Tag: Ramiz Lladrovci

  • “Ramiz Lladrovci të mos kandidojë, nuk e ka mbështetjen e Degës në Drenas”

    “Ramiz Lladrovci të mos kandidojë, nuk e ka mbështetjen e Degës në Drenas”

    Ish-kryetari i komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku ka komentuar deklaratën e kryetarit të Drenasit, Ramiz Lladrovci, i cili kishte deklaruar se “i jep 100 Samia për Bekim Jasharin”.

    Lushtaku në Pressing të T7 tha se ky është mendimi i tij. Ai shtoi se nuk ka marrëdhënie të këqija me Lladrovcin por as raporte të mira.

    “Nuk kam as marrëdhënie të këqija, por nuk kam as raporte të mira Mendim i tij është. Nuk është politike. Unë kur ka kandidu Ramizi e kam ndihmu, e kam ndihmu me fuqinë e vogël që e kam pasë, sepse kam qenë në burg, i kam shfrytëzu vizitat për t’i ndihmuar”, ka thënë Lushtaku.

    Tutje ai tha se komunën e Drenasit e kanë lënduar pa nevojë dhe se për këtë fajin kryesor e ka kryesia e partisë.

    “Ramiz Lladrovci të mos kandidojë, nuk e ka mbështetjen e Degës në Drenas. Nuk kam armiqësi me askënd e as me Ramizin. Është gabim i madh i Ramizit me i hi kandidaturës. Unë mendoj që nëse PDK në këtë rast, Memli Krasniqi dhe kryesia e partisë ia jep besimin ai le të vazhdon. E kemi lëndu Drenasin, e kemi lëndu pa nevojë. Mendoj që fajet kryesore i ka kryesia e partisë. Është dashur një vendim më i guxishëm për Drenasin. Nëse dikush e ka lëndu e kemi lëndu ne që kemi qenë në kryesi”, tha Lushtaku.

    Kujtojmë se i pari i Drenasit, ka deklaruar se me Lushtakun nuk ka armiqësi por që nuk kanë raporte miqësore.

  • Lladrovci: As Vjosa Osmani e as Albin Kurti nuk munden me lëviz Stadiumin Kombëtar nga Drenica

    Lladrovci: As Vjosa Osmani e as Albin Kurti nuk munden me lëviz Stadiumin Kombëtar nga Drenica

    Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, është shprehur i bindur se Stadiumi Kombëtar do të ndërtohet në Korroticë.

    Sipas Lladrovcit, lokacionin e këtij stadium s’do të mund ta ndërrojnë as Presidentja Vjosa Osmani e as kryeministri Albin Kurti.

    Lladrovci ka thënë se janë bërë investime milionëshe deri tani dhe nuk duhet të ndërrohet lokacioni për teke të individëve të caktuar.

    “Kush osht ai bir nane ose bijë nane që guxon me çu në një vend me i humb 10 milionë euro, me bo fizibilitetin, me bo projektin? Kush është ai që guxon me i shpërdoru miliona euro”, ka thënë Lladrovci për lajmi.net.

    Për video kliko KËTU

  • U ‘tradhëtua’ nga dega e PDK-së në Drenas/ Reagon ashpër Ramiz Lladrovci

    U ‘tradhëtua’ nga dega e PDK-së në Drenas/ Reagon ashpër Ramiz Lladrovci

    Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci ka reaguar pasi dega e PDK-së në Drenas ka propozuar Driton Ajazin si kandidat për kryetar të Komunës.

    Lladrovci për Gazeta Metro është shprehur se nuk do të dorëzohet dhe se kandidatët si Ajazi i mposhtë si i pavarur në zgjedhje.

    “Nuk dorëzohem, qisi kandidatë, si i pavarur t’i muj”, ka thënë Lladrovci shkurtimisht për Metro.

    Ishte vetë Driton Ajazi ai i cili ka bërë të ditur përmes një postimi në rrjetin social Facebook, se sot ka marrë mbështetjen nga strukturat e partisë në këtë komunë, për të qenë kandidat për kryetar të Drenasit në zgjedhjet lokale të cilat do të mbahen në vjeshtën e këtij viti

  • Lladrovci padit Vehbi Kajtazin, i kërkon 100 mijë euro dëmshpërblim

    Lladrovci padit Vehbi Kajtazin, i kërkon 100 mijë euro dëmshpërblim

    Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci ka ushtruar padi sot ndaj gazetarit Vehbi Kajtazi, pasi që ky i fundit ditë më parë drejtoi akuza ndaj Lladrovcit.

    Në padinë e ushtruar, Lladrovci ka kërkuar 100 mijë euro dëmshpërblim nga Kajtazi.

    “Ashtu siç kam paralajmëruar, sot e dorëzova padinë kundër Vehbi Kajtazit për shpifje. Pas vendimit të gjyqit, vlera e kundërshpërblimit për padinë, do të jepet donacion për organizatat që merren me fuqizimin e sundimit të ligjit!”, ka shkruar Lladrovci në Facebook.