Tag: QKUK

  • Vdes një burrë në QKUK, familjarët dyshojnë se pati neglizhencë nga mjekët

    Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka nisur hetimet ndaj një vdekje që ka ndodhur para katër ditësh në QKUK, Prishtinë.

    Sipas raportit policor, është raportuar se një burrë i cili ishte transportuar para katër ditësh nga spitali i Pejës në QKUK-Prishtinë i njëjti ka vdekur.

    Familjarët e viktimës dyshojnë se nuk i është dhënë tretmani i nevojshëm mjekësor.

    Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për Obduksion.

  • Flet anesteziologu i cili u sulmua fizikisht: U godita në kokë dhe fytyrë, përkundër gjakderdhjes vazhdova punen

    Flet anesteziologu i cili u sulmua fizikisht: U godita në kokë dhe fytyrë, përkundër gjakderdhjes vazhdova punen

    Anesteziologu Valon Kadriu është sulmuar dje nga familjari i një pacienti në Klinikën Infektive derisa ishte në vendin e tij të punës.

    Kadriu gjendej në repartin e intensivës në Klinikën Infektive në QKUK ku po kujdesej për pesë pacientë. Ai ishte thirr me urgjencë për të ndihmuar një pacient në repart, dhe ndonëse nuk ishte përgjegjësi e tij Kadriu shkoi për ta ndihmuar.

    “Më kanë thirr me urgjencë sepse isha vetëm unë si mjek në intensivë. Puna ime është në intensivë e jo në repart. Por unë shkova për ta ndihmuar pacientin”.

    “Sapo hyra në dhomë u godita nga pala mbrapa kokës dhe në fytyrë. Përkundër goditjeve që morra dhe gjakderdhjes, unë vazhdova reanimimin dhe intubimin e pacientit për 50 minuta, por fatkeqësisht nuk mbijetoi”, ka treguar ngjarjen anesteziologu dhe intensivisti, shkruan Gazeta Shneta.

    Ai ka treguar se nga goditja ka pësuar frakturë të hundës dhe sot po merret me trajtimin. Rasti është hapur edhe në Policinë e Kosovës. Përveç mjekut, pala ka sulmuar edhe një infermiere të klinikës.

    Sulmin ndaj anesteziologut e ka dënuar Asociacioni Kosovar i Anesteziologëve, Shërbimi Spitalor Klinik Universitar, Oda e Mjekëve të Kosovës dhe Oda e Infermierëve të Kosovës.

  • QKUK konfirmon se 19 vjeçarja nga Mitrovica që po priste për të transplantuar veshkën vdiq nga koronavirusi

    QKUK konfirmon se 19 vjeçarja nga Mitrovica që po priste për të transplantuar veshkën vdiq nga koronavirusi

    Në 24 orët e fundit në Kosovë janë raportuar edhe 7 raste të reja të infektuara me COVID-19.

    Në mesin e tyre, Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka bërë të ditur se është një 19 vjeçare nga Mitrovica.
    Burime të Expressit thonë se 19 vjeçarja është Nazlije Sherifi nga Mitrovica, e cila vuante nga një sëmundje e rëndë e vëshkëve, ndërsa transplantimin e veshkës priste ta bënte brenda pak ditësh.

    Nga Spitali i Mitrovicës kanë thënë për gazetën se Sherifi kishte qenë e shtrirë në këtë spital por pastaj ishte referuar për në QKUK.