Tag: PZAP

  • Anulohen në tërësi votat për partitë boshnjake në shtatë komuna

    Anulohen në tërësi votat për partitë boshnjake në shtatë komuna

    Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka pranuar pjesërisht ankesat e paraqitura nga subjektet politike Nasha Iniciativa, Unioni Social Demokrat dhe Nova Demokrastska Stranka lidhur me rezultatet përfundimtare të shpallura nga KQZ për zgjedhjet e 14 shkurtit.

    PZAP ka marrë vendim që të anulohen në tërësi votat për subjektet politike boshnjake në këto komuna: Zubin Potok, Shtërpcë, Ranillug, Garaqanicë, Partesh, Kollokot dhe Novobërdë.

    Po ashtu PZAP ka anuluar pjesërisht votat për subjektet politike Ujedinjena Zajednica Adrijana Hodzic dhe Koalicionit VAKAT.

    Për subjektin politik Ujedinjena Zajednica Adrijana Hodzic i janë anuluar votat në Zveçan, Leposaviq dhe Mitrovicë të Veriut.

    Për Koalicionin VAKAT i janë anuluar votat në Leposaviq.

  • DOKUMENT/ Ky është arsyetimi që ka dhënë PZAP me refuzimin e kandidatëve të dënuar

    DOKUMENT/ Ky është arsyetimi që ka dhënë PZAP me refuzimin e kandidatëve të dënuar

    PZAP tregon arsyen e refuzimit të ankesave të partive politike, për kandidatët që janë të dënuar me vendim të plotfuqishëm.

    ”Përvec tjerash, PZAP vlerëson se dispozita ligjore e nenit 29 të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, me vendimin e Gjykatës Kushtetuese, është fuqizuar në atë masë, saqë tani një dispozitë e tillë ramngohet në normë kushtetuese apo standard kushtetues, e cila dispozitë mbizotëron në raport me të gjitha dispozitat tjera që i referohen përshtatshmërisë, apo pengesave në certfikim të kandidatëve për deputet”, thuhet ndër të tjera në vendim.

  • PZAP-ja lë jashtë listave Kurtin dhe kandidatët tjerë që kanë probleme me ligjin

    PZAP-ja lë jashtë listave Kurtin dhe kandidatët tjerë që kanë probleme me ligjin

    Siç kërkoi edhe kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka, Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka vendosur pjesërisht pro ankesave të partive politike për certifikim të listës së kandidatëve për deputetë. PZAP-ja ka vendosur që të certifikohen vetëm kandidatët që i plotësojnë kushtet ligjore.

    Mbeten jashtë listave të dënuarit me aktgjykim final në tri vitet e fundit. Në këtë listë përfshihet edhe kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryeministër, Albin Kurti. Te VV-ja pos tij, kandidimi i është ndaluar edhe katër kandidatëve të tjerë. Vendimi thekson se Albin Kurti, Albulena Haxhiu, Liburn Aliu, Bajram Mavriqi dhe Labinotë Demi-Murtezi nuk mund të zëvendësohen me kandidatë të tjerë.

    Vendimi i ngjashëm është edhe për Nismën Socialdemokrate. Te kjo parti është certifikuar lista, por pa emrat e Vesel Krasniqit, Besnik Berisha, Filloreta Bytyçi, Valentina Alijaj, Xhafer Berisha, Aziz Thaçi, Musa Fetahaj, Hasime Daka, Fatmir Gërdellaj, Vehbi Avdullahaj, Endrit Shala dhe Ardian Nokaj.

    As këta kandidatë s’mund të zëvendësohen me të tjerë.

    Partitë që duan të ankohen ndaj këtij vendimi kanë 24 orë afat për t’u ankuar në Gjykatën Supreme. Supremja do të ketë tre ditë afat për vendim.

    Procesi i certifikimit mbyllet më 31 janar.

  • Ankesat e partive për moscertifikim, PZAP tregon kur merret vendimi

    Ankesat e partive për moscertifikim, PZAP tregon kur merret vendimi

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në mbledhjen e së premtes e cila u përcoll me shumë tensione e debate, nuk ka certifikuar listat e deputetëve të LVV’së, AAK’së dhe Nismës, për zgjedhjet e 14 shkurtit. Kjo për shkak se këto subjekte nuk i kanë zëvendësuar emrat e kandidatëve që kanë probleme me Ligjin apo janë të dënuar me formë të shkallës së prerë në tri vitet e fundit.

    Pas moscertifikimit, partitë politike janë ankuar të shtunën në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, ku tashmë janë duke u shqyrtuar ankesat e tyre.

    Kryesuesi i Sekretariatit të PZAP’së, Mul Desku, ka deklaruar se afati është deri të martën, por nuk dihet se kur do të merret vendimi.

    “Afat kemi deri nesër, kur do të vendosen nuk mund të paragjykoj sepse vendimet i marrin anëtarët (gjyqtarët) e PZAP-it”, ka thënë Desku.

    Ndërkohë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është në pritje të vendimit të PZAP’it, për të vazhduar me procedurat e mëtejme.

    “Pas paraqitjes së ankesave, PZAP ka afat prej 72 orësh për të vendosur lidhur me ankesat të cilat paraqiten dhe sigurisht se ne si KQZ do të presim për vendimmarrjen e këtij institucioni”, ka deklaruar zëdhënësi i KQZ’së, Valmir Elezi.

    Në mbledhjen e së premtes, KQZ ka certifikuar listat e partive politike të cilat kanë zëvendësuar kandidatët që kishin probleme me Ligjin.

    Në mesin e partive të cilave iu është certifikuar lista me kandidatët për deputetë janë Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Partia Demokratike e Kosovës, pasi këto dy parti kanë zëvendësuar me kohë kandidatët që kishin probleme me Ligjin.

    Të certifikuara janë edhe Lista “Romani Iniciativa”, JGP, PREBK, SDU, Partia Balliste, IRDK, KDTP, PAI, NDS, VAKAT, FJALA.

    Zgjedhjet e parakohshme në Kosovë do të mbahen me 14 shkurt.

  • PZAP i kthen përgjigjje Lëvizjes Vetëvendosje, për votimin nga Diaspora

    PZAP i kthen përgjigjje Lëvizjes Vetëvendosje, për votimin nga Diaspora

    Paneli për Ankesa dhe Parashtresa ka hedhur poshtë ankesën e Lëvizjes Vetëvendosje, për mënyrën e votimit nga personat e regjistruar jashtë Kosovës, shkruan Gazeta Blic.