Tag: Opozita

  • Shala ironizon me opozitën: Shumë shpejt Amerika pritet t’i tërheqë trupat e saj nga Kosova

    Shala ironizon me opozitën: Shumë shpejt Amerika pritet t’i tërheqë trupat e saj nga Kosova

    Njohësi i çështjeve politike Krenar Shala me anë të një shkrimi në Facebook ka ironizuar me opozitën, pasi pati reagime të shumta lidhur me raportimet se Qeveria Kurti është tërhequr nga vendosja e reciprocitetit ndaj Serbisë, sikurse që kishin premtuar në fushatën zgjedhore në zgjedhjet e fundit.

    Ai duke ironizuar ka thënë se pas këtij vendimi të Kurtit, shumë shpejt Amerika pritet t’i tërheqë trupat e saj nga Kosova.

    “Shumë shpejt Amerika pritet t’i tërheqë trupat e saj nga Kosova për shkak se Albin Kurti po refuzon me e vendosë reciprocitetin”, ka shkruar Shala në Facebook, përcjell “Bota sot”.

    Ndryshe, ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, ka reaguar në lidhje me tërheqjen e reciprocitetit ndaj Serbisë.

    Ajo ka sqaruar se deklarata e saj është keqinterpretuar, pasi ajo nuk ka deklaruar se reciprociteti nuk është zgjidhje e problemeve, por se nuk ka dashur që t’i vendosim menjëherë masat e reciprocitetit me Serbinë.

  • A po planifikon kryeministri Kurti takim me opoziten par fillimit të bisedimeve Kosovë-Serbi?

    A po planifikon kryeministri Kurti takim me opoziten par fillimit të bisedimeve Kosovë-Serbi?

    Kryeministri Albin Kurti po planifikon se para të shkojë në dialog me Serbinë, të takohet edhe me partitë e opozitës, raporton Gazeta Express.

    Zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu ka thënë se Albin Kurti do të bisedojë me opozitën për çështje të interesit kombëtar.

    Ai tutje thotë se qëllimi në rinisjen e dialogut është që Kosova dhe Serbia duhet të jenë palë të barabartë në tryezën e dialogut.

    Sipas zëdhënësit të Qeverisë, takimi i Kurtit me opozitën pritet të realizohet gjatë këtij muaji.

    “Presim që takimet me opozitën të realizohen gjatë këtij muaji. Duhet të palët të jenë të barabarta në tryezën e dialogut, ku Kosova është palë e dialogut dhe jo temë, siç ka qenë deri tani. Dialogu duhet të jetë në shërbim të dy popujve, jo politikanëve”, u citohet të ketë thënë ai për Euroneës Albania.

    Albin Kurti, shef i Qeverisë ka refuzuar që të takohet me presidentin serb, Aleksandër Vuciqin në Bruksel, derisa, Josep Borell sot ka bërë të ditur se Kurti kishte kërkuar më shumë kohë që të  përgatitet për bisedime.

    Takimi i Kurtit me Vuçiqin sipas Borell ishte caktuar të ndodhte sot, megjithatë, shefi i ekzekutivit kosovar kishte thënë se do të marrë pjesë vetëm në tryezën që do të organizohet e ku marrin pjesë të gjithë liderët e Ballkanit Perëndimor.

    “Unë nuk mund të marr pjesë në takim për të cilin nuk e kam konfirmuar paraprakisht pjesëmarrjen, ajo që mund të ju konfirmoj është që do të vij në Bruksel për një drekë ose darkë pune të organizuar nga Komisionari Borrell, nga mesi i muajit maj, ku do të bëjnë pjesë liderët e Ballkanit Perëndimor”, ka thënë Kurti.

  • Palmer i “prerë” me opozitën: Duhet të qëndroni në sallë kur të votohet presidenti

    Palmer i “prerë” me opozitën: Duhet të qëndroni në sallë kur të votohet presidenti

    Zëvendës Ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit, Matthew Palmer, në një intervistë për RTV Dukagjinin ka thënë se ShBA do të punojë me çdo qeveri që del nga zgjedhjet e lira dhe demokratike.

    “Do të dëshirojmë që të shohim qeveri të formuar dhe partnere e mirë dhe e fortë për Shtetet e Bashkuara. Nuk jemi të parapëlqyer në politikën e të tjerët, punojmë me qeveri që dalin nga zgjedhjet e lira, të drejta dhe demokratike. Duket që ka rrugë shumë të qartë përpara drejt një qeverie të fortë në Kosovë, që mund të jetë partnere e tillë e Shteteve të Bashkuara”, u shpreh ai.

    Ai theksoi se opozita duhet të jetë besnike ndaj qytetarëve të saj dhe të qëndrojë në Kuvend kur zgjidhet presidenti.

    “Sa i përket zgjedhjeve për presidencë, ne mendojmë se ato parti që do të jenë në opozitë, të veprojnë me përgjegjësi si opozitë lojale. Lojale jo ndaj qeverisë, por lojale ndaj shtetit. Të bëjnë punën e tyre, të jenë të pranishëm, të sigurojnë që ka kuorum për të votuar dhe që institucionet të mund të funksionojnë. Gjëja e fundit që i duhet Kosovës janë zgjedhje të tjera. Kosovës i duhet një qeveri, një president dhe rrugëtim përpara drejt Evropës”, ka deklaruar Palmer.

    Palmer sot gjatë ditës ka zhvilluar takime virtuale edhe me kryeministrin në detyrë, Avdullah Hotin dhe me u.d. presidenten Vjosa Osmani.