Tag: Richard Grenell

  • Grenell: Hashim Thaçi ishte lider më i mirë se Albin Kurti për popullin e Kosovës

    Ish-i dërguari special i SHBA-së për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, Richard Grenell, ka vlerësuar se kryeministri aktual i Kosovës, Albin Kurti, “nuk është lider i mirë për popullin e Kosovës” dhe shtoi se liderët e tjerë ishin më të mirë, si p.sh. ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

    “Nuk është vetëm mendimi im, besoj se edhe qeveria aktuale amerikane e sheh në këtë mënyrë. Mos harroni se ai (Kurti) shkoi në Uashington, nuk arriti as në Shtëpinë e Bardhë, nuk hyri brenda. Ai ishte matanë rrugës me stafin e administratës”, tha Grenell për gazeten serbe “Politika”.

    Grenell, i cili ishte i dërguar i posaçëm gjatë mandatit të presidentit amerikan Donald Trump, vlerësoi se një gjë e tillë nuk mund të ndodhte nën drejtimin e Trump dhe se do të organizoheshin takime të nivelit të lartë dhe do të dërgoheshin mesazhe të forta dhe të qarta.

    Kur është fjala për ish-presidentin e Kosovës, Thaçi, Grenell vlerëson se Evropa nuk është dashur ta vendosë atë në Hagë, ku po gjykohet si një nga liderët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) për krime lufte në Kosovë në vitet 1998 dhe 1999.

    “Populli i Kosovës, nëse dëshiron të ecë përpara, e di se ne kemi bërë shumë më tepër përparim kur Thaçi ishte president”, tha ai.

    Grenell shtoi se administrata e presidentit aktual të SHBA-së Joseph Biden deklaroi se nuk dëshiron të përfshihet në dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës dhe shtoi se “pret shumë biseda dhe pak veprime” nga BE-ja, e cila tani është në krye.

    Duke folur për Marrëveshjen e Washingtonit, ai vlerësoi se disa pjesë janë shkelur, pjesë ende po tentojnë të zbatohen, por se “nuk ka udhëheqje amerikane, nuk ka presion për ta zbatuar atë”.

  • Grenell tha se Vjosa Osmani nuk është dakord me politikat e Kurtit. Demantohet nga Presidenca e Kosovës

    Pas deklaratave të ish-emisarit të Shtëpisë së Bardhë për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, se Vjosa Osmani iu ka thënë SHBA-vë se nuk është dakord me politikat e Kurtit në raport me Amerikën, ka reaguar Presidenca e Kosovës.

    “Si Shef i Kabinetit të Presidentes Vjosa Osmani, dua t’iu informoj se Richard Grenell po gënjen kur i referohet deklaratës së Presidentes së Republikës së Kosovës”, ka shkruar Vela në Twitter.

    Ndryshe, Grenell në një postim në Twitter ka shkruar se Kurti mori këtë rezultat ngase refuzoi projektet amerikane.

    “Populli i Kosovës i ka dërguar një mesazh të fortë Albin Kurtit, pasi është e papranueshme të refuzosh SHBA-në, energjinë e rinovueshme të pastër (projektin e gazit) dhe Marrëveshjet e Uashingtonit të nënshkruara në Zyrën Ovale. Vjosa Osmani ia ka bërë të qartë edhe SHBA-ve, se ajo nuk është dakord me Kurtin”, shkroi Grenell.

  • Arben Gashi: Grenell na tha që ta rrëzojmë Kurtin për 7 ditë

    Shefi i Grupit të Kuvendit të LDK-së, Arben Gashi, ka treguar se ish i Dërguari Special i Shtëpisë së Bardhë për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, u kishte dhënë LDK-së 7 ditë kohë që ta rrëzojnë qeverinë Kurti 1.

    Ai tregon se ka pasur mesazh të qartë nga Grenell drejtuar LDK-së për këtë çështje dhe se sa herë kalonin ditët pa ndodhur gjë, presioni rritej.

    “Ne kemi pasur në mënyrë të saktë dhe të qartë të shkruar se kemi 7 ditë për të rrëzuar qeverinë. Dhe cdo ditë ka ardhur mesazh, 7, 6 , 5 nuk ka asgjë të re dhe mezi i kemi nxjerrë tri ditë të reja. E ka thënë vetë ambasadori amerikan se ata kanë bërë presion për ta rrëzuar”, thotë Gashi,

    Ai tutje tregon se qasja e Qeverisë Kurti është arrogante ndaj opozitës. Ai thotë se sa herë që dalin me propozime në Kuvend, marrin akuza nga pozita por që thotë se sjellje të tilla të dërgojnë drejt rënies së besimit nga populli

    “Tashmë ne ke kemi marrë çmimin për atë punë., e kemi paguar. I takon të shkuarës. Kthehemi në ditët e sotme. Zoti Kurti ka një qeveri me një rezultat të jashtëzakonshëm si pasojë e atyre që ndodhën. Ne kemi marrë mësimin tonë. Mendoj se qasje e tyre ndaj opozitës në Kuvend është agresive. Sa herë dalim me ndonjë propozim ata na thonë se juve ju ka treguar populli ku e keni vendin. Po në rregull ne kemi këtë rezultat prej 13#, por 13% e popullit janë me në. 5% i kanë fituar ata por 50% është në anën tjetër. Por mos të harrojmë se me këso sjellje edhe ne kemi rënë dhe besoj edhe këta”, përfundon ai.

  • Ish diplomati gjerman i reagon Grenellit: Mandati juaj ka skaduar, lija Kosovën njerëzve të saj

    Ish diplomati gjerman i reagon Grenellit: Mandati juaj ka skaduar, lija Kosovën njerëzve të saj

    Ish diplomati gjerman, Wolfgang Ischinger ka reaguar ndaj ish-emisarit të Donald Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell i cili tha se komuniteti ndërkombëtar nuk e ka bërë gjithë atë investim në Kosovë që të dalë dikush e ta shpërbëjë më pas atë, duke iu referuar Albin Kurtit.

    Ischinger përmes një postimi në Twitter i tha Grenellit se mandati i tij ka skaduar dhe e këshilloi që të ia lë Kosovën njerëzve të saj.

    “Ric, sinqerisht: ndalo përpjekjen për të ndërhyrë. Mjaft dëm është bërë. Mandati juaj ka skaduar. Lejani Kosovën njerëzve të Kosovës”, ka shkruar ai

  • Trump e dekoron Grenellin: Mundësoi nënshkrimin historik për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi

    Trump e dekoron Grenellin: Mundësoi nënshkrimin historik për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi

    Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, e ka dekoruar të dërguarin e tij të posaçëm për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell me Medaljen e Sigurisë Kombetare.

    “Ambasadori Richard Grenell është nderuar për kontributin e tij të jashtëzakonshëm që mundësoi nënshkrimin historik të normalizimit të marrëdhënieve ekonomike midis Serbisë dhe Kosovës. Sipas kësaj marrëveshje, Serbia dhe Kosova rivendosën lidhjet e drejtpërdrejta ajrore, hekurudhore dhe autostradën, projektet kryesore të infrastrukturës të nevojshme për të lehtësuar rritjen ekonomike dhe transferimin në kohë të mallrave dhe njerëzve”, ka thënë Trump në vendimin e tij.

    Njoftimin e ka bërë ambasadori Grenell përmes një postimi në rrjetin social Instagram.

    “Kjo marrëveshje është një hap i rëndësishëm drejt ndërtimit të një Evrope më paqësore, të sigurt dhe më të prosperuar. Kontributet e Ambasadorit Grenell në arritjen e këtij përparimi historik diplomatik në Serbi dhe Kosovë do të çojnë në një të ardhme më të ndritur për miliona njerëz”, është thënë në vendim.

    Grenell u emërua i dërguar i posaçëm për dialogun Kosovë-Serbi në tetor të vitit 2019, derisa po shërbente si ambasador i Shteteve të Bashkuara në Gjermani.

    Kosova dhe Serbia kanë nënshkruar më 4 shtator, në Uashington, dy dokumente për normalizimin e raporteve ekonomike, në prani të presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump.

  • Konjufca zbulon detaje të bisedës në mes të Grenellit dhe Kurtit

    Konjufca zbulon detaje të bisedës në mes të Grenellit dhe Kurtit

    Anëtari i Kryesisë së VV’së, Glauk Konjufca, ka treguar bisedën mes të dërguarit Special të SHBA’së për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, dhe ish-kryeministrit Albin Kurti rreth heqjes së reciprocitetit.

    Konjufca thotë se Grenell i ndryshoi qëndrimet pas takimit me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuciq. Ai thotë se Vuciq e kushtëzoi Grenellin me largim të reciprocitetit dhe taksës, përndryshe nuk vinte në takim.

    “Më fal zoti Grenell por do ta shqyrtojmë dhe do të takohemi, i ka thënë Albini”, tha Konjfuca.

    “Duhet ta largoni nuk ka diskutim, i tha Grenell.”, vazhdon Konjufca.

    “Më falni por këto kushte nuk i kemi pasur para një muaji. Nuk i nënshtrohemi Vuciqit. Nuk e largojmë reciprocitetin na jepni kohë edhe një muaj”, thotë Konjufca për Kurtin.

    “Nuk ka kohë. Duhet ta largoni menjëherë”, përfundoi Grenell duke mos na lënë kohë për diskutim.null

    “Si diskutohet me këso njeriu?”, pyeti Konjufca.

  • Bëhet i ‘gjallë’ Grenell, ka këto fjalë për Kosovën

    Bëhet i ‘gjallë’ Grenell, ka këto fjalë për Kosovën

    Ish-ambasadori i SHBA-së në Berlin dhe emisari i Donald Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, në një diskutim online të mbajtur në fillim të dhjetorit ka thënë se Kosova duhet të punojë që sundimi i ligjit të funksionojë brenda shtetit, dhe jo t’i delegohet dikujt jashtë, duke përmendur shembullin e Gjykatës së Hagës.

    Ai gjithashtu ka thënë se rajoni i Ballkanit duhet të kalojë ‘fazën emergjente’ dhe SHBA-ja më pas të rikonsiderojë prezencën ushtarake dhe t’i tërheq 600 ushtarët që shërbejnë që nga viti 1999.

    Ish-ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Gjermani dhe i dërguari special i Presidentit Donald Trump për dialogun Kosovë – Serbi, Richarard Grenell, në fillim të dhjetorit ka zhvilluar një diskutim online me anëtarët e Qendrës për Marrëdhënie dhe Politika Ndërkombëtare që funksionon në kuadër të Institut për Politika dhe Strategji. Aty Grenell ka folur për raportet Prishtinë-Beograd teksa ka thënë se njerëzit nuk duhet të zvarriten në të kaluarën, shkruan The Tartan.

    Grenelli ka thënë se prej kohës kur ka qenë shumë i afërt me Presidentin Trump dhe me Sekretarin e Shtetit, të dyja palët e bisedimeve i janë afruar atij dhe kanë shprehur dëshirë për vëmendje të nivelit të lartë gjatë negociatave.

    Ai ka shtuar se palët kanë diskutuar për rritjen në të ardhmen dhe zhvillimin ekonomik, veçanërisht për zemërimin që kanë për mungesën e fokusit në zhvillimin e rajonit. Më tutje, ai e ka pranuar se palët nuk kanë qenë afër arritjes së marrëveshjes politike dhe për këtë arsye, fokusi i ekipit të tij ka qenë në ekonomi.

    “Ne nuk ishim në atë pikë që të krijonim një zgjidhje politike”, citohet të ketë thënë Grenelli, duke shtuar se ekipi i tij u përqendrua te rritja ekonomike, më saktësisht në krijimin e vendeve të punës dhe që, siç u shpreh ai, njerëzit të mos zvarriten në të kaluarën.

    Grenelli gjithashtu kishte theksuar se negociatat mes palëve ishin të vështira. Sidoqoftë, ai ka potencuar se marrëveshjet për transportin ajror, rrugor dhe hekurudhor janë bazë e mirë për arritjen e marrëveshjeve më të mëdha, si Marrëveshja për Normalizim Ekonomik, e cila, sipas tij, kërkon që Shtetet e Bashkuara të gërmojnë thellë në fondacione.

    Ai ka përsëritur se mes Kosovës dhe Serbisë asnjëherë nuk është biseduar për shkëmbimin e territoreve dhe se të dyja palët janë pajtuar për t’i bërë më të llojllojshme burimet e tyre të energjisë. Grenelli ka thënë se beson që Kosova dhe Serbia duhet të merren vetë me sistemet e tyre të drejtësisë në mënyrë të brendshme e jo, për shembull, të jenë të lidhura me Hagën.

    Sipas tij, kjo do t’i ndihmonte dinamikat politike dhe do të ndikonte në kursimin e të hollave, duke theksuar se Shtetet e Bashkuara kanë shpenzuar qindra miliona dollarë në gjykata ndërkombëtare. Duke folur për një “konflikt të perceptuar”, Grenelli ka thënë se Ballkani duhet të kapërcejë “fazën emergjente’ dhe se më pas Shtetet e Bashkuara duhet ta shqyrtojnë zhvendosjen e mbi 600 trupave që ka aktualisht në Kosovë.