Tag: Prekaz

  • Kurti e Konjufca në Prekaz: U kthyem te kryeqyteti i ngritjes sonë kombëtare

    Kurti e Konjufca në Prekaz: U kthyem te kryeqyteti i ngritjes sonë kombëtare

    Kryeministri Albin Kurti dhe kryeparlamentari, Glauk Konjufca kanë vizituar sot Prekazin ku janë pritur nga kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari me të cilin kanë bërë edhe homazhe.

    Konjufca, Kurti e Jashari kanë folur shkurtimisht para mediave.

    ”Jemi këtu në Prekaz, së bashku me kryeministrin Albin Kurti dhe kemi nderin edhe me kryetarin e Komunës së Skenderajt, Bekim Jasharin që të përkulemi para sakrificës së madhe të familjes Jashari.

    Duhet që të marrim forcë se si të vazhdojmë dhe të ecim përpara, këtu është vendi ku kombi shqiptar u ringjall dhe sakrifica e madhe e familjes Jashari e lëvizi krejt botën”, ka thënë Konjufca.

    Albin Kurti ndërkaq ka thënë se çdo herë kur marrin detyra të rëndësishme kthehen në Prekaz, në vendin që ai e ka quajtur “kryeqytet të ngritjes tonë kombëtare”.

    “Pas pranimit të detyrës si kryeministër i ri i Republikës së Kosovës mbajtëm mbledhjen e parë dhe menjëherë erdha këtu në Prekazin historik bashkë me presidentin në detyrë dhe kryetarin e Kuvendit dhe me kryetarin e Komunës së Skenderajt dhe djalin e heroit Hamëz Jashari. Vendosëm kurora me lule të freskëta dhe bëm homazhe te gjithsej 59 të rënët në Epopenë e UÇK-së”.

    “Çdo herë kur marrim detyra të rëndësishme, çdo pozitë e lartë duhet të themelohet mbi kthimin dhe rikthimin tek Jasharajt, te Prekazi te ky kryeqytet i kryengritjes tonë kombëtare, lavdi të gjithë heronjve, falë të të cilëve jemi sot të gjallë dhe gëzojmë lirinë që kemi”, ka thënë ai.

    Jashari në anën tjetër i ka uruar Kurtin dhe Konjufcën për detyrat që kanë marrë.

  • Prekaz, ndizet flakadani për Natën e Zjarreve

    Prekaz, ndizet flakadani për Natën e Zjarreve

    Epopeja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës po përmbyllet me manifestimin Nata e Zjarreve.

    Disa prej ish-ushtarëve të UÇK-së e kanë ndezur flakadanin pranë Kullës së Qëndresës.

    Kujtojmë se ky është përvjetori 23-të i Epopesë së Ushtrisë Çlirimtarë të Kosovës dhe Nata e Zjarreve është bërë rit tradicional.

    Liderë e përfaqësues të shumtë politikë kanë vizituar Prekazin për t’i nderuar të rënët për lirinë e Kosovës.

  • Kurti: Asnjë person nuk u gjykua për sulmin shtetëror të Serbisë ndaj familjes Jashari

    Kurti: Asnjë person nuk u gjykua për sulmin shtetëror të Serbisë ndaj familjes Jashari

    Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, së bashku me Ushtruesen e  Detyrës së Presidentes , Vjosa Osmani, mëngjesin e sotëm kanë vizituar Prekazin, për të shënuar ditën e dytë të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

    Kurti pas homazheve në Prekaz ka folur para mediave duke numëruar personat të cilët ranë në Prekaz për lirinë e Kosovës.

    “Tre breza, gjithsej 59 veta, para 23 vjetëve u flijuan në Prekazin historik për lirinë e Kosovës. Baca Shaban dhe nëna Zahide nga 74 vjeç, daja Osman 54 vjeç, deri te Kushtimi 13 vjeç, Igballja 11 vjeç e Blerina, vajza e Hamzës 7 vjeç u sakrifikuan për çlirim, për pavarësi, për bashkim, për popullin e kombin tonë”, u shpreh Kurti.

    Kurti ka thënë se për këtë sulm shtetëror të Serbisë ndaj familjes Jashari askush nuk është gjykuar.

    “Nuk ka pasur asnjë gjykim për këtë krim shtetëror të Serbisë që dikush të dënohet. Drejtësia është vonuar sepse ajo as nuk ka filluar, prandaj ne si shtet duhet të angazhohemi që kjo të ndryshoj”, ka thënë Kurti.

    Homazhe në Kompleksin memorial “Adem Jashari” në Prekaz gjatë paradites së sotme do të ketë edhe nga krerë institucionesh, politikanë por edhe qytetarë, për të shënuar ditën e dytë të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës

  • Gruaja që thotë se do ta ndryshojë Shqipërinë, nisë rrugëtimin nga Prekazi

    Gruaja që thotë se do ta ndryshojë Shqipërinë, nisë rrugëtimin nga Prekazi

    Aty ku fillon gjithçka, në Prekaz, ka nisur vizitën e saj zyrtare në Kosovë Rudina Hajdari, deputetja e Parlamentit Shqiptar, pas promovimit të platformës së re politike, “Nisma thurje”.

    Prekazi, sipas Hajdarit, simbolizon lidhjen e saj shpirtërore të trashëguar nga babai i saj, lideri i studentëve në vitet ’90-të në Shqipëri, Azem Hajdari. Një vend ku sipas saj u ngjall shpresa te shqiptarët për të qenë të lirë.

    Themeluesja e nismës së re politike në Shqipëri, të hënën në orën 12:00 do të takohet me ushtruesen e detyrës së presidentit-tes, Vjosa Osmani, ndërsa paraprakisht ka paralajmëruar se do të takojë gratë deputete të Kuvendit të Kosovës.

    Rudina Hajdari pasditen e 28 Nëntorit ka prezantuar “Nisma thurje” zyrtarisht si parti politike në një takim online me mbështetësit e saj për shkak të kushteve të pandemisë.

    Drejtuesit e saj e vunë theksin tek ekonomia dhe rikthimi i shpresës te të rinjtë.

    Nga takimet e zhvilluara gjatë kësaj kohe, Rudina Hajdari shprehet se “Nisma thurje” ka një mbështetje të gjerë pasi votuesit kërkojnë një alternativë të re. Pikë kyç e programit ekonomik të “Nismës thurje”, do të jetë thithja e investimeve të huaja.

    “Nismës thurje” i janë bashkuar shumë figura të njohura politike që e shohin këtë parti si mundësinë e njerëzve të thjeshtë për t’u angazhuar në politikë.