Tag: Paraburgimi

  • Të burgosurit e sulmojnë në burg njëri nga të dyshuarit kryesorë për dhunimin e 11-vjeçares

    Të burgosurit e sulmojnë në burg njëri nga të dyshuarit kryesorë për dhunimin e 11-vjeçares

    Njëri nga të dyshuarit për dhunimin e 11-vjeçares në Prishtinë, Ekrem Rexhepi, është sulmuar fizikisht nga të burgosurit e tjerë në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë.

    Siç shkruan lajmi, rastin e ka konfirmuar vet avokati i të dyshuarit, Fitim Limani, përcjell klankosova.tv.

    “Po është e vërtetë që është sulmuar nga të burgosurit e tjerë në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë. Kanë intervenuar gardianët dhe tani është transferuar në Burgun e Sigurisë së Lartë në Dyz”, ka thënë Limani.

    Avokati ka bërë të ditur se Rexhepi nuk ka pësuar lëndime nga sulmi i të burgosurve pasi që reagimi i gardianëve ka qenë i menjëhershëm.

    Gjithashtu Limani pohoi se klienti i tij nuk ka pranuar trajtim mjekësor pasi që nuk ka pasur lëndime nga sulmi.

    Kujtojmë se për rastin e dhunimit të 11-vjeçares në Prishtinë tashmë janë mbajtur dy protesta duke kërkuar dënime maksimale për rastet e dhunimit.

  • Gjykata Speciale merr vendim në lidhje me paraburgimin e Gucatit e Haradinajt

    Gjykata Speciale ua ka vazhduar paraburgimin dy krerëve të Organizatës së Veteranëve të Luftës, Hysni Gucati e Nasim Haradinaj.

    Vendimi është marrë nga Trupi Gjykues i përbërë nga gjyqtarët: Charles Smith III, Christoph Barthe, Gueanael Mettraux si dhe Fernal Gaynor, shkruan lajmi.net.

    Me këtë rast, Trupi Gjykues ka kërkuar nga Prokuroria që të dërgojë parashtresat për rishiqimin tjetër të paraburgimit deri më datë 7 prill, teksa i ka dhënë afat mbrojtjes që t’i përgjigjet pretendimeve të organit të akuzës deri më 14 prill.

    Ndryshe, Nasim Haradinaj e Hysni Gucati janë në paraburgim që nga shtatori i vitit 2020, atëherë kur u arrestuan në Prishtinë.