Tag: Prizren

  • Një lëmoshëkërkuese në Prizren gjobitet me 200 euro, tjetra deportohet në Shqipëri

    Në aksionin policor për parandalimin e kërkimit të lëmoshës, policia në Prizren ka gjobitur një 39-vjeçare me 200 euro, ndërkaq një 71-vjeçare shqiptare e kanë deportuar në Shqipëri.

    “Në kuadër të këtij aksioni, policia ka ndaluar dy perona, ku njëri është nga Republika e Shqipërisë dhe tjetri është shtetas i Republikës së Kosovës me banim në Prizren e të cilët janë: L.K e lindur meë 1951 f/r/sh e cila është hasur duke kërkuar  lëmoshë në rr. “Ekrem Rexha” në Prizren dhe S.K e lindur më 1983 f/r/k e cila është hasur duke kërkuar  lëmoshë  në qendrën tregtare Galeria në Prizren”, thuhet në njoftimin e policisë.

    “Me vendim të lëshuar nga Drejtoria për Migrim. L.K është deportuar në Republikën e Shqipërisë. Ndërsa ndaj S K, i është shqiptuar gjoba me vlerë prej 200 euro”, thuhet tutje në këtë njoftim.

  • Flet skulptori pas kritikave për shtatoren e Skënderbeut: S’ja ka pre dikush kërthizën me ditë qysh dukej!

    Flet skulptori pas kritikave për shtatoren e Skënderbeut: S’ja ka pre dikush kërthizën me ditë qysh dukej!

    Skulptori Sinan Aliaj është i kënaqur me realizimin e shtatores së heroit Gjergj Kastrioti-Skënderbeu e cila u vendos në Prizren më 28 nëntor.

    Në një lidhje direkte në emisionin #gjesi në T7, Aliaj ka thënë se duhet para se skulptura të largohet të verifikohet kualiteti i saj nga ekspertët e fushës.

    “Para se me pas vendim me largu, mirë me ardhë ekspertët e kësaj pune, të bëjnë përcaktimin detalisht, të vijnë të japin një përfundim. Para se me marrë një vendim të gabuar, kështu e kam përshtypjen”, thotë ai.


    Madje, Aliaj shton se si dukej heroi kombëtar Skënderbeu nuk e ka ditur askush.
    “Nuk e di që dikush ia ka pre kthizën Skenderbeut, e I ka këndu ninulla, as nuk e ka njoftë Naimi as Fan Noli. Unë e kam nxjerrë një Skendërbe tjetër, ashtu si mu mu ka dokë që është dokë Skenderbeu”, thotë ai.
    Aliaj në vazhdimësi ka bërë thirrje që skulptura të shihet nga afër.

    “Jemi duke folur për një vepër arti të dedikuar heroit kombëtar. Janë mësu njerëzit me pa atë heroin që janë mësu me pa që kanë mësu në shkolla e janë vendos buste. Unë jam shumë i sigurtë, kushdo që ta sheh afërt e dinë”, shtoi i njejti.

  • PDK kritikon Komunën e Prizrenit: Skënderbeu nuk e meritoi këtë fyerje, të korrigjohet ky poshtërim

    PDK kritikon Komunën e Prizrenit: Skënderbeu nuk e meritoi këtë fyerje, të korrigjohet ky poshtërim

    Bashmir Xhemaj i PDK’së, i cili vjen nga qyteti i Prizrenit, ka reaguar në lidhje me shtatoren e Gjergj Kastriotit, që Komuna e Prizrneit ka përuruar sot.

    Xhemaj ka thënë se kjo shtatore, e shëmtuar dhe në disproporcion të plotë fizik, nuk frymëzon e as nuk trimëron askënd.  Në fakt, sipas tij, kjo shtatore bën me turp të gjithë shqiptarët, e posaçërisht ata që vijmë nga ky qytet.

    Me këtë rast, ai u ka bërë thirrje kuvendit komunal që sa më parë ta përmirësojnë këtë shtrembërim të figurës së madhe të Gjergj Kastriotit, dhe historisë së lavidshme shqiptare.

    Lexoni statusin e plotë të Bashmir Xhemajt:

    Skënderbeu nuk e meritoi këtë fyerje nga Komuna e Prizrenit me 28 nëntor
    Gjergj Kastrioti “Skënderbeu”, është prej heronjve të parë shqiptarë, prijësve, që për 500 vjet mbajti gjallë idenë e luftës për liri, bashkimit për fitore, e idealit për shtet.
    Padyshim, ai ishte edhe prej inspiruesve të formacionit më të suksesshëm ushtarak ndër shqiptarë, Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
    Ndërkaq, edhe në librat e historisë, por edhe në dhe tregimet e legjendat me të cilat jemi rritur mbi figurën e tij, Skënderbeu përshkruhet si një burrë shtatlartë që, edhe vetëm nga pamja, frymëzonte e trimëronte luftëtarët e tij.
    Por, si duket Komuna e Prizrenit, me në krye Mytaher Haskukën, kanë në mendje dhe njohin një tjetër Skënderbe?! Shtatorja e Skënderbeut që Komuna e Prizrenit përuroi sot, më e pakta është fyerje për figurën e tij, e më së shumti, është shkelje mbi historinë dhe idenë e secilit shqiptar për heroin tonë.
    Ajo nuk frymëzon e as nuk trimëron askënd. Në fakt, kjo shtatore na bën me turp të gjithë shqiptarëve, e posaçërisht ne që vijmë nga ky qytet.
    Kjo shtatore, pa kurrfarë vlere artistike dhe në disproporcion të plotë fizik, nuk i bën nder Przirenit. Sikur të mos mjaftonte, komuna ka përzgjedhur një vend për figurën e Gjergjit që nuk lartëson atë, por, dinakërisht, i humbë atij vlerën dhe pozicionin që ka në zemrat dhe historinë tonë.
    Prandaj, unë sonte po bëjë një kërkesë publike për kuvendarët e qytetit tonë historik, që sa më parë ta adresojnë këtë turp që iu Gjergj Kastriotit, e përmes tij të gjithë historisë tonë të lavdishme shqiptare.
    Nuk është vonë. Gabimi u bë, por më gabim do të ishte po të mbyllnim sytë ndaj këtij turpi. Prandaj, qysh në seancën e radhës, duhet të korrigjohet ky shtrembërim i shëmtuar i Gjergjit të madh.
    Skënderbeu nuk e meritoi këtë fyerje me 28 nëntor, aq më pak në Prizren.