Tag: Rron Gjinovci

  • Rron Gjinovci bën thirrje për protesta masive, kjo është arsyeja

    Rron Gjinovci bën thirrje për protesta masive, kjo është arsyeja

    Aktivisti Rron Gjinovci përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka bërë thirrje për protesta masive në Kosovë.

    Arsye të këtyre protestave, Gjinovci e sheh një vendim të qeverisë, ku parasheh që mërgimtarët që vijnë në Kosovë, duhet të vetizolohen 7 ditë.

    Sipas aktivistit, kjo po bëhet me qëllim që të u pamundësohet pjesëmarrja atyre në zgjedhje percjell Korrekt Press.

    Postimi i plotë

    Ja dhe perpjekja e fundit kriminale!

    Me pikën 3, krejt diasporën që është nisë me ardhë në Kosovë po dojnë me mbajtë në vetizolim për 7 ditë. Me ua pamundësu pjesëmarrjen në zgjedhje. Këtu ka nevojë për protesta masive.

  • Rron Gjinovci publikon fotografinë e babait të tij me Kadri Veselin: Mua kurrë s’më ka puthur si atë

    Rron Gjinovci publikon fotografinë e babait të tij me Kadri Veselin: Mua kurrë s’më ka puthur si atë

    Analisti Rron Gjinovci, ka publikuar disa fotografi të babait të tij, i cili shihet i shoqëruar me disa nga figurat politike.

    Në fotot e publikuara nga Gjinovci në Facebook, babai i tij, Arbër Gjinovci, shihet në prani të Kadri Veselit, Ramush Haradinajt, Hajredin Kuçit e Edi Ramës.

    “Mua kurrë s’me ke puthur si ata”, ka shkruar ai në mbishkrimin e fotografisë.

    Këto foto erdhën si reagim i një fotografie të publikuar nga ish-deputeti, Milaim Zeka, ku shihej babai i Rronit në prani të ish-presidentit Hashim Thaçi dhe Sami Lushtakut.

  • “A je i fortë, a do me m’rreh a çka?”, debat i ashpër mes Gjinovcit e Haraqisë

    “A je i fortë, a do me m’rreh a çka?”, debat i ashpër mes Gjinovcit e Haraqisë

    Debat i ashpër është zhvilluar në mes të anëtarit të LDK’së Astrit Haraqija dhe aktivistit Rron Gjinovci në emisionin ‘Pressing’ në T7.

    Haraqija dhe Gjinovci nuk janë pajtuar për shumë çështje.

    Ti as s’je në LDK. Ke hy ke dalë, Lista Rugova diçka.. poshtë e përpjetë’, tha Gjinovci.

    Unë jam Lista Serbska”, ia ktheu Haraqija me ironi.

    Unë jam LDK prej vitit 1994. Unë me 27 vjet e kam udhëheq Gjakovën, me 30 vjet jam bo ministër”, shtoi anëtari i LDK’së.

    A je i fortë, a trim, a do mem rreh a çka”, pyeti Haraqija- Gjinovcin gjatë debatit.

    Kallxom çka ke prodhu ti përveç aktakuzave që tu kanë ngrit”, e pyeti Gjinovci të cilit Haraqija ju përgjigj me “deri sot asnjëherë s’jam i dënuar”.

  • Rron Gjinovci: Nëse LDK humb sonte në Llap, Lutfi Haziri dhe Vjosa Osmani duhet të bëjnë marrëveshje

    Rron Gjinovci: Nëse LDK humb sonte në Llap, Lutfi Haziri dhe Vjosa Osmani duhet të bëjnë marrëveshje

    Sipas analistit, Rron Gjinovci, nëse LDK humb në Podujevë, atëherë sipas tij, Lutfi Haziri e Vjosa Osmani duhen me bo një marrëveshje, me hy krejt LDK në t’gjitha nivelet në zgjedhje, deri te pozita e kryetarit.

    Sipas Gjinovcit, Kosovës i duhet ni LDK e reformume.

    Shkrimi i plotë:

    Nëse fiton VV në Podujevë, LDK duhet me ja bo refresh vetit. Kjo dmth që Lutfi Haziri e Vjosa Osmani duhen me bo një marrëveshje, me hy krejt LDK në t’gjitha nivelet në zgjedhje, deri te pozita e kryetarit. Cilido që fiton prej ktyne dyve, me e mbështet tjetrin dhe me e reformu e modernizu partinë. Kosovës i duhet ni LDK e reformume, moderne që i bon karrshillëk e partner balancus VV-së, ashtuqë demokracia jonë, e lodht qysh osht, por ma e mira në Ballkan, me u bo ma e mira në Evropën juglindore në ni të ardhme të afërt.

  • “Ndalu oj zonjë se do me na ra pika” –  Vjen reagimi për Vjosa Osmanin, pas vendimeve të fundit

    “Ndalu oj zonjë se do me na ra pika” – Vjen reagimi për Vjosa Osmanin, pas vendimeve të fundit

    Dje U.D e presidentit të Kosovës, Vjosa Osmani largoi nga puna katër konsuj.

    E ajo sot ka vazhduar me vendime të tjera.

    Osmani ka marrë vendim për anulimin e të gjitha konkurseve të shpallura nga ish presidenti Hashim Thaçi.

    Po ashtu, ka marrë vendim që të mos hapen konkurse të tjera, përcjell Bota sot.

    Pas kësaj, ka reaguar Rron Gjinovci nga shoqëria civile.

    Përmes një postimi në Facebook, ai i ka kërkuar që të ndalet dhe t’i zbulojë skandalet më ngadalë.

    “Ndalu mo oj zonjë se do me na ra pika. Qiti skandalet ma kadale”, ka shkruar Gjinovci në Facebook.