Tag: Sami Luahtaku

  • “Ramiz Lladrovci të mos kandidojë, nuk e ka mbështetjen e Degës në Drenas”

    “Ramiz Lladrovci të mos kandidojë, nuk e ka mbështetjen e Degës në Drenas”

    Ish-kryetari i komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku ka komentuar deklaratën e kryetarit të Drenasit, Ramiz Lladrovci, i cili kishte deklaruar se “i jep 100 Samia për Bekim Jasharin”.

    Lushtaku në Pressing të T7 tha se ky është mendimi i tij. Ai shtoi se nuk ka marrëdhënie të këqija me Lladrovcin por as raporte të mira.

    “Nuk kam as marrëdhënie të këqija, por nuk kam as raporte të mira Mendim i tij është. Nuk është politike. Unë kur ka kandidu Ramizi e kam ndihmu, e kam ndihmu me fuqinë e vogël që e kam pasë, sepse kam qenë në burg, i kam shfrytëzu vizitat për t’i ndihmuar”, ka thënë Lushtaku.

    Tutje ai tha se komunën e Drenasit e kanë lënduar pa nevojë dhe se për këtë fajin kryesor e ka kryesia e partisë.

    “Ramiz Lladrovci të mos kandidojë, nuk e ka mbështetjen e Degës në Drenas. Nuk kam armiqësi me askënd e as me Ramizin. Është gabim i madh i Ramizit me i hi kandidaturës. Unë mendoj që nëse PDK në këtë rast, Memli Krasniqi dhe kryesia e partisë ia jep besimin ai le të vazhdon. E kemi lëndu Drenasin, e kemi lëndu pa nevojë. Mendoj që fajet kryesore i ka kryesia e partisë. Është dashur një vendim më i guxishëm për Drenasin. Nëse dikush e ka lëndu e kemi lëndu ne që kemi qenë në kryesi”, tha Lushtaku.

    Kujtojmë se i pari i Drenasit, ka deklaruar se me Lushtakun nuk ka armiqësi por që nuk kanë raporte miqësore.

  • Bahtiri i reagon Lushtakut: Ma dhuro gjithë pasurinë tënde, ma premtove

    Bahtiri i reagon Lushtakut: Ma dhuro gjithë pasurinë tënde, ma premtove

    Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, i ka reaguar nënkryetarit të PDK-së, Sami Lushtakut, pasi ky i fundit e quanti “rrenc”.

    Statusi i plotë

    Arsyeja pse unë kam kandiduar për kryetar komune në vitin 2013 është se në Mitrovicë, kryetar i vërtetë ka qenë Sami Lushtaku e kukullë e tij Avni Kastrati. Pra, Mitrovicën më është dashur t’ua kthej mitrovicasve.

    Asokohe, Samiu ishte mësuar më i hap dyert e komunës së Mitrovicës me shkelm, ndërsa që nga viti 2013 së pari duhet me marrë leje e pastaj sikurse secili qytetarë, edhe ai mund ta vizitoj komunën që unë e udhëheqi.

    Sami, unë e kuptoj mllefin tënd, sepse duke qenë kryetar i tri komunave, fillimisht e ke humbur Mitrovicën, pastaj ortaku i humbjeve për ty ka vazhduar edhe në Skenderaj dhe Vushtrri. Por humbjet për ty kanë vazhduar edhe më shumë, sepse tash ‘brryl’ ta ka bërë edhe Ramiz Lladrovci.

    Sami, ti je pensionuar nga politika, sa më parë që e kupton, aq ma me lehtësi e kalon mllefin.

    Sami, asnjëherë ty e as askënd nuk e kam gënjyer, sepse gjithmonë e them të vërtetën.

    Nuk ta kam permendur më herët, por pasi që po merresh me mua, po ta përmendi. Ju nuk jeni njeri i fjalët, sepse sikur të ishit do ta paguanit kushtin që e ke humbur, kur keni thënë në prani edhe të djalit tuaj para zgjedhjeve të 2017 se nëse unë fitoj garën për kryetar komune, atëherë do të ma jepni krejt pasurinë.

    Shumë folët për burrëri mbrëmë, andaj mbajeni fjalën dhe ma dorëzoni pasurinë, duke përfshirë edhe tokën që e keni privatizuar nga 50 euro arin. Ndërsa, nëse ju e mbani fjalën, unë atë pasuri do t’ua jap skamnorëve.

    Sami, nuk ke lënë guri pa lëvizur për t’i ndihmuar PDK-së në zgjedhjet e 2017-së, por ju kam mundur të gjithëve së bashku. Mirëpo, sivjet nuk do të të mundoj shumë, sepse do të fitoj pa balotazh.

  • Sami Lushtaku, Bekim Jasharit: I qofsh fal mbiemrit, se të kisha ba paçavër!

    Sami Lushtaku, Bekim Jasharit: I qofsh fal mbiemrit, se të kisha ba paçavër!

    Sami Lushtaku u është kundërpërgjigjur akuzave të Bekim Jasharit, pasi ky i fundit e nisi “temën” mbrëmë në një debat televiziv. 

    Lushtaku ka thënë se sikur Bekim Jashari të mos e kishte mbiemrin që e ka, do ta bënte paçavër, shkruan periskopi.

    “Nuk ka bir nane që mundet me ma ndalë fjalën e fushatën në oda të Drenicës. Ai po bën fushatë kundër vetes. Atë po e mbron aura e familjes së tij. Veç që e ka atë mbiemër, se ndryshe atë e kisha ba paçavër. Jashari kish pas mendu se është lehtë me hy në politikë, e jemi ne ata që ia kemi dhënë kryetarin”, ka thënë Sami Lushtaku.