Tag: Rifat Jashari

  • Fatmir Limaj propozon këtë emër për president të Kosovës para se të shkohet në zgjedhje

    Fatmir Limaj propozon këtë emër për president të Kosovës para se të shkohet në zgjedhje

    Kreu i Nismas, Fatmir Limaj e ka përkrahur idenë që presidenti të vjen nga familja Jashari.

    Limaj ka thënë se kjo ide është shumë e qëlluar edhe pse është përfolur shumë shpesh, madje edhe sonte u propozua nga kreu i Skenderajt, Bekim Jashari.

    “Është zgjidhje e mirë. Në këtë moment është zgjidhja më e mirë e mundshme. Kjo do të ishte zgjidhja më adekuate, nëse arrijmë ta gjejmë një konsensus”, është shprehur Limaj në Pressing.

    Limaj tha se pas kësaj ideje Nisma është fuqishëm, shkruan Express.

    “Ndoshta tash është momenti për ta bërë një gjë të tillë. Nisma është fuqishëm pas kësaj ideje”, ka thënë Limaj.

    Bekim Jashari ka thënë se janë të gatshëm ta pranojnë pozitën e presidentit nëse pajtohen partitë politike. Ai thotë se më i miri për këtë pozitë në familjen e tij është Murat Jashari, ai madje thotë se është më i mirë se ai për këtë pozitë.

    “Çështjen e presidentit e kanë bisedu por jo direkt se a do ta pranoni, e kam deklaruar hapur, unë si Bekim edhe si familje kemi tregu në momente të caktuar këto 20 vite qe jemi gjak i këtyre(Jasharëve), kemi tregu që kem guxim, mundemi dhe dimë në moment të caktume mos me i ik përgjegjësive. Ne qoftë se këta të gjitha partitë politike gjejnë konsensus dhe bijnë dakord që një nga ne, që unë mendoj se më i i miri do të ishte Murati, është më i miri e më i duhuri për atë pozitë, është më i mirë se unë”, thotë Jashari.

    Ai shton se nuk ka pasur asnjë takim me liderët politikë për çështjen e Presidentit.

  • Bekim Jashari falënderon Vjosa Osmanin që e nderoi mixhën Rifat me “Urdhërin e Lirisë”

    Bekim Jashari falënderon Vjosa Osmanin që e nderoi mixhën Rifat me “Urdhërin e Lirisë”

    Kryetari i Skenderajt, njëherit anëtar i familjes heroike Jashari, Bekim Jashari, përmes një postimi në FB ka falënderuar U.D e Presidentit të Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ia ndau axhës së tij, Rifat Jasharit “Urdhërin e Lirisë”.

    Ai ka thënë se ky është nder dhe respekt që iu tregua familjes së tij, veçanërisht mixës Rifat.

    Ky është postimi i tij:

    U.D Presidentja e Republikës së Kosovës, Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani, i ka ndarë mixhës, Rifat Jasharit, “Urdhrin e Lirisë”, në shenjë nderimi për familjen Jashari dhe kontributin e tij atdhetar.

    Në emrin tim dhe të familjes Jashari, falënderoj U.D Presidenten për nderin dhe respektin e treguar ndaj familjes sonë dhe në veçanti mixhës Rifat.

    Për shkak të gjendjes pandemike, mixha Rifat, tash e sa kohë ndodhet në Gjermani, por me mendje e me zemër edhe sot si në çdo ditë tjetër është me ne.

    Të fala për të gjithë shqiptarët nga gjaku i mësuesit e plakut të urtë, Shaban Jashari, heronjve tonë, Adem e Hamëz Jashari, nga mixha Rifat Jashari.

    I dashur mixhë, të paqim gjatë, të presim me padurim!

    Gëzuar festat e Nëntorit!