Tag: Rudina Hajdari

  • Gruaja që thotë se do ta ndryshojë Shqipërinë, nisë rrugëtimin nga Prekazi

    Gruaja që thotë se do ta ndryshojë Shqipërinë, nisë rrugëtimin nga Prekazi

    Aty ku fillon gjithçka, në Prekaz, ka nisur vizitën e saj zyrtare në Kosovë Rudina Hajdari, deputetja e Parlamentit Shqiptar, pas promovimit të platformës së re politike, “Nisma thurje”.

    Prekazi, sipas Hajdarit, simbolizon lidhjen e saj shpirtërore të trashëguar nga babai i saj, lideri i studentëve në vitet ’90-të në Shqipëri, Azem Hajdari. Një vend ku sipas saj u ngjall shpresa te shqiptarët për të qenë të lirë.

    Themeluesja e nismës së re politike në Shqipëri, të hënën në orën 12:00 do të takohet me ushtruesen e detyrës së presidentit-tes, Vjosa Osmani, ndërsa paraprakisht ka paralajmëruar se do të takojë gratë deputete të Kuvendit të Kosovës.

    Rudina Hajdari pasditen e 28 Nëntorit ka prezantuar “Nisma thurje” zyrtarisht si parti politike në një takim online me mbështetësit e saj për shkak të kushteve të pandemisë.

    Drejtuesit e saj e vunë theksin tek ekonomia dhe rikthimi i shpresës te të rinjtë.

    Nga takimet e zhvilluara gjatë kësaj kohe, Rudina Hajdari shprehet se “Nisma thurje” ka një mbështetje të gjerë pasi votuesit kërkojnë një alternativë të re. Pikë kyç e programit ekonomik të “Nismës thurje”, do të jetë thithja e investimeve të huaja.

    “Nismës thurje” i janë bashkuar shumë figura të njohura politike që e shohin këtë parti si mundësinë e njerëzve të thjeshtë për t’u angazhuar në politikë.