Tag: Qeveria e Kosovës

  • Qeveria merr vendim të mos shiten asetet e AKP-së që do të kalojnë në Fondin Sovran

    Qeveria merr vendim të mos shiten asetet e AKP-së që do të kalojnë në Fondin Sovran

    Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka ndryshuar vendimin sa i përket Agjencisë Kosovare të Privatizimit që e ishte marrë më 1 korrik 2020 nga qeveria Hoti.

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti udhëzoi që AKP-ja të mos i vendos në shitje asetet që janë të identifikuara për të kaluar në fondin sovran.

    “Ky vendim është me qëllim të përmbushjes së obligimeve të AKP-së”, tha para kabinetit qeveritar kryeministri Kurti.

    Qeveria e Kosovës më 1 korrik kishte marrë vendim që të themelohet një grup punues me AKP-në për draftimin e Strategjisë për Privatizimin e Ndërmarrjeve Shoqërorë në harmoni me programin qeverisës me qëllim të përmbylljes së procesit të privatizimit të pronave.

    Qeveria i kishte kërkuar AKP-së që të mos bëjë shpallje të asnjë vale të re të privatizimit deri sa të miratohet Strategjia.

  • Lansohet Fondi për Garanci Kreditore

    Lansohet Fondi për Garanci Kreditore

    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti bashkë me ministren e Financave, Hykmete Bajrami, ka zhvilluar një takim virtual me përfaqësuesit e Bankës Qendrore të Kosovës dhe bankave komerciale, ku është lansuar Fondi për Garanci Kreditore.

    Kryeministri Hoti ka sqaruar se Fondi për Garanci Kreditore, është pjesë e Pakos për Rimëkëmbje Ekonomike 2020-2021. Me këtë mekanizëm, ka theksuar ai, krijohen lehtësi kreditore dhe rritet likuiditeti i kompanive, ndërsa në të njëjtën kohë ulet rreziku kreditor. Prandaj, ai ka ofruar mbështetje të pa rezervë për këtë masë që ndihmon zhvillimin ekonomik të vendit.

    Kryeministri Hoti ka thënë se me një fond prej rreth 60 milionë euro, ofrohet mbështetje për ndërmarrjet private dhe ato publike në sektor të ndryshëm, përmes instrumenteve të reja për garanci kreditore, që nënkupton rritjen e përqindjes së garancisë në 80%. Ai ka nënvizuar se, në këtë fond përpos Qeverisë së Republikës së Kosovës, kanë ofruar mbështetje edhe Banka Botërore, Banka Investive Evropiane si dhe KFW-ja gjermane.

  • ​Qeveria për tre muaj mori mbi 512 milionë euro dhe shpenzoi rreth 580 milionë

    ​Qeveria për tre muaj mori mbi 512 milionë euro dhe shpenzoi rreth 580 milionë

    Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), publikon llogaritë qeveritare të Kosovës në bazë tremujore.

    Sipas ASK-së në tremujorin e tretë të këtij viti shuma e të hyrave të Qeverisë ishte 512.6 milionë euro.

    ASK nëpërmjet një komunikate thekson se pjesën më të madhe të të hyrave e përbëjnë tatimet në produkte, të cilat paraqesin 65.8% të totalit të të hyrave, ndërsa pjesa e mbetur është shpërndarë në kategori të tjera të të hyrave.

    “Shuma e shpenzimeve të Qeverisë së Përgjithshme në TM3 2020 ishte 579.8 milionë euro. Pjesën më të madhe të shpenzimeve e përbëjnë kontributet sociale dhe përfitimet (30.9%), kompensimi i punëtorëve (28.3%), formimi i kapitalit bruto (16.3%) dhe konsumi i ndërmjetëm (9%). Ndërsa, pjesa e mbetur e shpenzimeve është shpërndarë në kategori të tjera të shpenzimeve”, thuhet në njoftim.