Tag: Përsona të vrarë

  • Mesazhet e fundit në rrjete sociale të dy të vrarëve në Pejë

    Mesazhet e fundit në rrjete sociale të dy të vrarëve në Pejë

    Dy zyrtarë të Partisë Demokratike të Kosovës janë vrarë mbrëmë në Pejë. Viktimat janë Astrit Ademaj dhe Blerand Kadriaj.

    Kandidati për Kryetar të Pejës nga radhët e PDK’së, Astrit Ademaj, është vrarë mbrëmë në afërsi të Shkollës Ekonomike në këtë qytet.

    Pak para vrasjes, ai kishte bërë edhe një postim në Facebook. Përmes një video në këtë rrjet social, ai kishte prezantuar një prej kandidatëve për asamble.

    “PDK asnjëherë nuk do të shkëputet nga trashëgimia e saj politike  sepse aty ka qenë dhe mbetet motivi kryesor i ndryshimeve politike dhe institucionale për vendin…”, kishte thënë ai në këtë video.

    I vrarë ka mbetur edhe ish-kandidati i PDK’së për Kryetar të Deçanit, Blerand Kadriaj.

    Postimi i tij i fundit në Facebook ka qenë më 6 shtator, ku kishte shpërndarë një video në përkrahje të kandidatit të PDK’së për Kryetar të Mitrovicës, Bedri Hamzës.

    Ndryshe, rastin e vrasjes e kanë konfirmuar edhe Policia e Kosovës.

    “Sot me datë 08.09.2021, rreth orës 20:20, Policia është informuar se në afërsi të shkollës ekonomike Ali Hadri në Pejë, ka të shtëna me armë zjarri, si pasojë e te shtënave 3 persona kanë pësuar lëndime të njëjtit janë dërguar në spitalin Rajonal në Pejë, dhe nga ekipi mjekësor është konstatuar vdekja e dy viktimave të këtij rasti. Në vendin e ngjarjes kanë dal të gjitha njësitet kompetente të Policisë së Kosovës, gjithashtu edhe Prokurori i shtetit, për të kuptuar se si ka ardhur deri te ky rast. Për informata shtesë mund të jepen pas zhvillimit të hetimeve”, tha Driton Rugova, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës

  • Kryeministri Kurti reagon pas vrasjes së dyfishtë në Pejë, kërkon hetim dhe zbardhje sa më të shpejtë të rastit

    Kryeministri Kurti reagon pas vrasjes së dyfishtë në Pejë, kërkon hetim dhe zbardhje sa më të shpejtë të rastit

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas vrasjes së dyfishtë në Pejë ku të vdekur mbeten dy zyrtarë të PDK-së.

    Të vrarë kanë mbetur kandidati i PDK-së për kryetar të Pejës, Astrit Ademaj, si dhe ish-kandidati i PDK-së për kryetar të Deçanit, Blerand Kadriaj, ndërkohë që është plagosur edhe një person tjetër.

    Kurti ka kërkuar hetim të ngjarjes dhe zbardhje sa më të shpejtë të rrethanave të rastit që tronditi vendin.

    “Sonte u tronditëm nga ngjarja e rëndë që ndodhi në qytetin e Pejës. Sipas konfirmimit zyrtar të Policisë së Kosovës në vendin e ngjarjes kanë mbetur të vrarë dy qytetarë të vendit tonë, kandidati për kryetar të komunës së Pejës, A. A., dhe, ish kandidati për kryetar të Deçanit, B. K., të dy nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës. U shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjeve të viktimave, miqve dhe bashkëpunëtorëve nga Partia Demokratike e Kosovës. Në këto momente të vështira bashkëndjejmë me dhimbjen e tyre për këtë humbje kaq tragjike. Ftoj organet e rendit që me seriozitetin më të lartë, sa më parë të zbardhin rastin e kësaj vrasje të dyfishtë”, ka shkruar Kurti në Facebook.

    https://www.facebook.com/220997878400104/posts/1207817823051433/?sfnsn=mo

  • Gjenden dy persona pa shenja jete në lagjen Emshir në Prishtinë

    Gjenden dy persona pa shenja jete në lagjen Emshir në Prishtinë

    Dy persona janë gjetur pa shenja jete në lagjen Emshir në Prishtinë.

    Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë, Agron Borovci.

    “Rreth orës 09:00 policia ka pranuar informatën për dy persona të pajetë në lagjen Emshiri në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes bashkë me prokurorin e shtetit dhe mjekët emergjent. Në vendin e ngjarjes janë hasur dy trupa të pajetë, vdekja e të cilëve është konstatuar nga ana e ekipit mjekësor”, ka thënë Borovci.

    Ai ka shtuar se aktualisht policia ka nisur një hetim për rastin dhe rrethanat që karakterizojnë ngjarjen.