Tag: Olta Gixhari

  • Milaim Zeka “plas bombën”: Akuza të forta ndaj Olta Gixharit pas kamerave të BBVK

    Milaim Zeka “plas bombën”: Akuza të forta ndaj Olta Gixharit pas kamerave të BBVK

    Milaim Zeka ka rikthyer tensionet e vjetra me një rrëfim të papritur për Prive, ku përmendi për herë të parë prapaskenat e nxehta të sezonit të kaluar të BBVK. Ish-opinonisti, i cili këtë vit po e ndjek spektaklin nga shtëpia, zgjodhi të flasë hapur për raportin e tij problematik me Olta Gixharin.

    Sipas Zekës, përplasjet mes tyre nuk ishin aspak ato që publiku shihte live por shumë më të ashpra kur kamerat fikeshin. Ai tregoi se aktorja, sipas tij, ka tentuar të shfrytëzojë influencën kundër tij në mënyrë drastike.

    “Jam i shokuar, më kërcënoi. Donte të më ndalonte në Shqipëri,” deklaroi ai, duke nënkuptuar se situata kishte dalë jashtë çdo kufiri profesional.

    Gazetari shkoi edhe më tej, duke nënvizuar se po të ishte fjala për një mashkull, skandali do kishte shpërthyer në përmasa krejt të tjera.

    “Po të ishte mashkull, do të ishte skandali më i madh në historinë e Big-ut,” u shpreh ai duke ngritur një paralelizëm të fortë gjinor.

    Olta Gixhari, tashmë e konfirmuar si opinioniste për BBVK 4, ende nuk ka reaguar ndaj deklaratave të Zekës. Ndërkohë, Zeka kujtoi se tensionet mes tyre nuk kanë munguar asnjëherë, por ai pretendon se “lufta e ftohtë” ka qenë shumë më e egër në prapaskenë se sa në ekran.

  • Tërmet në BBVA? Olta nuk ndihet mirë që nga prime-i i kaluar!

    Tërmet në BBVA? Olta nuk ndihet mirë që nga prime-i i kaluar!

    Që nga prime-i ku banorve të BBVA, iu tregua nga produksioni për tërmetin e rëndë në Turqi, Olta e ka marr me shumë frikë.

    Së fundmi në një video të shkurtër teksa vajzat pritnin me radhë për të hyrë banjo, Olta ka shokuar duke thënë shumë e sigurt se është duke ndodhur tërmet.

    “Hë tërmet, po po, u tunda unë, ishte tërmet e ndjeva, e parandjeva, ishte kështu poshtë lartë”, shprehet Olta shumë e shqetësuar, shkruan Insajderi.

    Derisa banorët e tjerë që ishin me të ia thoshin se nuk ka tërmet dhe se e ka nga lodhja.

  • Olta i gëzohet “largimit” të Efit nga BBVA, këto janë fjalët e saj për të

    Olta i gëzohet “largimit” të Efit nga BBVA, këto janë fjalët e saj për të

    Shumë ngjarje interesante u zhvilluan edhe mbrëmë në spektaklin e Big Brother VIP Albania.

    Ishin dy banorë që u eliminuan, i nominuari i javës Xhonatan dhe Efi, e cila hyri në nominim gjatë mbrëmjes.

    Efi e cila doli hapur përkrah Luizit duke u përfshirë në debate të shumta me aktoren Olta Gixhari dhe të dyja nuk arritën të gjenin një gjuhë të përbashkët.

    Largimi i saj duke se ka lumturuar Oltën.

    “Morën pak zemër, doli jashtë pasi doli në krah të Luizit”, shprehet Olta.