Tag: Rrahman Jasharaj

  • Jasharaj “kërcënon” Qeverinë pasi nuk iu dolën pagat: Ju presim veç deri më 5 tetor, situata mund të përkeqësohet

    Sot në shkollat e Kosovës ka nisur viti i ri shkollorë, pas grevës një mujore të mësimdhënësve.

    Por edhe pse mësimi ka nisur, mësimdhënësve nuk iu kanë dalur pagat e muajit shtator.

    Lajmin për FrontOnline e ka bërë të ditur kryetari i SBAShK-ut, Rrahman Jasharaj.

    Ai tha se nëse deri me 5 tetor nuk do të ekzekutohen pagat situata do të përkeqësohet.

    “Nga informacionet që i kemi jozyrtare flitet se nuk iu kanë dal pagat ne jemi në pritje sepse afati ligjor është deri me 5 tetor, shërbyesve civil iu kanë dal pagat ndërsa në sistemi arsimor, ne gëzohemi që ata kanë paga por Qeveria ish dashtë të veproj njëjtë t’i ekzekuton pagat e jo të bëjnë ndasi pasi që ndalja e pagës është joligjore. Nëse bëhet ky akt i ndëshkimit një situatë do të kemi më të keqe në sistemin arsimor”.

  • Jasharaj: Kurti po mundohet t’i përçajë sindikatat, u alivanosa nga deklarata e Elvis Hoxhës

    Mësimdhënësit në Kosovë do të vazhdojnë grevën në afat të pacaktuar deri në plotësimin e kërkesave, ka thënë për Ekonomia Online, kryetar i Sindikatës së Bashkuar për Arsim, Shkencë dhe Kulturë (SBAShK), Rrahman Jasharaj.

    Jasharaj ka folur për akuzat e rënda të anëtarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Elvis Hoxha, për të cilin thotë se i kanë shkaktuar madje edhe telashe shëndetësore.

    Jasharaj ka drejtuar akuza në drejtim të Qeverisë Kurti, për të cilën thotë se po mundohet t’i përçajë sindikatat.

    “Kryeministri Kurti dhe Qeveria e tij kanë një qasje tejet të gabuar ndaj sindikatave. Në vend të dialogut fillimisht kanë zgjedhur deklarata që ‘ky nuk e meriton’ e këso deklarata tjera. Janë përzier në punët e sindikatave që është e ndaluar edhe me konventat ndërkombëtare, pastaj në vend të dialogut filluan të më fyenin, dhe këto i përballova, pastaj u munduan të më shpallnin hajn por çdo gjë u vërtetua se nuk jam i tillë”.

    “Pastaj doli ajo deklarata e tmerrshme që më kushtoj më përkeqësimin e shëndetit tim, ngase shokët që ishin këtu më kanë parë. Nuk më ka ndodh kurrë ashtu një gjendje krize kur i tërë trupi më dridhej dhe e pash që e humba kontrollin. U pa që pas një kohë e demantoi vetveten duke thënë se është bazuar në lajme të rrejshme”, u shpreh Jashari.

    Jasharaj ka thënë se Elvis Hoxha është njëri ndër më të poshtrit në Vetëvendosje, pasi thotë se nga akuzat e tij, ai është alivanosur.   

    “E kisha humbur për një kohë vetëdijen dhe këtë e vërtetova se e pash vetën të lagur me ujë nga kolegët, të cilët ishin tmerruar. Po isha i alivanosur se për një kohë nuk kam pasur vetëdije. E kam thënë edhe më herët, po e them edhe tani se nga njerëzit më të poshtër në Vetëvendosje është Elvis Hoxha dhe kam pritur që kryeministri të reagojë, por nuk e bëri”, tha ai teksa falënderoi opinionin për përkrahje.

    Ai tha se qeveria në vend të dialogut, po humb kohë e orë duke shëtitur nga një komunë në tjetrën, duke vizituar ndonjë shkollë.

    Jasharaj tha se janë në pritje të dialogut dhe se deklaratat e Kurtit nuk do ta zmbrapsin.

    “Po të dojë Qeveria, që sot ta thërras kryetarin Hukolli dhe Këshillin Grevist, nëse unë jam një njëri i padëshiruar unë nuk shkoj. Jam i gatshëm që të takohem, por nëse shihem si pengesë nga pala tjetër, ka djem e vajza që udhëheqin për mrekulli sindikatën, veç le të fillojë dialogu. Po nuk ndodhi kështu, atëherë greva do të vazhdojë sepse ky është vullnet i anëtarësisë i jo vetëm i SBAShK-ut, por edhe i sindikatave tjera”, u shpreh 

  • Rrahman Jasharaj sot ka thirrur konferencë për media, prezent sindikalistët nga Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut

    Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBAShK), do të mbajë një konferencë për media, të enjten nga ora 11:00.

    Tema do të ketë ecuria e grevës në arsim, që ka nisur më 25 gusht.

    Por kësaj radhe prezent do të jenë edhe kryetari i Sindikatës së Pavarur të Arsimit të Shqipërisë (SPASh), Nevrus Kaptelli, si dhe nënkryetari i Sindikatës së Arsimit të Maqedonisë Veriore (SONK), Tafa Ameti.

    Në anën tjetër, të mërkurën, Komuna Podujevës iu ka bërë thirrjeve mësimdhënësve që të nisin punën, si dhe prindërve i është kërkuar që t’i dërgojnë fëmijët në shkollë.Por sindikata insiston që greva do të vazhdojë deri ne realizimin e kërkesave.

    Kërkesë është shtesa 100 euro për ta përballuar inflacionin.

  • Policia ka përfunduar intervistimin e Rrahman Jasharajt pas sulmit të djeshëm

    Policia e Kosovës ka intervistuar kryetarin e Këshillit Grevsit të BSPK-së, Rrhman Jasharaj, pas tentim sulmit të së hënën në shkollën “Ismail Qemali” në Prishtinë, raporton Ekonomia Online.

    Përderisa personi që ka tentuar ta sulmojë të hënën kryetarin e Sindikatës së Arsimit, Rrahman Jasharaj është arrestuar.

    Lajmin e ka konfirmuar Laureta Ulaj nga Prokuroria Themelore në Prishtinë.“Po është arrestuar dhe me kërkesë të prokurorit është derguar në mbajtje”, tha ajo.

    Të hënën në shkollën fillore “Ismail Qemaili”, në Prishtinë ishin mbledhur sindikalistët për të diskutuar për grevën.Një gjysh i një nxënëse kishte tentuar ta sulmojë Jasharajn

  • Jasharaj: Nuk jam pasuruar, djali im punon te një dajë i tij me rrethoja, vajzën s’ma pranuan as referente

    Kryetari i shumëpërfolur i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj ka thënë se pasuria e tij nuk ka ndryshuar shumë, përkundër peshës së tij si figurë publike.

    Ai ka thënë se nxënësit e tij mund ta dijnë se jeta e tij ka ndryshuar shumë pak që nga paslufta. Jasharaj, duke iu përgjigjur akuzave, ka thënë se po të ishte i afërt me partitë politike, fëmijët e tij do të ishin tashmë në punë

    “Jetën që ma kanë njoftë edhe nxënësit tjerë ka ndryshuar shumë pak. Gjendja ime ka ndryshuar pak. Po të kisha qenë i afërt me PDK-në, AAK-në dhe të tjerët, fëmijët e mi do të ishin në punë”, ka thënë ai në emisionin Pressing.

    Jasharaj ka dhënë sqarime për punët që bëjnë fëmijët e tij, duke thënë se asnjëri prej tyre nuk punon në sektorin publik.

    “Fëmijët e mi nuk punojnë në punë të shtetit. Djali im punon te një dajë i tij me rrethoja. Vajzën time, me të cilën krenohem me të, nuk e kanë pranuar as referente. Një shok i imi e mori, jo pse kishte mundësi aq të mëdha, por aty punon dhe e ka një pagë modeste”, ka sqaruar Jasharaj.

    “I kam dy paga, një të mësuesit dhe një të SBASHK-ut, njërën e kam kredi dhe kam ndërtuar edhe një dhomëz. Po të isha milioner, do të bëja një jetë krejt tjetër. Jam ky që jam, jam mësuar të jetoj pa pasuri”, ka theksuar ai

  • Rrogë të 13-të për mësimdhënësit

    Rrogë të 13-të për mësimdhënësit

    Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti në konferencë për media me Ministrin në detyrë të Arsimit, Ramë Likaj dhe kryetarin e Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës kanë bërë të ditur se sot do të nënshkruaj kontratat kolektive dhe nga viti 2023 mësimdhënësit do të marrin pagën e 13-të.

    Gjithashtu është bërë e ditur se punëtoreve të arsimit do të ju kompensohen orët shtesë dhe rreziku që kanë pasur në kohë të pandemisë, në fund të muajit shkurt dhe në muajin maj.

    “Kemi dakorduar te gjitha aspektet kryesore për kontratën kolektive. I kemi saktësuara të gjitha çështje, Jemi pajtuar qe të paguhet rroga e 13 te për punëtoret e arsimit nga viti 2023. Sot do të nënshkruhet kjo kontratë. Për shkak të orëve të mbajtura  arsimtarëve të ju paguhen dy paga në fund të shkurtit dhe në fund të majit”, ka thënë Hoti.


    Ndërsa Ministri Likaj pagën e 13-të e ka krahasuar me angazhimin e mësimdhënësve.

    “Lidhur me pagën e 13 është e lidhur ngusht me angazhimin e mësimdhënësve”, ka thënë ai.
    Për SBAShK-un ky është një moment i veçantë dhe kanë bërë të ditur se kjo nuk ka të bëjë me rritje të pagave, por me pagesa shtesë.

    “Është nga herat e para që SBAShK ka një bashkëpunim kaq të mirë me Ministrin e Arsimit. Nuk kemi të bëjmë me ngritje të pagave, por me shtesa. Nga çerdhet deri tek Universitetet e Kosovës”, ka thënë Jasharaj.

    SBAShK-u kishte lajmëruar grevë, nëse punëtorëve të do të ju paguhen pagat shtesë, për angazhimin e tyre në kohë të pandemisë.

    Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti në takimin e zhvilluar me përfaqësuesit e SBASHK i kishte siguruar se pagesat shtesë për punëtoret e arsimit do të kryhen në dy këste.