Tag: Rexhep Selimi

  • Shqipe Selimi: Nuk kam hyrë ta zëvendësoj Rexhën, ai nuk zëvendësohet

    Shqipe Selimi: Nuk kam hyrë ta zëvendësoj Rexhën, ai nuk zëvendësohet

    Kandidja e Lëvizjes Vetëvendosje, Shqipe Selimi, që është edhe bashkëshortja e ish-deputetit Rexhep Selimi ka treguar se pse është renditur me numrin 10 në listën e Lëvizjes Vetëvendosje.

    Në të kaluarën, në çdo palë zgjedhje numrin 10 në listën e Lëvizjes Vetëvendosje e ka mbajtur Rexhep Selimi.Ky numër, gjatë kohës së luftës ka qenë edhe nofka e Rexhep Selimit, i cili nga bashkëluftëtarët është thirrur si “Dhjetëshi”.

    “Duke e pa historikun e numrit 10 gjatë luftës e që Rexha ka konkurru me 10, Lëvizja më ka nderu. Nuk po mundohem me zëvendësu Rexhën, sepse ai nuk mundet me u zëvendësu”, tha Shqipe Selimi në “Kallxo Pernime”.“Nuk jam hy në politikë me zëvendësu Rexhën. E kanë gabim. Nuk jam hy as për një rrogë. Kontributi im do të jetë i pashmangshëm dhe mendoj se do të jetë edhe vet qenia ime. Do të angazhohem që ketë barazi gjinore si dhe në aspektin e sigurisë. Pak femra ka që merren me mbrojtje, siguri e ushtri”, tha ajo.“Në luftë s’kam pasur nofkë, më kanë thirrë Shqipe. Ka pasë që më kanë thirrë edhe Shota”, tha Selimi.

  • Dalin pamjet brenda burgut ku po mbahen Thaçi, Veseli, Selimi e të tjerët

    Dalin pamjet brenda burgut ku po mbahen Thaçi, Veseli, Selimi e të tjerët

    Gjykata Speciale publikoi akuzat ndaj ish-Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, dhe ish-komandantëve të UÇK, të cilët ndodhen në burg prej javësh, në pritje të nisjes së gjykimit. Burg ku ata po mbahen gjendet jashtë Hagës, në periferi, më saktësisht në Haaglanden të Scheveningen.

    Haaglanden ështe një burg unik në Holandë. Ai është i vetmi që ka një qendër kujdesi ku të paraburgosurit që kanë nevojë për kujdes mbahen 24 orë në ditë.
    Ky mund të jetë kujdes fizik, por edhe psikologjik. Ose një kombinim i të dyjave. Burgu mund të strehojë rreth 200 të arrestuar.

    Të paraburgosurve u lejohet qasja ditore në ajër të pastër dhe ushtrime fizike, si dhe mundësia për të marrë pjesë në aktivitete të tjera të përshtatshme. Atyre u lejohet të lexojnë dhe shkruajnë materiale dhe kanë qasje në një bibliotekë që përmban libra, revista dhe gazeta në gjuhët e tyre amtare. Të burgosurit mund të luajnë shah, futboll, dhe lojëra tjera…

    Përveç kësaj, të burogsurit kanë mundësi të përdorin programe radio dhe televizive, të marrin pjesë në shërbimet fetare ose shpirtërore të disponueshme, qe do te thote se ata edhe mund te falen. /GSH/