Tag: Orari

  • Sot pritet vendimi  për masat e reja, orari i gastronomisë dhe dasmat deri në orën 01:00

    Sot pritet vendimi për masat e reja, orari i gastronomisë dhe dasmat deri në orën 01:00

    Oda e Hotelierisë ka bërë të ditur se nga Ministria e Shëndetësisë i kanë njoftuar për zgjatjen e orarit të punës në gastronomi deri në orën 01:00 pas mesnate.

    Deri në këtë kohë do të lejohet edhe mbajtja e dasmave.

    Nga kjo Odë, përmes një njoftimi për media, kanë thënë se vendimi pritet të hyjë në fuqi nga dita e mërkurë.

    Po ashtu, thuhet se numri i të ftuarve në hapësira të mbyllura do të jetë deri në 300 persona.

    Njoftimi i plotë:

    ODA E HOTELIERISË DHE TURIZMIT TË KOSOVËS i njofton të gjithë gastronomët, hotelierët, pronarët e sallave të dasmave, pronarë të pishinave, clubeve të natës, dhe çdo sektor tjetër që pas shumë konsultimeve dhe takimeve me përfaqësues të Ministrisë së Shëndetësisë, sot Kryetari i Odës së Hotelierisë dhe Turizmit të Kosovës prof. dr. Hysen Sogojeva dhe drejtori i departamentit të estradës z. Afrim Muqiqi bashkë me të gjitha departamentet e tjera të OHT-së, na njoftuan se në bashkëpunim me ministrin e Shëndetësisë z. Arben Vitia kanë ardhë në përfundim të një vendimi të ri.

    ZGJATJA E ORARIT do të bëhet deri në ora 01:00 pas mesnate, si dhe numri i të ftuarve në hapësirat e mbyllura të jetë deri në 300 PERSONA.

    Ky vendim pritet të hyjë në fuqi nga dita e Mërkure/14.07.2021!

    Oda e Hotelierisë dhe Turizmit të Kosovës me të gjitha strukturat e saj e mirëpret dhe e përshëndet këtë vendim dhe është falenderuese nga të gjitha Institucionet përkatëse për besimin e dhënë për bashkëpunim në të mirën e shëndetit publik si dhe Bizneseve.

  • Sot vazhdon vaksinimi në Kosovë, ky është orari i përcaktuar nga MSH

    Sot vazhdon vaksinimi në Kosovë, ky është orari i përcaktuar nga MSH

    Javët e fundit kanë shënuar rënie rastet ditore me COVID-19, ndërsa në të gjithë vendin aktualisht numëron saktësisht 5749 raste aktive me këtë sëmundje.

    Numri total i rasteve pozitive është 106.754 raste nga 561.637 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2.218 raste të vdekjes.

    Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 98.787 raste.

    Ndërsa pas një ditë pushimi për shkak të Fiter Bajramit, sot rifillon vaksinimi i qytetarëve mbi moshën 65-vjeç në të gjithë vendin.

    Për rajonin e Prishtinës, vaksinimi vijon në sallën “1 Tetori” ndërsa në komunat e tjera nëpër Qendrat Kryesore të Mjekësisë Familjare.

    Institucionet sërish kanë ftuar qytetarët që të respektojnë masat anti-COVID në ditët e festave.