Tag: Perparim Rama

  • Ushtarët e FSK-së lirohen nga pagesa e transportit publik

    Komuna e Prishtinës ka marrë vendim që të liroi nga pagesa e transportit publik të gjithë ushtarët e FSK-së.

    Kjo është bërë e ditur sot gjatë një takimi që kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka pasur me ministrin e Mbrojtjes, Armen Mehaj.

    “Me qëllim të mbështetjes së ushtarakëve të FSK-së dhe lehtësimit në funksionalitetin institucional të FSK-së, kryetari Rama nënshkroi sot vendimin për lirimin nga pagesa e ushtarakëve të FSK-së nga pagesa e udhëtimit me sistemin e transportit urban që menaxhohet nga Komuna e Prishtinës”, ka shkruar Mehaj,.

    Mehaj tha se me Kryetarin Rama, gjithashtu u dakorduam që, pas një analize dhe vlerësimi nga dyja palët, të arrijmë edhe Memorandumin e Bashkëpunimit në fusha tjera të interesit të përbashkët.

  • Përparim Rama në aksion me largimin nga sheshi të “drunjëve të mençur”

    Përparim Rama në aksion me largimin nga sheshi të “drunjëve të mençur”

    Kohë më parë në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë ishin vendosur “drunjtë të mençur” të cilët bëjnë filtrimin dhe pastrimin e ajrit.

    Kjo kishte ndodhur me propozimin e Dardan Sejdiut, ish-nënkryetarit të këtij qyteti.

    Por, sot gjatë ditës “drunjtë e mençur” janë hequr nga sheshi, kurse arsyeja ende nuk dihet.

    Kjo shihet edhe nëpërmjet të disa fotografive që lexuesit i kanë dërguar.

    Tani mbetet të shihet nëse do të rivendosen të tjerët përsëri apo jo.

  • Përparim Rama tallet keq me Isa Mustafen: Kush është ai, këngëtar është a?

    Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka folur për shumëçka si për tema personale edhe për ato komunale.

    Ai në “Oxygen” në Klan Kosova në një rast sa ishte duke folur për pretendimet e tij se si do ta shndërrojë kryeqytetin, moderatori Besim Dina me shaka i tha se i paska mbajtur mend gjithë ato çka kishte shkruar ish-kryetari i LDK-së Isa Mustafa, i cili kohë më parë kishte mbajtur edhe pozitën që tash e mban Rama.

    Ndërkaq po me shaka ia ktheu edhe i pari i Prishtinës duke thënë se nuk e njihte Mustafën, e duke i dhënë edhe epitetin këngëtar.

    “Qysh i ke mbajtë mend që 20 minuta krejt çka ka shkru Isa Mustafa krejt i paske mbajtë në mend”, ka thënë Dina.

    “Cili është, niva që është njëfar këngëtari qashtu e ka emrin… po de nuk e di a e dini ju?”, ia kthen Rama me shaka.