Tag: Sara Hoxha

  • Pritja e Ledri Vulës mori fund! Ai bëhet baba, Sara sjell në jetë vajzën e tyre

    Pritja e Ledri Vulës mori fund! Ai bëhet baba, Sara sjell në jetë vajzën e tyre

    Reperi i njohur kosovar, Ledri Vula është bërë baba i një vajze sot për herë të parë.

    Burime pranë çiftit kanë bërë të ditur se partnerja e ledrit Sara Hoxha, ka lindur gjatë ditës së sotme.

    Teksa emri i vogëlushës nuk është bërë i ditur akoma.

    Ledri e as Sara ende nuk kanë bërë asgjë publike në rrjete sociale, ndërsa mediat rozë kanë nisur raportimet për lindjen e vajzës së tyre të parë.

    Ledri ka publikuar në muajin tetor projektin e veçantë “Si baba”, të cilin ia dedikoi vajzës së tij, që ishte duke ardhur në jetë.

  • Sara Hoxha bëhet sikur është gati të lindë, ky është reagimi i çmendur i Ledrit

    Sara Hoxha bëhet sikur është gati të lindë, ky është reagimi i çmendur i Ledrit

    Blogerja, Sara Hoxha e cila u bë e njohur për publikun pas lidhjes së saj me këngëtarin Ledri Vula është duke e pritur lindjen e fëmijës së parë.

    Pasi janë në prag që të bëhen prindër, Sara ka zgjedhur që t’i bëjë kamerë të fshehur partnerit.

    Në rrjetin social Instagram, ajo ka ndarë videon ku bëhet sikur është gati të lind fëmijën.

    Disa sekonda më pas, reperi shfaqet duke i thënë asaj fjalët më të ëmbla, ndërsa bie pre e kamerës.

    “E di që kjo nuk është aq e mirë dhe disi u pendova që e bëra, por në fund dukej shumë e vërtetë”, ka shkruar ajo në përshkrim.