Tag: Prrsidenca

  • Caktohet data e zgjedhjeve në Republikën e Kosovës

    Caktohet data e zgjedhjeve në Republikën e Kosovës

    17 tetori është data kur do të mbahen zgjedhjet lokale në vend. Kështu ka bërë të ditur presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani përmes një komunikate për media.

    “Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, pas përfundimit të konsultimit me subjektet politike më 2 qershor 2021 dhe në mbështetje të Ligjit për Zgjedhjet Lokale në Republikën e Kosovës ka caktuar 17 tetorin 2021, datë të mbajtjes së zgjedhjeve lokale”, thuhet në njoftim.

    Me të njëjtin vendim, njoftohet se Osmani ka udhëzuar Komisionin Qendror të Zgjedhjeve që t`i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për organizimin dhe mbajtjen e zgjedhjeve lokale në përputhje me këtë vendim dhe legjislacionin në fuqi.

  • Një qytetar paralajmëron sulm nëse nuk hiqet flamuri i Rugovës në Presidencë

    Një qytetar paralajmëron sulm nëse nuk hiqet flamuri i Rugovës në Presidencë

    Një qytetar po kërkon të largohet flamuri i Dardanisë nga institucionet e Kosovës. Në të kundërtën, ai po paralajmëron prishje të qetësisë publike. Ai po e quan provokim vendosjen e këtij flamuri në Presidencë.

    Vendosja e flamurit të Dardanisë në Presidencë, në ditën kur Vjosa Osmani e mori edhe zyrtarisht detyrën e Presidentes së vendit, po i pengon një qytetari.

    Ai po e quan provokim prezencën e flamurit të propozuar nga ish-Presidenti Ibrahim Rugova.null

    Ai ka komentuar në një postim të shpërndarë nga Kryeparlamentari Glauk Konjufca, për ceremoninë e marrjes së detyrës nga Presidentja Osmani.

    “Largone flamurin e Rugovës nga institucionet se nuk ju garantoj për qetësi publike. Ky gjest i Presidentes është më shumë provokues se sa dëshirë! Apeloj te kryeministri dhe kryetari I Kuvendit se keni përgjegjësi të gjithë bashkë nëse ndodh diçka! Ju garantoj se një veprim të tillë nuk do ta lejojmë qoftë çfarëdo çmimi që ka! Boll mo me provokacione të tilla”, ka shkruar qytetari.

    Ndryshe, para pesë viteve i njëjti qytetar kishte hyrë në Kuvendin e Kosovës për ta larguar fotografinë e ish-Presidentit Ibrahim Rugova.