Tag: Për Puthem

  • Bora Zemani zogu i zi i natës

    Bora Zemani zogu i zi i natës

    “Përputhen” është shou televiziv tejet i ndjekur nga publiku, që është në transmetim prej kohësh.


    Nikoqirja e programit, Bora Zemani, shkëlqen gjithmonë në prezantim, por edhe në dukje.

    Ajo gjatë gjithë kësaj periudhe ka qenë tejet e përfolur për jetën e saj private, gjë e cila edhe i ka sjell mjaftë kokëqarje, shkruan “Kosovarja”.

    Sonte në “Prime” të “Përputhen”, Bora është shfaqur me një fustan të zi me pupla zogu.

  • Skandali tjetër! Publikohet një video e re ku demaskohet keq emisioni “Për’puthen”

    Skandali tjetër! Publikohet një video e re ku demaskohet keq emisioni “Për’puthen”

    Ditën e djeshme u zhvillua takimi i Princit me Jasminën, e që një pjesë nga takimi i tyre ishte zhvilluar në helikopter, e që më parë ish-konkurrentit, Eri, iu është mohuar një gjë e tillë për arsyeje se edhe një emision tjetër i dashurisë e ka bërë të njëjtin veprim.

    Eri ishte përjashtuar nga programi pas një konflikti me Dorin, konkurrentin e ri që kishte hyrë, pasi kjo ishte përplasja e dytë e tij, pasi kohë më parë kishte edhe një konflikt me Fatjonin, me vendim të produksionit ai u largua.

    Po ashtu, Eri kishte paralajmëruar se në rast se do të zhvillohej një takim me helikopter, ai do të publikonte disa video-incizime, ku tregohet arsyeja e anulimit të takimit të tij me Ledjanën më helikopter.

    Dhe pasi mbrëmë u publikua takimi, ai përmes një video-live në rrjetin social “Instagram”, kishte treguar video-incizimin e tij me njërën nga gazetaret e këtij emisioni të dashurisë.

    Gjithashtu, ai ka theksuar se çdo gjë në atë program është e planifikuar me skenarë, e një gjë të tillë ka kohë që konkurrentët e larguar e përmendin, ndër ta ishte edhe skandali i Teas me Beartin, ku vetë protagonistët treguan se ishin të detyruar për shkak të publikut.

    Video-incizimin e plotë e ka publikuar edhe opinionisti, Meridian Ramcaj, i cili që disa ditë ka bërë një pyetësor në llogarinë e tij personale në “Instagram”, ku të gjitha pyetjet ishin për Erin.

    Dyshja, Meridian – Eri, kanë paralajmëruar se ditët në vijim do të ketë edhe disa incizime të tjera.Video Player

  • Pas mesazheve kërcënuese, Atdheu sulmohet nga disa persona

    Pas mesazheve kërcënuese, Atdheu sulmohet nga disa persona

    Mbrëmjen e djeshme ka ndodhur një ngjarje aspak e zakontë për Atdheun, konkurrentin e ‘’Përputhen’’.

    Sipas kryefjala.com, konkurenti nga Gjakova është sulmuar nga disa persona të panjohur, të cilët i kanë bërë pritë.

    Nuk dihet ende cila është arsyeja e këtij sulmi, i cili mbeti në tentativë pasi agresorët nuk kanë arritur të prekin Atdheun.

    Rikujtojmë se pak ditë më parë Atdheu ka treguar në ‘’Përputhen’’ se ka marrë disa mesazhe kërcënuese ku i kërkonin të qëndronte larg Sarës.

    Ai është shprehur se këta janë miq të Sarës, të cilët i ka futur vetë ajo.

    Edhe pse konkurrentja e ka mohuar kategorikisht një përfshirje të tillë, gjithashtu burime pranë Atdheut tregojnë se kjo histori është mbyllur.

  • E dashuruar kokë e këmbë në Andin! Jasemina e pranon më në fund

    E dashuruar kokë e këmbë në Andin! Jasemina e pranon më në fund

    Afrimiteti mes Jasminës dhe Andit është vënë re që kur Jasmina u bë pjesë e programit.

    Midis dy konkurentëve nuk kanë munguar as puthjet. Në “Për’puthen Prime” të javës së kaluar, para se të diskutonte me Mevlanin, Jasmina çohet dhe papritur puth Andin.

    Ndërsa ishte Andi që i dhuroi puthjen në buzë dhe më pas një orë me rërë Jasminës.

    Sot, në një story në Instagram teksa tregonte disa produkte, Jasmina shkruan “Ngaqë u dashurova, kam harruar ta ndaj me ju, sorry”. Mbetet për t’u parë në vazhdim sa e vërtetë është kjo deklaratë e saj dhe nëse çifti do të dalë i përputhur nga emisioni.

  • Çfarë po ndodh në “PërPuthen”, rikthehet Melisa?

    Çfarë po ndodh në “PërPuthen”, rikthehet Melisa?

    Shkaktoi jo pak habi prezenca e Melisës në puntatën e sotme në “PërPuthen”, pasi u largua të dielën e kaluar nga programi, me arsyetimin se nuk mendonte se mund të përputhej me asnjërin nga djemtë.

    Megjithatë, ajo nuk është në vendin e saj “të vjetër” në “PërPuthen”, por në rolin e moderatores së emisionit.

    “Disave i kishte mbetur merak që unë nuk e provova këtë eksperiencë, e po ashtu edhe mua dhe u riktheva.

    Se mbase menduat se më hoqët qafe shpejt, por jo”, tha ajo./express

  • A është penduar Melisa për skenat e “nxehta” me djemtë e “Përputhen”?

    A është penduar Melisa për skenat e “nxehta” me djemtë e “Përputhen”?

    Ajo është larguar mbrëmë nga emisioni dhe ka dhënë disa sqarime.

    Melisa Lleshi përveç sqarimit në lidhje me fotografitë e fundit duke aluduar për një lidhje mes saj dhe Andit  u pyet edhe pyetje tjera, shkruan lajmi.net.

    Ana Kauri e cila këto ditë po zëvendëson, moderatoren Bora Zemani e cila është sëmure nga Covid-19 pyeti Melisën se a është penduar për ndonjë gjë.

    Ajo u përgjigj duke shtuar se nuk është e penduar dhe sërish do vepronte njësoj.

    “Jo nuk jam e penduar, çdo gjë do kisha bërë sërish për faktin se si djemtë si vajzat nuk do më kishin njohur si në momentet e mia negative dhe pozitive”, tha Melisa.

    Ndryshe, ajo u largua nga programi me vetë dëshire pas tre muajve pjesëmarrje.

  • Publikohet audio-incizimi që dëshmon se produksioni ishte në dijeni për lidhjen e Teas me Beartin

    Publikohet audio-incizimi që dëshmon se produksioni ishte në dijeni për lidhjen e Teas me Beartin

    Ish-konkurrenti i ‘Përputhen’, Erjon Geca, me anë të rrjeteve sociale, ditët e fundit është përfshirë në debatin për skandalin mes Teas, Beartit dhe Andit.

    Ai përmes disa postimeve ka deklaruar se e di të gjithë atë që ndodhi brenda emisionit, duke theksuar vazhdimisht se produksioni e dinte për lidhjen e ‘bujshme’ mes Teas dhe Beartit.

    Por, pasi është kërcënuar se do t’i mbyllet Instagrami, Erjoni vendosi të ‘shpërthejë bombën’, andaj publikoi një audio-incizim.

    Fillimisht, ish-konkurrenti tha se produksioni e dinte gjithë atë që po ndodhte jashtë emisionit që prej muajit dhjetor.

    Por, sipas tij, ata u mbajtën brenda për arsye audience, ndërsa imazhi i tyre është shfrytëzuar për arsye përfitimi.

    Në atë audio, dëgjohet teksa Olsa po bisedonte me një konkurrent (nuk dihet nëse është Erioni), të cilit i thotë të shkojë të nesërmen për të biseduar për Beartin.

    Ajo ndër të tjera dëgjohet duke thënë “Po nga na doli ky Bearti, më bëhet qejfi për këtë”.Video Player00:0000:12

    “Sic degjohet produksioni ka qene ne dieni qe ne dhjetor dhe genjeni kur thot se skemi pas dieni. tani le te dale e te tregoje pse e mbajti te fshehur dhe pse i mbajti deri ne fund te janarit konkurrentet qe duhej eliminuar qe ne ate sekond???? dihet ne fakt por le ta thone vete”, shkruan Erioni.

  • Atdheu flet edhe një herë! Shpreh haptas mendimin për Anën

    Atdheu flet edhe një herë! Shpreh haptas mendimin për Anën

    Protagonisti i emisionit ‘Përputhen’, Atdhe Xheravina, ishte pjesë e rubrikës ‘After Party’ ku u përgjigj edhe në pyetjet më provokuese.

    I pyetur se çfarë mendimi ke për Anën, Atdheu nuk hezitoi të përgjigjej.

    Atdheu është shprehur se Ana është shumë e veçantë.

    Më pas ai ka treguar se vajza perfekte për të është e mençur, e bukur dhe me karakter të fortë./Blic

  • Ishte me Tean në hotel? Reagon për herë të parë konkurenti nga Kosova në Përputhen

    Ishte me Tean në hotel? Reagon për herë të parë konkurenti nga Kosova në Përputhen

    Tea është vënë së fundmi në shënjestër të Shqipes, e cila e akuzon se ajo dhe Bearti janë në një lidhje jashtë programit.

    Fillimisht Shqipja postoi një foto ku Tea shfaqej e veshur me një bluzë me dizajn ushtarak dhe shkroi: Tea shkove ti në Kosovë e more bluzën apo erdhën ta sollën? Dhe ti e di mirë për çfarë dhe kë bëhet fjalë”.

    Në postimin e rradhës, Shqipja tregoi se bluza është e Beartit dhe shkruante se ata janë çift.

    “Për këdo që ka dyshime çifti i vërtetë prapa skenave, por nuk dua të nxjerr foto private…”, shkruante Shqipja.

    Pas postimeve të Shqipes, Bearti ka reaguar me një foto të shkrepur në prapaskenë ku shfaqet Andi.

    “Burrë para kamerave, jashtë kamerave si vajzë (emoji)”, shkruan Bearti, postim i cili është komentuar edhe si xhelozi e tij ndaj Teas duke qenë se kur ishte pjesë e “Përputhen” ka shprehur pëlqimin ndaj saj./Express

  • Tea filmoi fshehurazi Atdheun dhe Sindin në momentin intim, nevrikoset Melisa: S’të dua kështu

    Tea filmoi fshehurazi Atdheun dhe Sindin në momentin intim, nevrikoset Melisa: S’të dua kështu

    Në puntatën e sotme në Përputhen Prime, diskutuan në një takim 4 minutësh përballë njëri-tjetrit Atdheu dhe Sindi.

    Ata sqaruan se ku qëndron marrëdhënia e tyre. Atdheu tha se ekziston një lloj pëlqimi mes tyre edhe pse takimi me Melisën ka qenë më i afërt.

    Por ndërkohë moderatorja Bora Zemani nxorri pamjet filmike të regjistruara me celular nga një puntatë e kaluar.

    Atdheu ishte i mbështetur në karrigen e Sindit dhe ajo i prek fytyrën.

    Kjo ngjalli shumë debat në studio dhe xhelozi nga Melisa e cila i tha: “Më dukesh si Mevlani i dytë, s’të dua kështu”.