Tag: Rusia

  • Ish-komandanti i NATO-s jep paralajmërimin e fundit për sulmin bërthamor nga Rusia


    PRISHTINË | 25 MAR 2022 | 14:48 | Nga RilindjaShqiptare


    Ish-komandant i NATO-s, gjenerali Wesley Clark në një deklaratë të tij të fundit ka theksuar se Putin i “frustruar” mund të nisë një sulm të kufizuar bërthamor kundër Polonisë.

    Në një prononcim për CNN , ai ka thënë se udhëheqësi rus mund të përdorë një armë bërthamore me fuqi më të vogël për të penguar NATO-n.

    Ndërkaq pyetjes së ku mund të përdoret kjo armë, ai është përgjigjur se ndoshta jo në Ukrainë, por në ndonjë zonë të populluar në Poloni.

    “Kjo është ajo që zakonisht bëhet në stërvitjet ruse. Mënyra se si ata veprojnë në stërvitjet e tyre është se nëse Rusia fillon të humbasë për shkak të mbështetjes së NATO-s, atëherë ata dërgojnë një armë bërthamore brenda NATO-s . Një veprim i tillë do të nënkuptonte fillimin e Luftës së Tretë Bërthamore”, tha Clark.

  • Paralajmron gjenerali britanik: Nëse Rusia hedh edhe një hap në territorin e NATO-s, nis lufta me 30 vende

    Një nga ish-drejtuesit më të lartë të komandës së NATO-s ka bërë një paralajmërim të fortë pas shpërthimit të luftës në Ukrainë.

    Gjenerali britanik, Sir Richard Shirreff tha se nëse Rusia hedh një hap në territorin e NATO-s, të gjithë vendet janë në luftë.

    “Ekziston mundësia që edhe ne si vend të jemi së shpejti në luftë me Rusinë. Ne duhet ta kuptojmë se siguria jonë nuk nis me shkëbinjtë e bardhë të Doverit- ajo nis në pyjet e Letonisë, Lituanisë dhe Estonisë” tha gjenerali.

    Sipas tij, Perëndimi duhet të ndryshojë mendësi kur bie fjala te Putini.Gjenerali tha se beson se Putini ka për qëllim që të rikthejë Bashkimin Sovjetik.“Nëse Rusia fut një çizme në territorin e NATO-s, ne të gjithë jemi në luftë me të. Neni 5 i Aleancës thotë se një sulm kundër njërit është një sulm kundër të gjithëve. Ne duhet të ndryshojmë mendësi thellësisht, prandaj them që mbrojtja jonë nis në kufijtë e NATO-s”.

    “Është e mundur që ai të sulmojë vendet e NATO-s dhe të nisë një luftë me 30 vende”.Por ai tha se NATO nuk mund të ndërhyjë në Ukrainë, pasi kjo do sillte një Luftë të Tretë Botërore./Faxweb/

  • Mashtrimi i madh i Putinit, gazetari amerikan e zbulon nëpërmjet orëve të dorës

    Gazetari amerikan, Forrest Rogers, ka vënë re një hollësi interesante përmes një fotografie ku shihen dy ministra të Putinit.

    Më saktësisht, ai vërejti një “mashtrim” përmes orëve të dorës së ministrave Shoigu dhe Lavrov.

    Në një fotografi të publikuar në llogarinë e tij në Twitter, gazetari Rogers ka rrethuar me të kuqe orët e ministrit të Mbrojtjes, Sergei Shoigu, dhe ministrit të Jashtëm, Sergei Lavrov.

    “Putini mblodhi një takim të paplanifikuar me Këshillin e Sigurisë së Rusisë në Moskë të hënën. Takimi u transmetua në orën 5 pasdite. Por në çfarë kohe u mbajt në të vërtetë ai?

    T’i shikojmë orët e disa pjesëmarrësve”, shkroi gazetari në Twitter.

    Koha në orët e ministrave në momentin e fotografimit shihet se ishte 11:45.

    Vetë presidenti rus, Vladimir Putin, është parë që në një moment e kishte hequr orën e vet nga dora gjatë takimit të Këshillit të Sigurisë.