Tag: Reciprociteti

  • Kurti: I tregova edhe Lajçakut, që jemi të gatshëm ta heqim reciprocitetin, por që këtë duhet ta bëjë edhe Serbia

    Kryeministri Albin Kurti, në mbledhjen e qeverisë ka bërë të ditur se ka biseduar me përfaqësuesin e BE-së, për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, raporton Gazeta Blic.

    Kurti ka thënë se i ka treguar Lajçakut se Kosova është e gatshme që ta hjek reciprocitetin e targave serbe, por që të njejtën gjë duhet ta bëjë edhe vetë Serbia.

    Kryeministri tha se Kosova është e gatshme që të dialogojë për këtë çështje, por që dialogu duhet të bëhet në Bruksel.

    “Kam biseduar edhe me Miroslav Lajçak, ku i kam treguar se Kosova është e gatshme që ta heq këtë vendim, por që të njejtën gjë duhet ta bëjë edhe pala serbe. Ne jemi për dialog, por që kjo gjë duhet të ndodhë në Bruksel”, ka thënë ndër të tjera Kurti.

  • Gazetat zvicerane: Albin Kurti ne Veri të Kosovës veproi konform reciprocitetit të Brukselit

    Për shkak të rregullës së targës. Tensionet mes Kosovës dhe Serbisë (“Wegen Auto-Kennzeichen-Regel Spannungen zëischen Kosovo und Serbien“)  me ketë titull mediat botërore ashtu edhe zvicerane sot dhe dje janë marrë me Kosovën, respektivisht qëndrimet e fundit të qeverise së Albin Kurtit karshi Serbisë, raporton gazeta zvicerane në shqip Le Canton27.ch

    Qeveria e Vuçiqit nuk i njeh targat e veturave nga Kosova. Por nga sot, as Qeveria e Albin Kurtit nuk i një ato të Serbisë

    Tensionet janë krijuar mes Kosovës dhe Serbisë lidhur me një rregullore të re mbi pranueshmërinë e targave. Serbët e Kosovës nga rajoni kufitar bllokuan hyrjen në pikat kufitare kosovar-serbe Jarinje dhe Binjak të hënën, siç raportuan mediat në Prishtinë dhe Beograd. Ata protestuan kundër dekretit të ri të qeverisë kosovare, sipas të cilit targat serbe nuk vlejnë më në Kosovë, ka shkruar gazeta prestigjioze e Zvicrës Blick duke ju referuar agjencisë shtetërore te informimit ATS /SDA.

    Sipas mediave zvicerane, Policia kufitare në Kosovë ka zbatuar rregullisht rregulloren që nga mëngjesi i së hënës. Shoferët në automjetet me targa serbe duhet t’i çmontojnë ato në pikat kufitare dhe t’i bashkojnë targat e përkohshme kosovare që ata i marrin nga zyrtarët kufitarë.

    Kryeministri kosovar Albin Kurti prezantoi qasjen e qeverisë së tij të hënën si një masë të bazuar në reciprocitet. Presidenti serb Aleksandar Vuçiç përsëri thirri një takim të kabinetit të tij të sigurisë për të martën.

    Në fakt, Serbia nuk i njeh targat e futura nga Kosova pas shpalljes së pavarësisë në vitin 2008. Udhëtarët me automjete me këto targa duhet t’i ndërrojnë ato me targa të përkohshme serbe në pikat kufitare kur hyjnë në Serbi. (SDA)

  • Albin Kurti flet pas vendimit për targa, thotë se nuk është veprim kundër serbëve

    Kryeministri, Albin Kurti ka thënë se vendimi për reciprocitet me targa, nuk është kundër qytetarëve serbe. Ai madje ka thënë një vendim i tillë nuk i ndalon lëvizjen e lirë të serbeve.

    “Automjete do të pajisen me tabela të përkohshme. Ju siguroje se veprimet e marra nga organet kompetente nuk janë të drejtuar kundër qytetarëve serbë, nuk kanë drejtë cenojnë lëvizjen e lirë të qytetarëve serbë. Sikurse se dje edhe nesër qytetarët serbe do të lëvizin lire, pres nga gjithë qytetarë që të kuptojnë drejtë se sot nuk po ndodhe asgjë diskriminuese e as e jashtëligjshme”, ka thënë Kurti.

    Ndryshe me vendimin e ri të Qeverisë së Kosovës, automjeteve që po hyjnë nga Serbia në Kosovës po pajisen me targat të përkohshme RKS./Gazeta

  • Kurti replikon me Nurën e PDK-së për reciprocitetin: Je deputet i mirë, por për këtë çështje je në parti të gabuar

    Kurti replikon me Nurën e PDK-së për reciprocitetin: Je deputet i mirë, por për këtë çështje je në parti të gabuar

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka replikuar me deputetin e Partisë Demokratike të Kosovës, Fadil Nura, për çështjen e reciprocitetit. Për të cilën Kurti u zotua në Kuvend se do bëhet së shpejti. Ndërsa, Nura i PDK-së, i tha se nuk di a me i besu Albinit të 12 shkurtit, apo Albinit të sotëm, pasi sipas deputetit, atribut i politikës së Kurtit është gënjeshtra.

    Në replikën e tij, kryeministri Kurti, u shpreh se do ta vendosin reciprocitetin dhe nuk do të heqin dorë prej tij. “Këtë do ta bëjmë atëherë kur do të jemi të përgatitur shpejt”, tha ndër të tjera kryeministri.

    “Sa i përket reciprocitetit, qysh në dhjetor të vitit 2011 ne e patëm miratuar në Kuvendin e Republikës së Kosovës, rezolutën për reciprocitet të plotë politik-ekonomik, dhe tregtar, saktësisht më 7 dhjetor 2011. Dhe këtë princip unë e kam paraqitur edhe në takimet që i kam pasur në Bruksel, zëvendësi im i parë Besnik Bislimi ka përgatitur një dokument në mënyrë të thuktë 11 shkeljet që ja bënë Serbia reciprocitetit me Kosovën në raportin tonë të ndërsjelltë…Ne edhe faktorëve ndërkombëtarë ua kemi treguar këtë gjë…Në këto 100 ditët e para, ne kemi pasur Drejtorë të ri të Doganave dhe na duhet të përgatitemi maksimalisht… Në Qeverinë Kurti I e vendosëm reciprocitetin dhe Qeveria e mëpastajme e hoqi reciprocitetin, nëse ne nuk arrijmë ta zbatojmë në plotni reciprocitetin sërish, atëherë ai vdes edhe si koncept….Reciprocitetin se kemi për hakmarrje, besojmë se është një parim i shëndoshë i marrëdhënieve midis shteteve…Reciprocitetin nuk e kemi për t’i shtuar barriera por për t’i hequr ato ekzistueset….”, u shpreh Kurti ndër të tjera.

    Por më pas fjalën e mori Nura, duke i thënë Kurtit se është i kundërt me veten e tij.

    “Brukseli nuk e ka premtu reciprocitetin, por ju, nuk e di a me i besu Albin Kurtit të 12 shkurtit, apo Albinit që na dha përgjigjen, sepse jeni krejtësisht i kundërt me vetëvetën tuaj dhe kjo dëshmon se atribut i politikës suaj është gënjeshtra…”, tha Nura.

    Ndërsa, komentit të tij Kurti fillimisht iu përgjigj duke i thënë se për çështjen e reciprocitetit është në partinë e gabuar.

    “Mua shumë më pëlqen deputeti Nura kur insiton për reciprocitet sepse je deputet i mirë i Republikës, por për këtë çështje je në parti të gabuar”, tha Kurti, transmeton Gazeta Express.

    Gjithashtu tha se disa deputetë të PDK-së kanë votuar kundër reciprocitetit.                    

    “Më 7 dhjetor të vitit 2011, 3 deputetë që të tre janë këtu në sallë, kanë votuar kundër reciprocitetit, spo jau përmendi emrat, në grupin tuaj në mbledhje e diskutoni. Më 20 janar, 5 depuetetë kanë votuar kundër reciprocitetit me Serbinë. Ne do ta vendosim reciprocitetin, dhe kjo nuk ka diskutim. Por nuk duam të dështojmë, e ka të tillë që duan që ne të dështojmë.

    Duhet ta kuptoni pozicionin prej të cilit vini, ju vini prej një grupacioni politik që ka qenë kundër reciprocitetit.Ju keni interes të dështojë reciprociteti, prandaj ju dëshironi që të vendoset pa u përgatitur. E ne do të përgatitemi, do ta vendosim reciprocitetin, nuk do të dështojë reciprociteti, dhe uroj që o ju ta ndërroni qëndrimin si Grup Parlamentar në përputhje me vullnetin e deputetit Nura, ose deputeti Nura të mos vazhdojë të qëndrojë në partinë e gabuar edhe më tej”, tha Kurti