Tag: Polisa e sigurimit

  • BSK njofton se ka nis së aplikuari sigurimi i detyrueshëm kufitar

    BSK njofton se ka nis së aplikuari sigurimi i detyrueshëm kufitar

    Që nga 01.01.2021, ka nisur të aplikohet tarifa e rregullta për sigurimin e detyrueshëm kufitar, të aprovuara nga Banka Qendrore e Kosovës (BQK).

    Sipas një njoftimi të Byros Kosovare të Sigurimit me këtë sigurim duhet të pajisen të gjithë drejtuesit e mjeteve motorike me rastin e hyrjes në territorin e Republikës së Kosovës, për mbulimin e përgjegjësisë së tyre në rast të shkaktimit të dëmit ndaj palëve të treta.

    “Të nderuar bashkatdhetarë iu informojmë se marrëveshja për mbulimin e policave për automjetet për pasagjerë dhe motoçikleta mes Qeverisë së Kosovës dhe Byrosë Kosovare të Sigurimit skadon më 31.12.2020. Pra, duke nisur nga data 1 janar 2021 aplikohen tarifat e rregullta të aprovuara nga BQK-ja, pra policat nxjerrën dhe paguhen në të gjitha pikat kufitare, ku i ka pikat e saja BKS-ja”, thuhet në njoftim.

  • Deputeti i LVV-së: Kushdo që u merr mërgimtarëve para për polisën e sigurimit po i vjedh ato

    Deputeti i LVV-së: Kushdo që u merr mërgimtarëve para për polisën e sigurimit po i vjedh ato

    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Hekuran Murati thotë se çdo polisë e lëshuar para datës 31 dhjetor është e mbuluar, sepse janë ndarë 3 milionë euro nga buxheti për këtë tarifë.

    Nuk ka lidhje nëse data e kthimit është përtej 31 dhjetorit, me rëndësi që data e hyrjes të jetë para 31 dhjetor, shkruan Murati.

    Ai kërkon llogari, sepse thotë se kushdo që u ka marrë para mërgimtarëve i ka vjedhur ato.

    E Byroja Kosovare e Sigurimit, ka treguar se paratë që u janë marrë qytetarëve do u kthehen sepse ishte gabim teknik.

    Ky është postimi i tij i plotë:

    3 milionë euro i kemi nda në buxhet për pagesën e kësaj tarife për të gjithë mërgimtarët që vijnë në Kosovë.
    Çdo polisë e lëshuar para datës 31 dhjetor është e mbuluar. S’ka lidhje nëse data e kthimit është përtej 31 dhjetorit, me rëndësi që data e hyrjes duhet të jetë deri më 31 dhjetor. Kushdo që u merr para mërgimtarëve është në fakt duke i vjedhur ata.
    Matrapazët duhet të japin llogari për këtë vjedhje!