Tag: Pejë

  • Ngjarje e rëndë: Mërgimtari nga Zvicra vjen për ta vizituar nënën, e gjen të vdekur në shtëpi

    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në fshatin Buqan të Pejës, ku një grua u gjet pa shenja jete në shtëpi, nga djali i saj.

    I biri që erdhi nga Zvicra për ta vizituar nënën, që jetonte e vetme, e gjeti atë të shtrirë në tokë pa shenja jete, thonë burimet nga Emergjenca.

    Ky rast e tronditi mërgimtarin, i cili njoftoi Autoambulancën, me ç’rast një ekip i mjekëve konstatoi vdekjen e saj, ndërsa në vendin e ngjarjes doli edhe Policia.

    Me vendim të prokurorit të Shtetit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion dhe kanë nisur hetimet si “hetim i vdekjes”.

  • Mesazhet e fundit në rrjete sociale të dy të vrarëve në Pejë

    Mesazhet e fundit në rrjete sociale të dy të vrarëve në Pejë

    Dy zyrtarë të Partisë Demokratike të Kosovës janë vrarë mbrëmë në Pejë. Viktimat janë Astrit Ademaj dhe Blerand Kadriaj.

    Kandidati për Kryetar të Pejës nga radhët e PDK’së, Astrit Ademaj, është vrarë mbrëmë në afërsi të Shkollës Ekonomike në këtë qytet.

    Pak para vrasjes, ai kishte bërë edhe një postim në Facebook. Përmes një video në këtë rrjet social, ai kishte prezantuar një prej kandidatëve për asamble.

    “PDK asnjëherë nuk do të shkëputet nga trashëgimia e saj politike  sepse aty ka qenë dhe mbetet motivi kryesor i ndryshimeve politike dhe institucionale për vendin…”, kishte thënë ai në këtë video.

    I vrarë ka mbetur edhe ish-kandidati i PDK’së për Kryetar të Deçanit, Blerand Kadriaj.

    Postimi i tij i fundit në Facebook ka qenë më 6 shtator, ku kishte shpërndarë një video në përkrahje të kandidatit të PDK’së për Kryetar të Mitrovicës, Bedri Hamzës.

    Ndryshe, rastin e vrasjes e kanë konfirmuar edhe Policia e Kosovës.

    “Sot me datë 08.09.2021, rreth orës 20:20, Policia është informuar se në afërsi të shkollës ekonomike Ali Hadri në Pejë, ka të shtëna me armë zjarri, si pasojë e te shtënave 3 persona kanë pësuar lëndime të njëjtit janë dërguar në spitalin Rajonal në Pejë, dhe nga ekipi mjekësor është konstatuar vdekja e dy viktimave të këtij rasti. Në vendin e ngjarjes kanë dal të gjitha njësitet kompetente të Policisë së Kosovës, gjithashtu edhe Prokurori i shtetit, për të kuptuar se si ka ardhur deri te ky rast. Për informata shtesë mund të jepen pas zhvillimit të hetimeve”, tha Driton Rugova, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës

  • Kryeministri Kurti reagon pas vrasjes së dyfishtë në Pejë, kërkon hetim dhe zbardhje sa më të shpejtë të rastit

    Kryeministri Kurti reagon pas vrasjes së dyfishtë në Pejë, kërkon hetim dhe zbardhje sa më të shpejtë të rastit

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas vrasjes së dyfishtë në Pejë ku të vdekur mbeten dy zyrtarë të PDK-së.

    Të vrarë kanë mbetur kandidati i PDK-së për kryetar të Pejës, Astrit Ademaj, si dhe ish-kandidati i PDK-së për kryetar të Deçanit, Blerand Kadriaj, ndërkohë që është plagosur edhe një person tjetër.

    Kurti ka kërkuar hetim të ngjarjes dhe zbardhje sa më të shpejtë të rrethanave të rastit që tronditi vendin.

    “Sonte u tronditëm nga ngjarja e rëndë që ndodhi në qytetin e Pejës. Sipas konfirmimit zyrtar të Policisë së Kosovës në vendin e ngjarjes kanë mbetur të vrarë dy qytetarë të vendit tonë, kandidati për kryetar të komunës së Pejës, A. A., dhe, ish kandidati për kryetar të Deçanit, B. K., të dy nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës. U shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjeve të viktimave, miqve dhe bashkëpunëtorëve nga Partia Demokratike e Kosovës. Në këto momente të vështira bashkëndjejmë me dhimbjen e tyre për këtë humbje kaq tragjike. Ftoj organet e rendit që me seriozitetin më të lartë, sa më parë të zbardhin rastin e kësaj vrasje të dyfishtë”, ka shkruar Kurti në Facebook.

    https://www.facebook.com/220997878400104/posts/1207817823051433/?sfnsn=mo

  • Babë, bir dhe nip/ Këta janë tre të plagosurit në Pejë

    Babë, bir dhe nip/ Këta janë tre të plagosurit në Pejë

    Mbrëmja e sotme nuk ishte e qetë në Pejë pasi pati të shtëna me armë zjarri ku u plagosën tre persona, shkruan Gazeta Sinjali.

    Sinjali pak më parë raportoi se i dyshuari që plagosi tre personat është Melos Rrustemaj. Ndërsa tani burimet tona tregojnë se të plagosurit janë Andi, Fisnik dhe Shaban Dobraj.

    Shabani është babai i Andit, ndërsa Fisniku është djali i axhës së Anditpra nipi i Shabanit“, thonë burimet e Sinjalit.

    Andi është dërguar në QKUK pasi ka plagë te pjesa e barkut mirëpo gjendja e tij është stabile.

    Ndërsa Shabani dhe Fisniku janë plagosur në pjesën e poshtme të këmbës dhe po trajtohen në spitalin rajonal të Pejës.