Ka akoma shumë të panjohura themelore përsa i përket efektivitetit të vaksinave për të reduktuar transmetimin (e virusit) dhe vaksinat janë akoma të disponueshme vetëm në sasi të kufizuara”, nënvozoi komiteti në rekomandimet e tij, duke shtuar se vaksinimi nuk duhet të përjashtohet nga masat e tjera parandaluese shëndetësore.

    Drejtori i programit të Situatave Emergjente të OBSH-së, Mike Ryan theksoi se Komiteti nuk rekomandon kushtin që personat që udhëtojnë të posedojnë dokumentin që dëshmon se janë të vaksinuar. Drejtori i përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus zhvilloi një konferencë për media nëpërmjet video-konferencës në qendrën e organizatës në Gjenevë.null

    Ai bëri thirrje për solidarizim global për vaksinat e COVID-19. “Punonjësit e shëndetësisë janë të lodhur dhe sistemet shëndetësore janë të tensionuara. Shohim se edhe në disa vende burimet e oksigjenit janë zvogëluar në shkallë të rrezikshme”, shtoi Ghebreyesus. “Punonjësit e shëndetësisë dhe personat me rrezik të lartë duhet të kenë përparësi në vaksinime”, nënvizoi ai./Topchanel