Tag: RKS

  • Momenti kur i akuzuari për djegien e veturave me targa RKS në Zubin Potok e

    Momenti kur i akuzuari për djegien e veturave me targa RKS në Zubin Potok e

    Millovan Bozoviq është shoqëruar nga Policia e Kosovës për në Gjykatën e Prishtinës ku sot është caktuar të mbahet seanca fillestare në gjykimin kundër tij për shkak të dyshimit se ai ka qenë pjesë e turmës që kryen vepra penale dhe huliganizëm.

    I njëjti akuzohet se ka djegur veturat e dy qytetarëve të tjerë.Prokuroria Speciale, Departamenti për Terrorizëm, respektivisht prokurori i shtetit Burim Çerkini, ka ngritur aktakuzë kundër Millovan Bozoviqit, i lindur në Zubin Potok.

    Ai po akuzohet se më datën 30 mars 2023 në qytetin e tij të lindjes kishte marrë pjesë në turmën e mbledhur prej më shumë se 8 personave.

    Prokurori Special, Burim Çerkini i ka propozuar Gjykatës së Prishtinës, përkatësisht gjyqtarit Arben Hoti aprovimin e marrëveshjes për pranimin e fajësisë nga ana e të pandehurit Millovan Bozoviq i akuzuar për pjesëmarrje në turmë që kryen vepra penale dhe huliganizëm.

    Më datën 26 shtator 2023, i pandehuri Millovan Bozoviq, përmes avokatit të tij, ka paraqitur kërkesën për negocimin e marrëveshjes për pranim të fajësisë.

    Prokuroria Speciale e Kosovës, më datën 12 tetor 2023 me të pandehurin në prani të mbrojtësit të tij, Asdren Hoxha, në bazë të nenit 230 të Kodit Penal, ka arritur marrëveshje për pranim të fajësisë për veprën penale “Pjesëmarrja në turmë që kryen vepër penale dhe huliganizmi” nga neni 404 par. 1 te Kodit Penal.

    Prokuroria ka konsideruar se aktakuza është mirë e bazuar dhe e ligjshme, andaj gjykatës i ka propozuar që t’a pranojë marrëveshjen për pranimin e fajësisë, të pandehurin t’a shpallë fajtor, duke marrë parasysh të gjitha rrethanat e kryerjes së këtyre veprave penale, rrezikshmërinë shoqërore dhe pasojat e saj.Prokurori ka kërkuar që të njëjtit t’i shqiptohet një sanksion penal i paraparë me Kodin Penal, i cili do t’i përgjigjet të githa rrethanave të kryerjes së veprave penale dhe me të cilin do të arrihej qëllimi i dënimit.

    Në fjalën e tij në seancë prokurori ka treguar se, Millovan Bozoviq pranon dhe, se prokuroia e ka gjetur përgjegjës se ka qenë prezent dhe ka marrë pjesë në turmën më datën 30 mars 2023, por nuk ka qenë drejtëpërdretë i përfshirë në djegien e dy veturave civile të qytetarëve, por ka qenë pjesë e turmës që ka kryer vepra të tilla.

    Pranimin e marrëveshjes e ka rimbështetur në seancë avokati mbrojtës Asdren Hoxha.

    E pranë marrëveshjes ka qëndruar edhe vetë Millovan Bozoviq.

    Dy viktimat, pronarët e veturave që pësuan nga veprimet huligane dhe ju dogjën veturat thanë se nuk e dinë kush ua ka djegur veturat dhe nuk do të kërkojnë dëmshpërblim për to.

    Që të dy u shprehën se nuk kanë asgjë kundër marrëveshjes për pranimin e fajësisë.

    Pasi ua mori mendimin: prokurorit, mbrojtësit të të pandehurit, të pandehurit dhe viktimave, gjykata ka pranuar marrëveshjen në fjalë duke konsideruar se janë përmbushur kushtet e parapara ligjore, pranimi është bërë në mënyrë vullnetare dhe bazuar në provat materiale.

    VIDEO: https://fb.watch/nW8E2NqR6x/?mibextid=Nif5oz

    Gjykata ka caktuar 30 tetorin si datë për ta shqyrtuar dënimin.

    Gjithashtu, gjyqtari Arben Hoti ka pranuar propozimin e mbrojtjes për ta liruar nga paraburgimi Millovan Bozoviqin.Sipas dosjes së prokurorisë, Millovan Bozoviq më datën 30 mars 2023 në qytetin e tij të lindjes kishte marrë pjesë në turmën e mbledhur prej më shumë se 8 personave. Kjo turmë, sipas aktakuzës me veprime të përbashkëta kanë kryer një apo më shumë vepra të rënda penale -Zjarrëvënien dhe Shkaktimin e Rrezikut të përgjithshëm.

    Sipas dosjes së prokurorisë, thuhet se në orët e mëngjesit në rrugën “Luka Pridvorjanina” pjesëtarët e turmës kanë djegur dy vetura të cilat mbanin targat e regjistrimit RKS, prona të V. K. Dhe D. S.Ai ishte arrestuar nga Policia e Kosovës më datën 1 prill 2023 për shkak se me veprimet e kryera dyshohet se ka kryer veprën penale “Pjesëmarrja në turmë që kryen vepër penale dhe huliganizmi”.

    Sipas aktakuzës, ishte paraparë që Bozoviq do të gjindej në masën e paraburgimit deri më datën 29 tetor 2023.

    I dyshuari për djegien e vetura në Zubin Potok sillet i prangosur në gjykatore

  • Deri në këtë datë do të largohen të gjitha targat KS

    Deri në këtë datë do të largohen të gjitha targat KS

    Deri me 14 shtator të këtij viti, asnjë automjet i regjistruar në Republikën e Kosovës nuk do të shihet më me targa KS. Ato do të zhduken dhe po zëvendësohen me targa RKS.

    Kjo pasi mbaron marrëveshja pesë vjeçare e nënshkruar më 2016 ndërmjet zyrtëve të Kosovë e Serbisë në Bruksel.

    Drejtori i Agjencisë së Regjistrimit Civil, Bekim Hoxha ka konfirmuar për “Syri.net” se targat KS janë duke u hequr nga automjetet të cilat po regjistrohen dhe deri me 14 shtator do të hiqen të githa.

    Ai tregoi se kjo po bëhet në kudër të marrëveshjes së Brukselit e cila ka nisë së zbatuari më 14 shtator të vitit 2016 dhe e cila përfundon me 14 shtator 2021.

    Numri i automjeteve të regjistruara me targa KS kishte kaluar mbi 35 mijë dhe nga 14 shtatori kur u kalon regjistrimi u merren targat KS e u jepen RKS.

    Nga ky institucione tregojnë se nga 14 shtatori atuomjeteve KS të cilave u skandon regjistrimi u merren targat e vjetra dhe u lëshohen të reja.

    Edhe nga Ministria e Punëve të Brendshme, kan thënë se pronarët e automjeteve në Kosovë obligohen t’i shndërrojnë targat KS me ato RKS.

    “Të gjithë pronarët e mjeteve që posedojnë targa KS me rastin e vazhdimit të regjistrimit të mjetit, obligohen që targat KS t’i ndërrojnë me targa RKS, sipas procedurave për vazhdimin e regjistrimit të mjetit dhe duke u bazuar në vendimin Nr.012/2020 të datës 10.01.2020 për caktimin e tarifave”.